#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Shqipëria turistike, çfarë premton ky sezon i ri
Në këtë pjesë të parë do të flasim për një nga asetet më të mëdha që ka vendi ynë turizmin. Pas suksesit dhe boom-it me turistë dy vitet e shkuar, si ka qenë ky fillim viti dhe si po përgatitemi për verën, që shënon edhe kulmin e vizitorëve.
Në një botë ku turizmi po transformohet çdo ditë përmes teknologjisë, kreativitetit dhe përvojave unike, është koha të ndalemi dhe të kuptojmë se çfarë po e bën Shqipërinë të shkëlqejë në këtë fushë dhe për këtë kam kënaqësinë të kem në studio një grua që është në zemër të këtij zhvillimi Znj.Zana Çela, Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Me të do të flasim me të për zhvillimet më të fundit në turizëm, për konkursin ndërkombëtar “Wanderlust in Albania” dhe për ndikimin e teknologjisë në përmirësimin e përvojës turistike, përmes aplikacionit TEA.
“Roma Romale”, festivali dedikuar kulturës rome në Roskovec
Në këtë pjesë do të flasim për një festival të vecaantë, me qëllim promovimin e traditës rome.
Për herë të parë në Roskovec vjen ‘Roma Romale 2025’ në 12 Prill 2025. Festivali do të zhvillohet në kuadër të promovimit të traditës rome, duke përfshirë kërcimet tradicionale, muzikën dhe veshjet karakteristike të këtij komuniteti. Do të mësojmë më shumë në studio, por fillimisht do ta nisim me një performancë me një prej grupeve pjesëmarrëse, “Banda e Roskovecit”…
Ëmbëlsira tradicionale e Gjirokastrës, zonja Merita përgatit oshafin
Jemi rikthyer ne kete pjese te trete dhe do te flasim per pergatitjen e nje embelsire tradicionalerreth 80 vjecare ne qytetin e Gjirokastres, oshafi.
Ne lidhje skype do te kemi Marieta Karagjozi shefe kuzhine në Gjirokastër.