Mirela Kumbaro flet per incidentin e kemishes: s’kam asnje lloj kompleksi, por… !

Deputetja Mirela Kumbaro u pyet këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, në lidhje me incidentin e javës së kaluar në parlament, kur një kopsë këmishe e saj mori vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.

Ish-Ministrja e Kulturës tha se kur mediat përpara sesa të japin lajmet të cilat vërtetë i interesojnë komunitetit, mbushin për like rrjetet me mediokritete, ajo nuk ka asnjë lloj kompleksi, asnjë lloj problemi, thjeshtë e bën të qeshë dhe e injoron.

Rudina: Meqë jemi tek lajmet e fundit, sigurisht nuk mund të mos e pyesim, sepse lajmet e showbizit e përmbajnë edhe atë element. Është bërë lajm në rrjetet sociale, kohët e fundit, ju e dini, ngjarja e parlamentit, kur ju u ngritët për të mbajtur një fjalim, një detaj, një incident fare i vogël, i parëndësishëm, por që mori headlinet, mori lajmet e të gjitha portaleve. Cili do të ishte komenti juaj?

Mirela Kumbaro: Në radhë të parë unë jam kundër çdo lloj, ju e quajtët “lajm”, por do të më lejoni t’ju korrigjoj, është vetëm një banalitet, por po të ishte vetëm një banalitet nuk do të ishte problem, kur këto bëhen seksiste dhe bëjnë objekt të debateve të diskutimit, gratë, qofshin këto moderatore si ju, gazetare, politikane, apo artiste, dëshmojmë ende për një nivel shumë të ulët të emancipimit në radhë të parë të mediave. Mua më erdhi mirë që atë ditë pati shumë portale që u morën me fjalën time, sikurse u morët edhe ju me faktin që duhen hapur muzetë, me problemet e artistëve, me shqetësimet e librit, me kërkesën që unë bëra për të ulur tatimin mbi të ardhurat e artistëve, për t’i lehtësuar ata. Por natyrisht që më pas banaliteti dhe mediokriteti është ende për fat të keq një virus shumë i rëndë, i cili nuk ka për të dalë me karantinën, do të na duhet një luftë e gjatë emancipimi për të luftuar ndaj këtyre qëndrimeve. Që një pjesë mediokre të merret me to, sigurisht na duhet të bashkëjetojmë me mediokritetin, por kur pastaj mediat përpara sesa të japin lajmet të cilat vërtetë i interesojnë komunitetit, mbushin për like rrjetet me mediokritete, unë nuk kam asnjë lloj kompleksi, asnjë lloj problemi, thjeshtë më bën të qesh. Mendoj që…e injoroj, kaq.

Rudina: Meqë jemi këtu, ndoshta nuk do ju pëlqejë që të ndalojmë, por parë nga një këndvështrim tjetër mendoj që ka vlerë. Jam kurioze të di, si u ndjetë ju në atë moment, kur kuptuat që ajo gjëja po ndodhte, sepse ka shumë vajza apo gra që në një situatë të tillë, turpërohen, skuqen nga turpi. Çfarë ndodhi me ju dhe çfarë duhet tu themi këtyre grave që ndihen kaq në siklet që ndodhi diçka kaq njerëzore dhe kaq e natyrshme, që mund t’i ndodhë kujtdo.

Mirela Kumbaro: E vlerësoj shumë këtë pyetje dhe shumë faleminderit që ma bën, sepse ndërkohë turpi është një ndjenjë që duhet të na vijë nga veprime të cilat në mënyrë të ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme në i bëjmë në dëm të dikujt, në dëm të shoqërisë, apo duke shkelur ato parime me të cilat pretendojmë se bashkëjetojmë në shoqëri. Çdo gjë tjetër që ka të bëjë me pamjen, me incidente, me trupin, me veshjen, me flokët, me këmbët, me kokën, me pjesët e fshehura apo të pafshehura, nuk mund të jetë pjesë e turpit, është pjesë e jetës, sepse jemi të gjithë njësoj. Nëse ka një gjë që nuk më ka ngjallur kurrë turp është trupi im, kështu që të gjitha zonjat, por edhe zotërinjtë duhet t’i kenë komplekset apo emocionet e tyre të sikletshme në lidhje me pamjen, por në lidhje me veprat, me mendimet, me fjalët që thonë. /tvklan.al

Gatimi i karantines se Orgesa Zaimit, japrak me gjethe rrushi!

Dasem ne kohen e korones/Shkembyen unazat para kishes se mbyllur!

Një histori e bukur dashurie që është kurorëzuar në Prill. Një çift nga Shkodra ka vendosur të mos e anulojë dhe as të mos e shtyjë dasmën, por ta realizojë edhe pse në kushte shumë të vështira.

Unazat i shkëmbyen para derës së katedrales së Shkodrës dhe realizuan një dasmë me shumë-shumë pak të ftuar.

Emiliana dhe Lekë Prockaj, në një lidhje nëpërmjet “Skype” me emisionin “Rudina” në Tv Klan, thone se kjo ishte një ditë shumë e veçantë për ta, por pak e ngatërruar për shkak të Covid 19, pasi kishin menduar për një dasmë të madhe.

Leka thotë se ishte ai vetëm me familjarët që mori nusen: “Kishte shumë pak të ftuar sepse nuk mundnim t’i ftonim njerëzit për shkak të Covid 19, por na shkoi shumë bukur.

Si dy persona të besimit katolik ata kishin planifikuar që kurorëzimin e tyre ta bënin në kishë, por kjo u kthye në diçka të pamundur pasi të gjitha institucionet e kultit në vend janë të mbyllura për shkak të karantinës. Kjo bëri që çifti t’i shkëmbente unazat para derës së mbyllur të kishës, dhe t’i premtonin njëri-tjetrit besnikëri të përjetshme.

Aty kishim vetëm pjesëtarët e familjes, ishte babi me vëllain dhe ishte d.m.th., tezja, që ishte dasmoresha (shkuesja). Prift nuk kishte dhe nuk i kishim thënë asgjë priftit për atë pjesë, sepse e dinim që ishte mbyllur gjithçka, por thjeshtë ndërruam unazat me nusen dhe kaq. Drekën e dasmës më pas e bëmë në oborr, duke kërcyer dhe kaluam bukur. Nuk mund ta realizonim më të madhe për shkak të karantinës, por me kaq u kënaqëm dhe kaluam shumë bukur.” /tvklan.al