Krid feston 1-vjetorin, Klea Huta rrefen per memesine.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë aktorja dhe moderatorja mjaft e dashur për publikun Klea Huta, e cila së fundmi ka festuar 1-vjetorin e djalit të saj Krid. Ajo ka rrëfyer gjatë intervistës për mëmësinë, këtë status të ri në jetën e saj dhe më i rëndësishmi, por edhe për projektet që ajo ka.

Klea ka zbuluar se në tre muajt e parë të shtatzënisë është futur në depresion dhe e ka përjetuar shumë keq. Në mendjen e saj vinin mendime shumë të errta dhe mendonte se tashmë karriera e saj ka marrë fund.

“Të jem e sinqertë tre muajt e para të shtatzënisë kam kaluar një depresion shumë të thellë. Kridi ka ardhur me dëshirë e të dyve ne, por mbase nga ndryshimi i hormoneve të trupit, trupi po pësonte një ndryshim shumë të madh, po krijonte hapësirë për një qënie tjetër, domethënë një realitet tjetër që unë nuk kisha kurrë përballë.

Edhe pse e doja dhe ishe me dëshirë ardhja e Krid, prapë ndodhi kjo pjesa e depresionit që nuk e shpjegoj dot sot e kësaj dite. Unë hoqa dorë nga shumë gjëra, mendoja këtë pjesën që më iku karriera, nuk do kem kohë për asnjë gjë, domethënë të gjitha gjërat e errta më vinin në kokën time në atë periudhë, nuk doja të shikoja asnjë, nuk doja të rrija me askënd, çdo gjë më dukeshe sikur nuk jam gati, thoja çfarë bëra?

Mendime që kur i mendoj sot edhe i them për të gjitha nënat që i ndodh kjo gjë që nuk jeni vetëm, edhe mua më ka ndodhur kjo gjë, më ka shkuar mendimi shumë thellë që nuk po i them dot të gjitha, por e kalova me ndihmën e të afërmve ë mi. Po i them kërkoni ndihmë, edhe ndihmën e psikologut, nuk është fare turp.

Në momentin që ti e ndjen që nuk po e ndihmon veten, duhet patjetër që të tjerë rreth vetes të të ndihmojnë”, është shprehur Klea Huta.

Pasi kaloi periudhën e depresionit, Klea shprehet se e ka shijuar gjithë periudhën e shtatzënisë dhe dëshironte që të ishte gjithë jetën shtatzënë. /tvklan.al

Homazh per Piro Manin/ Ndahet nga jeta kolosi i teatrit shqiptar.

Në këtë pjesë të dytë do të sjellim një material homazh për Piro Manin, kolosin e tetarit shqiptar, I cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, ditën e enjte më datë 3 Qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një lajm i trishtë për të gjithë miqtë, kolegët, aktorë e regjisorë që ndau me ta gëzimin, hidhërimin dhe sukseset.

“Festivali i Rese”/ Rinisin aktivitetet kulturore ne kryeqytet.

Në këtë pjesë të tretë do të ndalemi tek një ndër festivalet që po zhvillohet këto ditë në Tiranë dhe që mesa duket I ka shtuar kryeqytetit efektin e festave dhe argëtimit të munguar prej kohësh për shkak të pandemisë. 

“Festivali i resë” ka vetëm 3 ditë që ka çelur siparin e tij ku çdo mbrëmje do të ketë argëtime të ndryshme me 121 artistë të ndryshëm Brenda dhe jashtë vendit. Festivali do të jetë çdo ditë deri më datë 25 qershor ku çdo mbrëmje do të jetë ndryshe me këngë, kërcime, shfaqje, filma, DJ etj. Për të folur më gjatë për këtë festival në Tiranë do të kemi të ftuar producenten Edit Pula.