Të ftuar:

Elda Tomçini – Farmaciste, estetiste

Ajo ka qënë ndër të parët persona që ka dhënë këshilla për kujdesin e lëkurës në television.

Këtë pasion farmacistja dhe estetistja Elda Tomçini vazhdon ta zhvillojë edhe sot. Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan ku përveç profesionit foli edhe për familjen. Tomçini tregoi detaje nga ceremonia e martesës së saj teksa mes të qeshurash tha se nga emocionet e ditës së dasmës ka thënë se pranon për grua bashkëshortin.

“Unë jam martuar në vitin 2002, por vajza ka lindur në vitin 1998. Vajza ka qenë 4 vjeç kur ne jemi martuar dhe na ka mbajtur unazat. Ka qenë vërtet shanc dhe vajza ime ka vërtet kujtime shumë të bukura sepse ne martesën e kemi bërë në kishë. Ëndrra e çdo vajze është të veshë fustanin e bardhë dhe ëndrra ime ka qenë që të kurorëzoja martesën në kishë. Vendosëm ta bëim tek kisha katolike. Mua më dukej sikur vetëm martesa në kishë do të ishte e realizuar dhe që unë do ta përjetoja. E kam përjetuar me shumë emocione. Unë bashkë me bashkëshortin dhe vajzën jemi pagëzuar. Mbaj mend që nga emocionet, kur më ka pyetur prifti nëse e pranoja Bashkimin për burrë, përgjigja ime ka qenë: Po, pranoj ta mar për grKam qenë vërtetë shumë e emocionuar dhe nuk e kam kuptuar as vetë se çfarë kam thënë. Këtë gjë ma kanë thënë ata që kanë qenë të ftuar dhe unë nuk e besoja”, tha Tomçini.

Albi Isakaj – Moderator, model

Ai është një nga moderatorët që e ka provuar veten në disa fusha, në modeling, në moderim dhe mandje dhe në kërcim.

Albi Isakaj, ka spikatur jo vetëm për portretin, fizikun por dhe elokuencën e tij. Ai ishte sot i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku zbuloi se së shpejti do të jetë sërish në ekran.

“Kam disa projekte të reja, Shtatori do të jetë me surpriza. Më është ofruar diçka në shtëpinë e madhe të Klan. Klani është vërtetë shtëpi shumë e madhe, i ka dhënë mundësi shumë të rinjve dhe të pasionuarve të televizionit. Ndoshta diçka në Shtator do më sjellë në ekran, por nuk dua të flas shumë sepse s’dua të sjell ters”, tha Isakaj.

Si të trajtojme dhe parandalojmë kancerin!