Arjan Konomi flet pas lajmit te infektimit me Covid-19!

Sot në pjesën e parë do të kemi një mik të programit tonë, një opinionist të njohur të cilin e kemi parë shpesh të marrë pjesë në panele me tema të ndryshme. Ai sot do të jetë jo në studio, por nëpërmjet skype sepse ai është karantinuar.  Disa ditë më pare ai ka udhëtuar drejt Beogradit për të ndjekur turneun e tenisit,(I pari pas karantinës në botë) një nga sportet e tij të preferuar. Por pak ditë më parë, lajmi se tenisti numër një i botës Nocak Xhokovic dhe familjarë të tij kanë dalë pozitivë me Covid-19 ka zënë faqet e gjithë mediave e botërore, kanë shqpetësuar Arjan Konomin I cili menjëherë është karantinuar pasi I ka takuar dhe rreziku që edhe të jetë I infektuar është I lartë. Për të folur më gjatë do të kemi në lidhje Arjanin nga Vunoi.

Arjan Konomi, ka përfituar nga hapja e kufijve për të udhëtuar para disa ditësh drejt Beogradit për të ndjekur nga afër një turne tenisi ku merrnin pjesë numri 1 i klasifikimit botëror Novak Djokovic dhe disa të tjerë të famshëm si numri 3 Dominic Thiem, numri 5 Aleksander Zverev dhe ish-numri 3 Gregor Dimitro.

Evenimenti ka pasur jehonë në mediat botërore pasi gjatë këtyre muajve nuk janë zhvilluar më turne tenisi dhe ky ishte i pari. Konomi ka ndjekur nga afër në zonën VIP, ndeshjet e tenisit pranë familjarëve të tenistit dhe ka pasur mundësinë të takojë nga afër ata siç shihet edhe nga fotot.Konomi ka pasur mundësinë që të bëjë foto edhe me kupat e famshme disa milionë dollarësh të turneve gjigande si Ëimbledon e Roland Garros të cilat i ati i Djokovicit i ka nxjerrë nga raftet e sigurisë së lartë si shihet edhe në foto.

Për Konomin kjo ishte një eksperience e jashtëzakonshme dhe realizimi i një ëndrre pasi edhe pse ka qenë disa herë në Lojërat Olimpike nuk e kishte pasur një mundësi të tille që të njihte nga afër idhujt e tij të tenisit.

Ndërkohë që pret me shume emocion botimin e “Sagës së Jetëve Legjendë 2” , rezultat i një pune tepër të vështirë kërkimore që ka zgjatur afro dy vjet.Arjani prej kohësh është larguar nga Tirana për për t’iu dedikuar krijimtarisë dhe kopshtarisë në fshatin Vuno.

Pergatitjet e edicionit te 22-te te spektaklit te bukurise “Miss Shqiperia”

Në këtë pjesë të dytë do të sjellim një insert pikërisht nga përgatitjet e edicionit të 22-të të “Miss Shqipëria”, kompeticioni I bukurisë që do të mbahet me datë 18 korrik në Shtëpinë e Kongresit të Lushnjes dhe do të transmetohet në ekranin e TV Klan. Edhe pak ditë na ndajnë nga spektakli, ndërkohë 31 finalistet janë duke u përgatitur. Sjellim materialin ku kemi marrë edhe një intervistë pikërisht producentit të këtij kompeticioni, Petri Bozo.

Korrik/Meri Shehu ben parashikimin dhe renditjen e shenjave te horoskopit!

Në këtë pjesë të tretë do të kemi të ftuar arstologen tonë. Është fillim muajit dhe Merin e kemi gjithmon në studio për të na prezantuar renditjen e saj të shenjave të horoskopit për muajin Korrik. Cilat do të jenë shënja më me pak fat deri tek ajo me shumë fat, në studio Meri Shehu, Astrologe.

Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek me e favorizuara:

12.Dashi/11.Binjakët/10.Luani/9.Demi/8.Shigjëtari/7.Peshorja/6.Virgjëresha/5.Ujori/4.Akrepi/3.Peshqit/ 2. Bricjapi/1.Gaforrja