RUDINA – EMISIONI 07 SHKURT 2019!

Emision: 07.02.2019

Të ftuar:

Elia Zaharia Zogu – Pricesha e Shqipërisë
Luli Bitri – Aktore
Flaura Kuret – Aktore

Një shfaqje që flet për familjen e ditëve tona, kriza dhe drama e prindërve që ndikon edhe në jetën e fëmijëve, të cilët nuk arrijnë të krijojnë një të ardhme të qetë. Pikërisht kjo është tema që trajton shfaqja “Gusht, portret familjar”, e cila çel sezonin artistik në ArTurbina.

Drama me tri akte e shkruar nga dramaturgu Tracy Letts, i cili sjell mesazhe mjaft aktuale edhe për shoqërinë shqiptare, vjen nën regjinë e Spiro Dunit. Por për të rrëfyer më tepër rreth shfaqjes ishin të ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan, aktoret Luli Bitri, Flaura Kureta dhe Elia Zaharia Zogu.

Në vitin 2008, kjo shfaqje është vlerësuar si drama më e mirë më çmimin “Pulitzer”. Sipas autorit, karakteret e tij bazohen në personazhe të jetës reale, të cilët nuk arrijnë dot të shprehen në mënyrë letrare.

“Deri tani ka shkuar gjithçka mirë dhe besoj kështu do të shkojë deri në fund. Është fat të punosh nën regjinë e Spiro Dunit, sepse gjen shfaqje gjithnjë shumë të mira”, tha Elia Zaharia Zogu.

“Është një dramaturgji brilante, një komedi e zezë, me nota dramatike të thella. Mendoj se gjithkush do ta gjejë veten. Nëpërmjet një të qeshure, spektatori do të marrë me vete edhe reflektim”, tha Luli Bitri.

“Si tematikë vepra ka shkatërrimin e familjes Weston dhe për fat të keq besoj do ta gjejnë veten shumë familje shqiptare. Gjërat që po ndodhin sot në familjen shqiptare përkojnë me këtë vepër”, tha Flaura Kureta.

“Gusht, portret familjar”, do të ngjitet premierë në skenën e ArTurbina me datë 15 Shkurt, në orën 19.00.

Vivian Canaj – Modele

Ajo është një modele shqiptare, e cila së fundmi është duke përjetuar emocionet më të bukura që mund të përjetojë një grua. Pikërisht atë të të bërit nënë.

Vivian Canaj, është nënë e një vogëlushi që e kanë quajtur Kristian. E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, modelja tha se mëmësia për të është gjëja më e bukur. Siç tregon ajo, momenti kur ka marrë në krahë djalin e saj e ka bërë të harrojë çdo dhimbje.

“Unë pata fatin të mos shtoja shumë në peshë, vetëm 10-11 kile, por i hoqa shpejt. Nuk jam në formën time më të mirë, por besoj se do e arrij. Unë e ushqej djalin me gji, ishte dëshira ime që para se të lindte. Jemi gjithë kohën bashkë dhe për mua është gjëja më e bukur. Po mundohem ta shijoj si periudhë dhe jam shkëputur nga gjithçka. Dua që të paktën derisa të bëjë 3 vjeç, t’i përkushtohem maksimalisht. Nuk kam publikuar ende foto me fytyrën e tij, sepse ende është shumë i vogël. Unë zgjodha të bëj lindje natyrale dhe ia dola. Doja që të përjetoja çdo gjë. Kur e kam mbajtur në krahë për herë të parë ka qenë momenti më i bukur i jetës time. Çdo dhimbje që kalova në atë moment u harrua. Ai ka dëshirë që çdo natë t’i bëjë mamit serenatë dhe ditën fle. Kam dy muaj që natën nuk fle fare. Bashkëshorti më ndihmon shumë, është shumë i përkushtuar pas djalit. Djali është një miniaturë e bashkëshortit tim dhe s’ka asgjë nga unë”, tha Vivian.

Kategori
Rudina
0 Komente

Përgjigju

*

*