Të ftuar:

Jona Spahiu – Moderatore

Ajo është një moderatore e njohur, e cila ka spikatur që në fillimet e saj. Jona Spahiu verën që lamë pas moderatorja i dha fund beqarisë dhe kurorëzoi në martesë dashurinë e saj disa vjeçare me Frenkli Ymerin dhe sollën në jetë djalin e tyre Raiden.

E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo tha se mëmësia i ka ndryshuar jetën dhe se fëmijët janë bekimi më i madh për çdo vajzë.

“Nëse më herët unë shihja në Instagram mama që bënin komente për fëmijët e tyre dhe që të them të drejtën ndonjëherë më dukeshin dramatike, tani jo vetëm që i kuptoj, por nuk ekziston fjalë e fjalorit shqip që unë të tregoj gjithë dashurinë që kam për të. Raiden më ka tjetërsuar jetën është bekimi më i madh që mund t’i ndodhë një vajze. Absolutisht që nga një njeri që ka ritualet e veta, kthehesh në njeri që ka prioritet për fëmijën. Çdo mama për fëmijën e tij flet me superlativa, por deri tani ai duket se është fëmijë me shumë personalitet, i kërkon gjërat në moment dhe nëse ia vonon nuk i do fare”, tha moderatorja.

Ajo po ashtu tregoi se lajmin e mori pas një udhëtimi në Paris, ku edhe kishte ndjerë shqetësimet e para. Siç tregon moderatorja, ajo kishte kuptuar që ishte shtatzënë, por nuk e artikulonte dot.

“Kemi qenë për Shën Valentin në Paris. Unë insistova që ta shihja Parisin me partnerin tim, por në fakt nuk e shijova. Atje filluan shqetësimet e mia të para të shtatzënisë. Isha me të vjella dhe keq. Kam një kujtim jo fort të mirë nga ai vend. Kur u kthyem në Tiranë bëra një kontroll, sepse isha vërtet keq. Në kontrollin që unë bëra isha vetëm me Frenklin, sepse asnjë nga familjarët tanë nuk ishte Tiranë. Ndërkohë që ne nuk e kishim marrë ende përgjigjen, familjarët tanë kthehen dhe të gjithë pyesnin ç’po ndodh. Unë e kisha ndjerë që isha shtatzënë, por nuk e artikuloja dot. Nuk e artikuloja, sepse është diçka e vështirë për t’u pranuar me veten e më pas ta artikulosh me të tjerë. Nuk dua të duket e ekzagjeruar, por që kur kam filluar të dal me Frenklin e kam ditur që ai do të jetë babai i fëmijëve të mi. Doja shumë që fëmijët e mi të kishin energjinë time dhe pozitivitetin e tij”, tregoi Spahiu.

Dasma e saj vitin e kaluar ishte ndër më të shumë përfolurat. Më 10 Qershor të 2018-s, moderatorja Jona Spahiu dhe partneri i saj Frenkli Ymeri në një ceremoni mes familjarëve, miqve dhe kolegëve, shijuan ditën e tyre më të veçantë. Gjatë ceremonisë, moderatorja simpatike ishte në pritje të ëmbël. Në muajin e pestë të shtatzënisë, Jona dukej një nuse rrëzëllitëse, teksa vallëzonte me barkun e rrumbullakosur. Sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo rrëfeu detaje rreth dasmës, teksa tha se një ndër arsyet se përse e bëri këtë ceremoni ishte edhe për të respektuar kujtimin e babait të saj të ndjerë.

“Ne kishim planifikuar të bënim një ceremoni. Bashkëshorti im, Frenkli nuk është tip ceremonish dhe nuk donte të ishte në qendër të vëmendjes dhe ceremonia ishte shtyrë. Normalisht unë si çdo vajzë e dëshiroja fustanin e bardhë, ndonëse e kisha provuar edhe herë të tjera. Babai im ka 6 vite që është ndarë nga jeta dhe ikja e tij më bëri mua të drenuar për të përjetuar emocione kaq të mëdha, por nga ana tjetër, duke menduar se çdo prind do të donte të shihte vajzën të përcjellë në një familje tjeter me një ceremoni të denjë. Dhe unë e bëra këtë edhe për kujtimin e tij dhe për ta respektuar atë. Me dekorin e dasmës jam marrë unë dhe me ndriçimin është marrë Frenkli. Ndërkohë që unë bëhesha nuse në një nga dhomat e hotelit, në një moment ndaloj dhe shkoj të kontrolloj sallën. Fustani që unë kisha është rregulluar javën e fundit, unë nuk e dija se si do të ishte. Por kur ke një jetë tjetër brenda teje ke një lloj energjije që s’ta japin gjërat e tjera”, tregoi moderatorja.

Besa Islami – Make up

Profesioni i saj është shumë i veçantë. Ajo duhet të nxjerrë forcën kreative dhe të krijojë një personazh për aktorët në filma. Suksesi i saj vjen si pasojë e pozitivitetit dhe aftësisë për të krijuar siguri dhe frymëzuar besim te të tjerët. Besa Islami ishte një nga të ftuarit e emisionit “Rudina” në Tv Klan, nga ku tregoi se në çdo film që merr përsipër i duhet të futet në rol.

Sot ajo numëron dhjetra filma, seriale dhe dokumentar, në të cilat me talentin e saj për pikturë ka arritur të grimojë dhe krijojë personazhe të ndryshme.

“Unë kam bërë një kurs në Itali dhe në ato momente vendosa që do të jem grimiere. Kur u ktheva në Shqipëri nisa punën si pedagoge, sepse unë jam piktore. Në atë kohë mu ofrua një film dhe që në 2013-n, kur mu ofrua filmi i parë, unë nuk kam ndaluar më kurrë. Ciklopi ka qenë ndër personazhet më të vështira që kam realizuar. Më është dashur 4 orë punë për ta ndërtuar skulpturën dhe më pas për ta vënë tek aktori. Ne punojmë sipas skenarit dhe kërkesave të regjisorit. Është e vështirë të realizosh të njëjtin personazh në vazhdimësi, sepse unë edhe pse jam piktore, dy piktura nuk i bëj njëlloj”, tha Besa Islami.

Sajmir Cili – Drejtor I Cirkut Kombtar