Të ftuar:

Elhaida Dani – Kengetare

Ajo është një këngëtare që e ka bërë publikun ta dojë që me pjesëmarrjen e saj të parë në skenë. Bëhet fjalë për Elhaida Danin, e cila ka një zë shumë të fuqishëm që arrin t’i japë jetë këngës.

Këngëtaja ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, nga ku foli për këngën e saj më të re “Let it Go”, bashkëpunim me këngëtarin australian Nathaniel Willemse.

Gjatë emisionit Dani tregoi se nuk e ka takuar asnjëherë Nathaniel Willemse dhe se kur është realizuar video ajo ka qenë në Kanada dhe ai në Australi.

“Gjithçka lindi përmes internetit dhe kështu u realizua. Unë dhe Nathaniel Willemse nuk jemi takuar asnjëherë, thjeshtë jemi lidhur përmes skype dhe whatsapp. Unë ndodhesha në Kanada, ai ndodhej në Australi dhe me të vertetë ishte diçka që më dha shumë kënaqësi, ia dolëm. Ky nuk është videoklip, është video që shoqëron këngën”, tha Dani.

Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, duket se po korr sukses të madh edhe jashtë Shqipërisë. Ajo sapo është kthyer nga një turne i suksesshëm në Kanada.

Mentori i saj në “The voice”, Riccardo Cocciante, njëkohësisht kompozitori i muzikalit “Notre Dame de Paris” bëri të mundur që Elhada të ishte në rolin kryesor, atë të ciganes Esmeralda. Pas Francës, Elhaida ka dhënë koncert në Moskë, Kanada dhe Montreal.

E ftuar sot në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, këngëtarja rrëfeu eksperiencën e saj në këtë tur dhe tregoi se pas shfaqjes në Moskë kishte marrë një buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev.

“Kemi qenë në Rusi para disa muajsh dhe ka qenë një sukses shumë i madh. Pata fatin të performoja për kryeministrin Dmitry Medvedev dhe ishte qershija mbi tortë. Në fund të spektaklit ne bëmë edhe disa foto me kryeministrin dhe me zonjën e tij dhe pasi shkova në backstage që të bëhesha gati për after party gjeta lulet që më kishte sjellë sekretarja e kryeministrit dhe m’u bë shumë qejfi sepse nuk ndodh çdo ditë”, tha këngëtarja.

Elton Ilirjani– Sipërmarrës/ Themelues Grupit The HeadHunter