Alma Ajazi Bossuet – Diplomate/Ish Miss

Irma Libohova – Këngëtare

Alma Ajazi me Irma Libohovën i bashkon një miqësi e ndërtuar prej vitesh. Fillimisht janë njohur në Michigan në vitin 2001 pasi Alma Ajazi në atë kohë ishte prezantuese në koncertet dhe aktivitetet kulturore ku vinin këngëtarët shqiptarë.

Ndërsa sot edhe pse jetojnë larg njëra-tjetrës, Alma në Paris dhe Irma në Tiranë, të dyja janë shumë të lidhura ku komunikojnë shpesh. Ato kanë shumë gjëra të përbashkëta, duan artin, kulturën dhe atdheun. Alma ishte e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku u surprizua nga mikesha e saj Irma Libohova.

“Irma Libohova është një perlë në kuptimin e plotë të fjalës. Unë e kam njohur në Michigan, isha prezantuese në koncertin e Irmës në vitin 2001. E kujtoj me shumë nostalgji momentin e parë kur e kam takuar. Ajo erdhi dhe buzëqeshja e saj ndriçoi ambientin. Me Irmën komunikojmë shumë shpesh dhe sa herë vi në Shqipëri e takoj. Në jetë secili nga ne takon njerëz, por janë të paktë ata që lënë gjurmë dhe Irma është një nga personat që ka lënë gjurmë tek unë. Më ka dhuruar mirësi dhe kur takon njerëz të tillë duhet ti ruash. Distanca nuk i ndan njerëzit”, tha Ajazi.

“Është një miqësi që ka nisur në 2001 dhe e kemi mbajtur të fort. Alma është person shumë pozitiv, e kam shoqe të zemrës. Ne jemi takuar në Amerikë dhe në Shqipëri sa herë që Alma vjen. Jemi shoqe të ngushta. Pavarësisht distancave apo rrjedhës që merr jeta miqësia është e rëndësishme dhe na përmbush”, tha Libohova.

Elion Çikopano – Organizator “Albanian Climbing Festival”

Xheni Karaj – Drejtuese LGBT

Mikela Kakeli – Staf “Albanian Climbing Festival”

Fatjon Balla – staf “Albanian Climbing Festival”/Ekonomist

Climbing apo thënë në shqip sporti i kacavjerrjes është një sport mjaft i veçantë.

Së fundmi në Shqipëri është organizuar festivali i 5-të i “Albanian Climbing Festival” në zonën e Bovillës, ku 80 të rinj të huaj dhe shqiptarë eksploruan natyrën e bukur në këtë zonë duke u kacavjerrë në shkëmbinj. Festivali zgjati 3 ditë me radhë dhe për të folur më tepër për të ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan Elion Çikopano, organizator, Xheni Karaj, drejtuese LGBT, Mikela Kakeli dhe Fatjon Balla, pjesë e stafit “Albanian Climbing Festival”.

“Climbing është një sport që do shumë disiplinë. Duhet të stërvitesh në palestra që janë specifike për këtë sport. Kërkohet punë me pjesën e sipërme të trupit dhe forcën e gishtërinjve, pra në palestër janë të vendosura imitacione gurësh ku ti mund të kacajvjerresh”, tha Karaj.

“Është një sport kompleks, kërkon forcë dhe përgatitje mendore. Ne festivalin e kemi me tre qëllime dhe një prej tyre është promovimi i Shqipërisë. Ne herë pas here lëvizim nëpër vende të reja dhe krijojmë itirnirare. Këtë edicion të 5-të vendosëm të shkonim në Bovillë”, tha Çikopano.

Marsi Mollaymeri – Menaxhere Marketingu “Baronesha”