Osman Mula – Kompozitor, Regjisor, istrumentist

Ata të dy kanë një pasion të përbashkët, muzikën. Ai është një ndër regjisorët dhe kompozitorët më të mirë që muzika shqiptare ka. Ndërsa ajo e nisi karrierën e saj me muzikën e lehtë dhe më pas me atë klasike.

Evis dhe Osman Mula përveç muzikës, ndajnë dhe marrëdhënien e ngushtë si babë dhe bijë. Kompozitori kujtoi momentet kur Evis ishte vajzë e vogël ndërkohë që tha se ajo është rritur përpara syve të tij.

“Unë i kam rritur fëmijët me shumë gaz në shtëpi. Unë jam një prind model që do familjen. Paradite e pasdite ishin në makinë me mua, i kam çuar nëpër plazhe, kemi kënduar rrugës, kemi qeshur. Ku ka si fëmija. Kurrë nuk iu kam bërtitur fëmijëve e jo më t’i godas. Fëmijën e rrit buzëqeshja, e puthura, dashuria dhe gëzimi. Nëna ime më thoshte gjithmonë, fëmijët i rrit gëzimi. Evisi ka qenë vajzë e hedhur dhe thithte gjithçka në ajër. Kishte qejf dhe na tregonte gjëra për të treguar se nuk je vetëm ti që na gëzon, por edhe unë. Gjithmonë do ta kujtoj Evisin kur hapte derën e oborrit që kthehej nga shkolla, u rrit përpara syve të mi. Çdo vit e kam përcjellë me këngët e mia, që në klasë të parë. Unë jam lumturuar shumë sepse të dy fëmijët tani janë fejuar dhe po pres të bëhem gjysh”, tregoi Osman Mula.

“Unë kam qenë gjithnjë shumë e lidhur me babin. I rrija gjithnjë në krahë edhe në shtëpi kur shihnim televizor vendosja kokën tek ai dhe i rrija pranë”, tha Evis.

Evis Mula – Soprano

Luiza Gega – Nën kampione e Europës në atletike