#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Në studio: Denis Mançe, Xhesika Elezi, Almira Emiri, Arjeta Dhima

Rrëfehen Denis dhe Xhesika, intervista e parë pas daljes nga Love Island/ Jemi të dashuruar

Do të flasim për dashurinë në këtë pjesë të parë të programit sot, në fakt do të kemi një intervistë ekskluzive të cifiti që la vilën e dashurisë vetëm një javë para finales. Besoj e kuptuat, bëhet fjalë për Xhesikën dhe Denis, të cilët në fakt kishin një histori të komplikur e megjithatë, dashuria e rigjeti rrugën dhe ata ndonëse në Love Island Albania ishin ish-partnerë, sot janë bashkë dhe më të dashuriar se kurrë, pasi janë deklaruar për njëri-tjetrin.

“Love Island” i ribashkoi, Denis dhe Xhesika më të lumtur se kurrë: Finalen tonë e kemi fituar!

Denisi dhe Xhesika kanë dalë nga vila luksoze e “Love Island Albania” një javë para finales së madhe.


Megjithatë sot në një intervistë për “Rudina” në Tv Klan ata duken mëse të lumtur bashkë, duke u shprehur se kjo eksperiencë u shërbeu për të kuptuar se sa shumë e duan njëri-tjetrin.

-Shumë të dashuruar me njëri-tjetrin!

Denis dhe Xhesika: Shumë!

-Gjë që duket në fakt në sytë tuaj, prandaj mua më vjen keq që ju dolët, do kisha dashur që ju të shkonit në finale me thënë të drejtën.

Xhesika: Faleminderit shumë! Finalen tonë e kemi fituar për Zotin. Kur kemi dalë, komentet e njerëzve që na thonin “sa të bukur që jeni, sa të dashuruar”. Domethënë mbështetja që ti ke nga jashtë edhe e vërteton atë që ti ke përjetuar, thua “wow, e kanë kuptuar sa e fortë ishte ajo ndjenja aty brenda.” Nuk e keni idenë se sa të amplifikuara janë emocionet brenda asaj vile.

Denisi: Edhe ne do donim shumë të ishim te finalja, jo se është një finale, por se është një finale dashurie dhe duke ditur sa realë ne të dy jemi, do donim shumë të përcillnim momente siç i kemi përjcell për publikun. Se si është të ndihesh i dashuruar, se si ti humbet në sytë e një personi. Ne kishim një kërcim me maska diku para 10 ditësh dhe po kërcenim një kërcim romantik. Unë po shikoja këtë, nja çerek ore e humba fare, nuk e kisha idenë…Isha sinkronizuar me trupin e saj dhe thashë “ua ku jam tani?!”.

Xhesika: Ndërkohë unë që po i thoja “Denis, po më shkel këmbët!”

DenisS’mund ta shikoja atë pjesë, kisha humbur në sytë e Xhesikës.

Denis dhe Xhesika: Urojmë me zemër që “Love Island” ta fitojë Arlindi me Uedën

3 çifte janë konkurrentë tashmë për çmimin e madh të “Love Island Albania”. Sot në studion e “Rudina” në Tv Klan, Denisi dhe Xhesika të cilët u larguan nga vila të Dielën e shkuar u shprehën se Arlindi dhe Ueda janë ata që e meritojnë fitoren, pasi sipas tyre janë vërtet të dashuruar.


-Çfarë do të ndodhë tashmë me ju, cilat janë planet tuaja?

Denis: Ne po i shijojmë 24/7 edhe këto ditë, sepse kemi këtë intervistën e parë që kemi nderin të jemi tek ju.

-Edhe për ne ishte kënaqësi se ju kemi parë gjithmonë nga ekrani.

DenisDo jemi këtu këto ditë, sigurisht tek finalja. Të përjetojmë dhe njëherë ato emocionet e fundit, bashkë me ish-konkurrentët dhe finalistët si dhe gjithë stafin e Klanit që është i mrekullueshëm.

-Cili mendoni se do të jetë fituesi?

Xhesika dhe Denisi: Urojmë shumë nga zemra që fituesit të jenë Arlindi dhe Ueda.

