#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Rudina – Përse gjykojmë jetët e të tjerëve? Çfarë na shtyn ta bejmë këtë gjë?
Përshëndetje të dashur miq, ritakohemi sërish edhe sot për të diskutuar tema interesante me të ftuarit tanë. Sot do të ndalemi te një fenomen që është i përhapur kudo, jo vetëm në Shqipëri. Bëhet fjalë për paragjykimet. Duket se ndonjëherë është disi e pashmagnshme të mos bëhesh pjesë, qoftë kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose në mënyrë të pavetëdijshme. Përse paragjykojmë si shoqëri dhe për çfarë më shumë? Do të flasim më shumë për këtë fenomen me të ftuarit tanë
Të ftuar: Rita Petro, Mirgit Vataj, Rudina Koromani
Rudina – Moda e bizhuterive dhe gurët e çmuar: Çfarë propozohet këtë sezon?
Jemi rikthyer në këtë pjesë të dytë me nje temë tjetër interesante dhe të bukur. Bizhuteritë, gurët e çmuar janë jo vetëm aksesorë që plotësojnë pamjen tonë, por shpesh kanë edhe vlerë sentimentale. Cilat janë trendet e fundit, nisur nga ngjyrat, modelet dhe jo vetëm, do të diskutojmë tani me një mike të programit, Alba Ruço- Gjemologe
Rudina – Si ti mirëmbajmë bizhuteritë vetë në shtëpi? Ja disa sekrete