RUDINA – EMISIONI 04 KORRIK 2019!

RUDINA – EMISIONI 04 KORRIK 2019!

20:15 04/07/2019

Të ftuar:

Dalina Buzi – Producente/Skenariste

“#Love #Like #Tirana” është një serial që ka “pushtuar” median online në Shqipëri. Një serial që erdhi për herë të parë dhe që pasqyron realitetin e rinisë në përditshmërinë e tyre. Një komedi romantike, krijim i Dalina Buzit, erdhi në formën më romantike të mundshme.

Më 2 Korrik u transmetua dhe seria e fundit ku u plotësua i gjithë puzzle në mënyrën më të mirë të mundshme. Ideatorja, producentja dhe skenaristja, Dalina Buzi ishte e ftuar sot në emisionin “Rudina” në TV Klan për të treguar më shumë detaje dhe prapaskena rreth realizimit të serialit.

“Të vendosje titullin e serialit ka qenë e vështirë. Gjatë gjithë serialit gjërat ndërpriten shpesh nga celulari. Është celulari ai që bën kthimin e rrjedhës për një ndodhi. Celulari është bërë pjesë e ditës së secilit prej nesh sa edhe në jetën e përditshme marrim lajme nga më të ndryshmet që mund të na prishin humorin ose të na bëjnë për të qeshur. Titulli është vendosur njëlloj si ta bëje këtë gjë në Instagram. Janë fjalët më trend të botës virtuale. Unë jam shumë e kënaqur dhe arsyeja se përse vendosa të bëj në YouTube dhe të mos merrja asnjë lloj propozimi tjetër ishte sepse e kisha për herë të parë. Unë jam fillestare në këtë gjë, jam marrë shumë me këtë dhe e kisha me shumë frikë. Në serial është edhe një pjesë e imja, edhe unë në momente shumë të vështira tërhiqem ashtu siç ishte edhe rasti i Zoit në serial, e cila gjeti të dashurin me një tjetër dhe u largua, u mbyll në vetvete dhe nuk reagoi në mënyrë agresive”, tha Buzi.

Seriali në total ka pasur 17 seri dhe protagonistët kryesorë të tij janë, Zoi, Klajdi, Eljo dhe Luna. Në rolin e Zoi-t është Megi Pojani, në rolin e Klajdit luan Eni Shehu, Alban Ramosaj luan rolin e Eljos, Luna është Dea Michel Hoxha.

Iva Tiço – Gazetare

Olti Curri – Blogeri

Enxhi Lula – Gazetare

Abigela Voshtina – Drejtoren artistike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit/ Violiniste

Të ngjashme
UKT