Xhesika: Sepse i kemi përjetuar brenda vilës dhe siç thamë më parë, shpresojmë që kjo finale të jetë vërtetë mbizotërimi i dashurisë së vërtetë dhe të fortë.

Denisi: Mendojmë se është çifti i duhur, më i dashuruar, duke i marrë nga gjestet më të vogla e deri tek më të mëdhaja. Ata dy nuk lejojnë asgjë që t’u bjerë poshtë sepse janë ndjenjat ato që i mbajnë.

“Nuk do ndahemi kurrën e kurrës”, Xhesika dhe Denis thonë se do nisin bashkëjetesën në Londër

I shohim shumë të dashuruar bashkë, por çfarë planesh kanë tani që eksperienca e “Love Island” përfundoi për ta? Denis dhe Xhesika janë shprehur sot te “Rudina” se si fillim do prezantohen me familjarët e njëri-tjetrit dhe do kthehen në Londër.


Por gjithsesi nuk e përjashtojnë mundësinë e fillimit të një jete bashkë në Shqipëri, kjo në varësi të ofertave të punës. Teksa Denis thotë se shumë shpejt mund të bashkëjetojnë, Xhesika shton se nuk do “ndahen kurrën e kurrës.”

Denis: Triumfi për ne është ai i dashurisë, jo monetar.

-Kështu që, bashkë me dashurinë tuaj për dore do ktheheni në Londër besoj?

Denis dhe Xhesika: Po, po…

-Do rifilloni jetën tuaj atje, në punët aktuale që ju keni?

Denis: Këto janë planet fillestare, po tani nëse del diçka rrugës, më e mirë apo më joshëse, të dy jemi të lumtur të pranojmë ndonjë ofertë.

-Nëse do u vinte një ofertë këtu në Shqipëri përshembull, do e vlerësonit si mundësi?

Denis: Unë do e vlerësoja nëse do të ishte dhe Xhesika pranë meje. Se ndryshe s’ka kuptim!

-Në lidhje me jetën tuaj dashurore, çdo lëvizje do e bëni në çift? Keni një plan bashkëjetese apo është herët akoma?

Denis: Si fillim, Xhesika është njohur me një anëtar të familjes time, të Dielën do njihem unë me mamin e Xhesikës dhe familjarë të saj, në vijim do njihet kjo me familjarë të mi. Pastaj më tutje, në Londër kemi plan të ndryshojmë vendbanimet dhe të kemi një vendbanim, jo dy. Pastaj, dashuria triumfoftë!

Xhesika: Ka qenë kaq e vështirë që ne të arrinim të gjenim këtë rrugëtimin e përbashkët, që tani nuk do lejojmë kurrën e kurrës më që të ndahemi.

Maçoku i bëri bashkë, por pse u ndanë pas 8 muajsh? Denis dhe Xhesika i thonë të gjitha

Në “Love Island” rigjetën njëri-tjerin, por si janë njohur Denis dhe Xhesika? Në një intervistë të parë pas daljes nga vila e dashurisë, te “Rudina” në Tv Klan, ata rrëfejnë se si nisi gjithçka.


-Jeni njohur në Londër?

Denis: Jemi njohur për shkak të një maçoku që ka (Xhesika). Unë e ndoqa në Instagram dhe përdora maçokun si arsye që ta kontaktoja.

-Që të flisje me të zonjën e maçokut.

Denis: U njohëm nga Instagrami, ndërkohë që unë ndodhesha në Greqi asokohe dhe isha për një kohë të gjatë atje. Ishte një shisha place që kjo e frekuentonte shpesh. I thashë “ke vajtur te vendi im i preferuar”. Javës tjetër shkova unë dhe ma tha ajo këtë komentin. Para një jave ishe ti, këtë javë jam unë, javës tjetër do jemi të dy bashkë.

Xhesika: Takimi i parë ndodhi ashtu…

Denisi: E pëlqyem shumë njëri-tjetrin që natën e parë. Kemi ndenjur 5 orë dhe nuk e kuptuam fare, humbën në atë bisedë dhe e ndjeva se ky person kishte diçka shumë të veçantë që nuk e kishte arritur kurrë asnjë person.

Ata tregojnë se si erdhi ndarja pas 8 muajsh lidhje.

