Rudina – Emisioni 07 Nëntor 2019

Posta

Rudina – Emisioni 07 Nëntor 2019

19:45 07/11/2019

Dorina Mema – Sipërmarrëse

Dorina Mema, e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, ka treguar sekretet për një trup të shëndetshëm dhe në top formë. Aktivitetit fizik kombinuar me një dietë të shëndetshme është çelësi për linja perfekte trupore. Në studio ajo ka sjellë disa produkte ushqimore shumë të veçanta, të cilat ajo i përdor gjatë përditshmërisë së saj.

Në emision ajo nuk ka ardhur vetëm, por së bashku me një mik shumë të shtrenjtë të saj. Dorina ka një dashuri të madhe për kafshët. Në shtëpinë e saj ajo mban një qen dhe një kavie, Guinea Pig.

Dorina Mema: Ky është një mik i ri që ndoshta në Shqipëri është pak i çuditshëm, një Guinea Pig. Një krijesë shumë e bukur, që e solli vajza ime pa leje në shtëpi, por sot është miku im më i mirë.  

Rudina Magjistari: Pra është familja e minjve?

Dorina Mema: Është familja e minjve, janë shartime që i bëjnë së fundmi, por më ngjan së shumti me një lepur.

Rudina Magjistari: Vështirë ta lësh të lirë, çfarë ndodh?

Dorina Mema: Shkon mbrapa qenit në shtëpi, tek kafazi i tij dhe mbrapa frigoriferit. Dëgjon që hapet frigoriferi dhe fërshëllen, do bukë. Ha sallatë, kastraveca. Mendoj se është kafsha më e pastër, është vegan. Ha vetëm ushqime bio. Tek ngjyra jeshile është më tepër dhe tek e kuqja. Ha domaten pak dhe ka shumë qejf hurmën.

Rudina Magjistari: I keni vënë një emër?

Dorina Mema: Binu, vajza e quan Binu, është çuni i mamit.

Rudina Magjistari: Prej sa kohësh e keni marrë në shtëpi?

Dorina Mema: E solli vajza vjet për Krishtlindje.

Rudina Magjistari: E merrni me vete kur udhëtoni?

Dorina Mema: E marrim brenda Shqipërisë. Ka qenë me ne në plazh, e marrim në hotel klandestinë, e mbulojmë, e fusim..

Rudina Magjistari: Sa jetojnë afërsisht?

Dorina Mema: Thonë që jetojnë 4 vjet por do mërzitem..

Dorina përveç pasionit të saj që ka për ushtrimet fizike, ajo është fokusuar edhe tek dietat ushqimore, ku kohët e fundit ka zbuluar një analizë për metabolizmin. Ajo është analiza nëpërmjet fijeve të flokut, për të kuptuar se cilat janë ushqimet e duhura për metabolizmin tonë.

Mjaftojnë vetëm tre fije floku për të marrë informacionin e fshehur nga ADN-ja, se çfarë e shqeteson dhe i mungon metabolizmit tonë dhe kush korrigjim e çon në gjendjen optimale shëndetin tuaj. Kjo analizë i vjen në ndihmë çdo nutricionisti dhe dietologu për të përcaktuar saktë dietën ushqimore të pacientëve të tyre./tvklan.al

Genti Kame – Aktor

Adelina Muça – Aktore

Gent Hazizi – Aktor

Ester Alushi – Aktore

Erin Kujofsa – Aktor

“Familja Kuqezi”, një serial që sjell në qendër një familje tipike mesatare shqiptare ku përshkruhet nëpërmjet situatave komike realiteti shqiptar, vjen sërish pranë teleshikuesve me seritë e tij në sezonin e dytë.  

Në thelb të serial komedisë janë 6 personazhë; babai, nëna, djali, vajza, gjyshja dhe xhaxhai që përbëjnë familjen tashmë më të veçantë në Shqipëri. “Familja Kuqezi” vjen për herë të parë në një intervistë në studion e emisionit “Rudina” në Tv Klan, për të rrëfyer rolet e tyre si dhe situatat komike që sjell ky serial.

Serial komedia “Familja Kuqezi”, është  krijuar nga Erion Kame dhe Saimir Gongo me regjisor Bledar Linza. Aktorët kryesor janë Genti Kame, Adelina Muça, Gent Hazizi, Erin Kujofsa, Ester Alushi, Alesia Xhemalaj, Ermir Hoxhaj. Pas një sezoni të suksesshëm që nisi më 1 Janar 2019, ka vijuar sezoni i dytë, i cili nisi më datë 26 Tetor.

Në fakt është e formatit Sitcom, pra që është një komedi e situatës ose rrethanës. Vendoset më tepër tek ajo çfarë ndodh, tek problemi i jetës së përditshme dhe e ka batutën në funksion të rrethanës dhe prandaj është një zhaner që nuk është shumë i lëvruar në Shqipëri. Ka nevojë tregu edhe për këtë lloj komedie situate, që trajton një problem të veçantë dhe ne jemi pjesë e këtij problemi që të mundohemi ta zgjidhim”.

“Familja Kuqezi” është serial komedia më e veçantë e zhanrit ‘Situation comedy’, prodhuar dhe realizuar nga Tring. Përshkruan realitetin social, familjar dhe kulturor shqiptar dhe kryesisht është një serial që synon, përveç argëtimit, hulumtimin dhe trajtimin e problemeve që kalon familja shqiptare.

“Familja Kuqezi” janë padyshim një familje model , jo në kuptimin që është perfekte, por në atë se pavarësisht problemeve që kalon, ajo mbetet në frymë një familje pozitive ku mbizotëron morali, respekti reciprok dhe vlerat më të mira.

Seriali synon të sjellë një humor të pastër dhe të angazhuar, mbështetur tek karakteret, situatat, batuta dhe reagimet. Ngjarjet zhvillohen në hapësirën e shtëpisë, kuzhinë, sallon, oborr, në zyrën e Bertit. Në të ndërhyjnë edhe personazhe episodikë.

Secila seri trajton një ngjarje të re e cila lind zhvillohet dhe përfundon brenda serisë. Por gjithashtu seriali do ketë edhe një linjë vazhdimësie që lidh seritë me njëra-tjetrën. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi