Të ftuar:

Arlinda Dudaj – Shtëpia Botuese “Dudaj”

Ajo është një grua ikonë, e veçantë dhe revolucionare, e cila ka frymëzuar botën me historinë e saj duke vënë forcën dhe zërin e saj në shërbim të idealeve më të larta.

Bëhet fjalë pikërisht për ish-Zonjën e Parë të SHBA-së, Michelle Obama, e cila ka rrëfyer të gjithë jetën e saj në një libër autobiografik, “Becoming”, apo në shqip “Të bëhesh”. Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama na ofron gjithë jetën e një familjeje të katapultuar krejt befasisht nën reflektorët e gjithë botës dhe tetë vitet më domethënëse të kaluara në Shtëpinë e Bardhë. Pikërisht ky libër, i cili ka arritur shifra marramendëse shitjesh në gjithë botën, vjen i përkthyer në shqip për lexuesit shqiptarë.

Për të treguar më shumë detaje rreth librit të shumëpërfolur të Michelle Obamës ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan drejtuesja e Shtëpisë Botuese “Dudaj”, Arlinda Dudaj.

“Michelle Obama ka kaluar një fëmijëri të zakonshme. Ajo lindi në 1964-ën kohë kur në Amerikë racizmi ishte në grada shumë të larta. Në libër ajo kujton shpesh se gjyshërit e saj kanë qenë skllevër. Ajo flet me shumë dashuri për prindërit e saj, është shumë e lidhur me vëllain e saj. Ajo tregon se babai i saj që në moshë të re filloi të vuante nga skleroza multiple, por deri në momentet e fundit sipas saj ai nuk u ankua. Edhe pse ishin familje me të ardhura modeste fëmijët u përpoqën t’i ushqenin me dëshirën për tu arsimuar. Në libër ajo ka dialogë që bën për nënën e saj dhe pyet veten nëse ishte ajo e lumtur me jetën që bënte si shtëpiake. Kur ishte në shkollë të mesme dhe kërkonte të vazhdonte në shkollat më të mira një nga këshilltaret e karrierës i kishte thënë: “Nuk e arrin dot atë universitet”. Ajo bëri maksimumin për t’i thyer “turinjtë” këshilltares së karrierës e cila i kishte lënë një shije të hidhur. Ky libër ngacmon dhe gjithkush mund të gjej veten në të”, tha Dudaj.

Silvi Kalivaçi – Menaxhere e Qendrës Nobis Eellnes Center

Xhani Demika – Menaxher i artistëve shqiptarë