Alaudin Hamiti rrefen per karrieren ne televizion dhe familjen!

I ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan ishte një moderator shumë i dashur në ekranin e Kosovës, por jo vetëm, Alaudin Hamiti.

Alaudin Hamiti ka mbaruar studimet për gazetari dhe prej viti 2002 ka filluar të jetë pjesë e televizionit. Në vitin 2015 nisi emisionin ‘Nd’imi i Natës’ ose ndryshe “NIN”, në Klan Kosova. Ai ka realizuar intervistë me artistët më të mirë si nga Kosova, ashtu dhe nga Shqipëria. Disa nga intervista e tij, Hamiti i realizon dhe jashtë studios, në vende të ndryshme të botës.

Hamiti ka treguar se ai për 10 vite ka jetuar në Finlandë dhe një vizitë e tij gjatë verës në Kosovë, i ka pëlqyer atij së tepërmi dhe pikërisht aty lindi dëshira e tij për t’u kthyer në Kosovë.

Unë kisha jetuar në Finlandë për 10 vite, kisha përfunduar dhe gjimnazin atje, edhe në një moment jete erdha e vizitova Kosovën gjatë verës, më pëlqeu shumë. Ajo atmosfera ishte pas luftës, kishte një entuziazëm të madh, nuk kishte limite, të themi për të dalë, për të hyrë në klub. Sepse jashtë duhet të kishe një moshë të caktuar për të hyrë në klub, por në Kosovë gjithçka ishte e arritshme dhe një atmosferë shumë e mirë. Pasi shijova verën në Kosovë, u ktheva në Finlandë. Kisha aplikuar për disa fakultete atje. Besoni ose jo opsioni i parë ishte për farmacist. Aplikova para verës dhe kur u ktheva nuk isha pranuar në Farmaci, por në një fakultet të biznesit, që aspak s’isha i interesuar. E di çfarë do bëj thashë do bëj një vit pauzë, po mendoj çfarë do bëj, por ndërkohë do kthehem në Kosovë. Edhe u ktheva dhe kështu ndenja kaluan vite dhe vite. Fillova të studioj dhe gazetarinë, që mos rrija kot”./tvklan.al

Receta/ Supa anti-grip, qe ju mbron nga virozat!

Në emisionin “Rudina”, në Tv Klan ishte e ftuar dietologia Enkeleida Ferrollari. Ajo ka prezantuar në studio një recetë për një supë shumë të shijshme, por edhe të pasur me shumë vlera ushqimore, e cila mund ta konsiderohet edhe si supa antigrip.

 Jemi në stinen e dimrit dhe virozat janë të ndryshme, ndaj  ushqyerja e shëndetshme rrit imunitetin e trupit ndaj gripit.

Gjatë periudhës së virozave është e rëndësishme të jemi të hidratuar dhe të ushqyer mirë për të forcuar sistemin imunitar. Dhe ne e dimë shumë mirë nga gjyshet dhe nënat tona që gjithmonë supën e kemi patur ilaçin e stinës së dimrit, pikërisht supën e pulës. Por edhe shkenca e mbështet tashmë vlerat ushqyese të supës së pulës, që ndihmojnë për forcimin e sistemit imunitar. Është një supë pule shumë e thjeshtë. Është e rëndësishme të kufizojmë yndyrnat, sespe zakonisht tentojmë ti shtojmë yndyrna shtazore, gjalpin, mbase dhe pulënm me yndyrë. Do ishte mirë të përdorej një gjoks pule, që mos ketë shumë yndyrë sepse edhe ajo ndikon në agravimin e virozave dhe në uljen e sistemit imunitar, si dhe të shtojmë zarzavatet që janë shumë të rëndësishme”.

Bëhet fjalë për një supë  pule me asprag dhe me karrota, ku përbërësit janë:

100 gr pule

1 karrotë

2 degë asparag

1 kokërr vezë

3 lugë kos

limon

vaj ulliri/tvklan.al

Trajtimi kirurgjikal i patologjive vertebrale ne Spitalin Amerikan!