Denis: Asokohe kam qenë shumë i angazhuar me punë. Punoja me orare të zgjatura, Xhesika nga ana tjetër punon si estetiste me biznesin e saj. Unë nuk kisha shumë kohë, as kjo. Ishte kjo pjesa e masterit që m’u desh të merresha me të. I thashë në takimin e fundit që “unë të dua shumë ty, aq shumë sa më shumë merakosem për ty sesa për veten time.” Unë nuk kam kohë fare, ti ke shumë kohë. Për mua meriton kohën e botës se je e mrekullueshme dhe më vjen keq, me mirëkuptim u pajtuam që nuk shkonte më në ato momente.

Xhesika: Kisha dhe një trysni të madhe nga familja ngaqë Denisi kishte orare të zgjatura dhe na binte të takohemi shumë vonë bashkë. Më thoshin “Xhesika nuk shkon të dalësh natën vonë”.

Xhesika tregon si e kuptoi se Denisi ishte pjesë e “Love Island”: Dallova tatuazhin gjatë spotit

Xhesika thotë se ka dalluar tatuazhet te krahu i Denisit gjatë spotit të “Love Island” dhe menjëherë ka vënë në dijeni produksionin. Sot në “Rudina” në Tv Klan, ajo shprehet se nuk u fut brenda vilës me qëllimin për t’u ribashkuar me Denisin, por ndjenjat ishin tepër të forta.


-Xhesika kur ti hyre, e dije që Denisi ishte aty brenda apo jo?

XhesikaJo. Kur hyra e dija që ishte në vilë, sepse kur doli teaser video, unë i njoha tatuazhet që ai ka te krahu.

-Vërtet?!

Xhesika: Dhe i shkruajta produksionit, thashë “uaa nuk ka mundësi!”. Dua të sqaroj diçka sepse nga videoja kam njohur një çun që unë e njoh jashtë. Produksioni më falenderoi që i vura në dijeni. Pastaj unë kisha ca probleme të miat, sepse unë e kisha për t’u futur që në fillim, tek dhjetëshja e parë. Por, nuk munda. Unë kisha parë vetëm një pjesë të trupit të Denisit në spote. Pastaj Denisi hyri si bombshell, unë i kisha zgjidhur ato problematikat e mia shëndetësore dhe pata një kontakt me produksionin që më thanë “Xhesika dyert i ke të hapura po të duash.”

Unë hyra me mendimin që rrugëtimi im me Denisin kishte mbaruar, sepse thjesht isha një vajzë e lënduar. Personin që unë e doja kaq shumë nuk kisha më mundësi që të rrija me të. Edhe produksionit i thashë nuk është ai ndër personat në të cilët dua të përqendrohem, por një situatë kurrë nuk mund ta përshkruash po nuk u përjetove. Unë kur u futa aty brenda dhe pashë sytë e këtij, vetëm unë  e di rrahjet e zemrës time se si po shkonin….

Java e Kulturës Hungareze/ Koncerti i pianistes Almira Emiri “Liszt 212 Vjet”

Nga nesër, me datë 2 nëntor-6 nëntor 2023, Shipëria do të mirëpresë Javën e Kulturës Hungareze dhe për të folur më shumë mbi aktivitetet dhe eventet ku do të promovohet kultura shqiptare dhe hungareze do të kemi në studio në këtë pjesë të dytë të emisionit, koncert pianisten shqiptare me një karrierë ndërkombëtare, njëkohësisht organizatoren e Javës Kulturore Hungareze Almira Emiri, e cila do të përmbylli këtë javë me nje shfaqje gala.

“Kush foli?” Arjeta Dhima, ventrilokuiste show/ Për herë të parë do flasë me 8 zëra

Nga nesër, me datë 2 nëntor-6 nëntor 2023, Shipëria do të mirëpresë Javën e Kulturës Hungareze dhe për të folur më shumë mbi aktivitetet dhe eventet ku do të promovohet kultura shqiptare dhe hungareze do të kemi në studio në këtë pjesë të dytë të emisionit, koncert pianisten shqiptare me një karrierë ndërkombëtare, njëkohësisht organizatoren e Javës Kulturore Hungareze Almira Emiri, e cila do të përmbylli këtë javë me nje shfaqje gala.

/tvklan.al