Yoga face, ushtrimet e muskujve te fytyres, qe zevendesojne botoxin!

E ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte e ftuar Laura Xhaxhiu, drejtuese e Open Doors Albania. Pasioni për të bukurën e ka bërë atë që të jetë mësuesja e parë në Shqipëri, për një paktikë shumë të veçantë të Yogës, “Face Yoga”.

Laura ka një histori personale që e lidhi atë me Face Yoga. Kur Laura mbushi 40 vjeç, u përball me betejën e bukurisë dhe freskisë së lëkurës së fytyrës së saj. Iu nënshtrua disa ndërhyrjeve estetike, por pas disa muajsh vuri re se rezultatet ishin afatshkurtra.

Falë një udhëtimi në Azi, Laura u njoh me praktikën Yoga Face. Bëhet fjalë për rreth 70 ushtrime në tërësi, për të stimuluar 57 muskujt, të cilat mbajnë të gjitha pjesët e fytyrës.

U dashurua kaq shumë pas këtij hobi të ri, sa mendoi ta kthejë atë në profesionin e ëndërrave.

Vijoj punën time, aktivitetin tim pranë organizatës që punoj, por kjo lindi si një pasion i momentit. Përpara tre vitesh, ne ishim në një udhëtim të gjatë në Zai, për më shumë se një muaj, ku unë rastësisht kur isha në Indonezi rashë në kontakt, mora pjesë në një seminar të “Face Yoga”, pa e ditur se çfarë ishte. Më pas bëra një stërvitje intensive prej 6 javësh. Dëshiroja të dija nëse ishte efektive apo jo sepse fjalët që dëgjova aty ishin shumë premtuese. Në fakt fillova të ndjeja përmirësimet e para dhe në fund të 2 muajve, kur unë krahasoja fotografitë si kisha qenë dhe si isha, sepse me sy të lirë ndihej pak dhe shikoj që përmirësimi ishte i dukshëm. Thashë unë ia dola dhe tani do vijoj t’ia dal”.

Pas thuajse 1 viti intensiv studimesh, në Janar 2019, Laura u diplomua nga mjeshtrja japoneze, Fumiko Takatsku, krijuese e Face Yoga Method, si mesuese e certifikuar ndërkombëtare e “Face Yoga”,  me të drejtën për të dhënë kurse dhe mësime për një fytyrë të tonifikuar, të shëndetshme dhe plot shkëlqim./tvklan.al

Çifti i argjendareve, nje jete mes stolive dhe floririt!

3 kokteile te fresketa me xhin dhe fruta!