Jozefina Topalli – Politikane

Jozefina Topalli është një nga figurat që ka spikatur në politikën dhe në parlamentarizmin shqiptar. Ajo është e para grua në politikë, që për 8 vite ka mbajtur edhe postin e Kryetares së Kuvendit, një pozicion që gjithmonë ka qenë i drejtuar nga gjinia mashkullore.

Këtë pasdite, Topalli ka qenë e ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan ku ka folur për statusin më të ri dhe më të bukur që ka marrë ndonjëherë, të bërit gjyshe. Prej 5 muajsh, ajo është bërë gjyshe e nipit të saj Nikolas.

Ishte dhurata më e bukur që mund të kishim për Krishtlindje dhe Vitin e ri. Nikolas ka filluar të komunikojë, sigurisht që komunikimi i tij është me buzëqeshje me shikim, me drejtimin e duarve, apo të kap dorën dhe të shtrëngon gishtin, por e veçanta e tij është se ai që sa hap sytë buzëqesh dhe kjo është një mrekulli e Zotit. Kështu që ky vit ka qenë i veçantë, special dhe faleminderit Zotit që na ka bërë kaq bukur dhe kaq të dashur”.

Më tej, Topalli tregon se amësia ka një efekt humanizues dhe ndryshon gjithçka në jetën e një gruaje.

Amësia ndryshon çdo gjë. Unë e ndjek, qysh ditën e parë të lindjes unë e kam marrë në familjen tonë për ta ndihmuar time bijë, për ta rritur dhe e ndjek në çdo ditë, në çdo ndryshim, siç do nënë dhe si çdo gjyshe në botë. Dhe ndjek në mënyrë të veçantë dhe time bijë dhe shoh se amësia ka një efekt humanizues dhe ndryshon gjithçka në jetën e një gruaje”.

Jozefina Topalli ka dëshirë që kur të rritet nipi i saj mos e thërrasë gjyshe, por nëna Ina.

Nuk më pëlqen të më thërrasi gjyshe të them të vërtetën. Por do më thërrasë nëna Ina, besoj. Se mua kështu më thërrasin në shtëpi. Ose do më thërrasë në emër, nuk e di, nuk i jap shumë rëndësi kësaj. Ajo që dua është të rritet i shëndetshëm me mamin dhe babin e vet dhe të kenë qetësi në familjen e tyre dhe të kenë shëndet dhe jetë”./tvklan.al

Lavdosh Ferruni – Ambjentalist

Dr. Edjon Hajro – Mjek kardiolog nga Spitali Amerikan 3