Visjan Ukcenaj – Aktor/Këngëtar

Prej Shtatorit të vitit të kaluar, aktori i njohur Visjan Ukcenaj është bërë baba. Përjetimet dhe ndjesinë që i ka dhuruar vogëlushi i tij e kanë frymëzuar për këngën e re “S’ka si ti”. Ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, nga ku tregoi se këngën ia ka dedikuar djalit, Divinit. Ukcenaj po ashtu sqaroi se muzika është pasion i tij dhe e bën për kënaqësi, ndërkohë që aktrimi është profesioni i tij i përjetshëm.

“Këngën e kam shkruar vetë, muzikën e ka bërë Kludia Myrtaj, ka bërë një punë shumë të mirë dhe e falenderoj. Ndërsa klipin e kanë bërë dy djem që janë po ashtu miqtë e mi me të cilët bashkëpunoj, Orgen Bakalli dhe Leonard Zefi, të cilët kanë shpërfaqur tim bir në një kujtim të përjetshëm. Kisha dëshirë të realizoja diçka të thjeshtë dhe jo klishe. Divini më ka impresionuar gjatë xhirimeve të klipit sepse pjesët e tij kanë mbaruar me sekonda. Kur na ka ne pranë, ai është shumë i qetë dhe në çdo ambient që e çojmë nuk ka problem, por nëse e kap dikush në krahë fillon qan. Muzikën unë e bëj për kënaqësinë time, profesioni im është aktrimi, muzikën e bëj për t’u ndjerë mirë miqtë e mi dhe familja ime”, tha Ukcenaj.

Roland Tasho – Fotograf

Dr. Dhimitër Argjiri – Mjek Pneumolog/SpitaliHygeia

Dr.Maria Zoto – Mjeke Alergologe/Spitali Hygeia