Rudina – Emisioni 10 Dhjetor 2020



Rudina – Emisioni 10 Dhjetor 2020

19:11 10/12/2020

Vrasja e 25-vjecarit Klodian Rasha nga efektivi i policise.

Sot në pjesën e parë të emisionit “Rudina” në Tv Klan, është diskutuar për vrasjen makabre të 25-vjeçarit Klodian Rasha 25 vjeç nga një efektiv policie. Moderatorja Rudina Magjistari ka dhënë dhe opinionin e saj në lidhje me këtë ngjarje të rëndë dhe shprehet se dëmet e shkaktuara dje nga protesta janë një 0 para jetës së Klodit.

“Dëmet e shkaktuara nga protesta e ditës së djeshme janë një 0 krahasuar me atë që ka ndodhur 1 ditë më herët, me humbjen e jetës së pafajshme të një 25-vjeçari. Një djalë që praktikisht nuk kishte bërë asnjë gjë dhe iu mor jeta si të ishte një lepur. Nëse dikush për gjah dhe vret një lepur dhe ai do zemër, do një njeri të ndjeshëm i cili nuk do arrinte dot kurrë të bënte diçka të tillë, por një njeri tërësisht i pandjeshëm fare mirë nuk e bën absolutisht diferencën mes njeriut dhe një kafshe. Një gjest i tmerrshëm, një akt i dhunshëm, një akt i rëndë i cili ka prekur zemrat e të gjithëve, ka lënduar familjen në radhë të parë, i ka lënë një dhimbje të përjetshme e cila nuk do të shërohet kurrë dhe ka tronditur gjithë publikun shqiptar”, është shprehur Rudina Magjistari. /tvklan.al

Per here te pare prinder, Sara dhe Darti: Ju rrefejme historine tone te dashurise.

Në këtë pjesë të parë të programit do të kemi të ftuar një cift shumë simpatik që vinë së bashku për herë të parë në studio. Në fakt ata sapo janë bërë prindër të një djali dhe do ti kemi në daljen e tyre të parë si prindër për të na rrëfyer këto emocione të bukura, por edhe për një sfidë që ata kanë kaluar menjëherë pas ardhjes në jetë të djalit, të dy prindërit kanë kaluar Covid-19. Do ta kemi në studio të gjithë familjen e re, pasi kanë marrë me vete edhe djalin e tyre që e kanë vetëm 1 muajsh e gjysëm. 

Megatek/ “Shkruaji Babagjyshit online”.

Kemi mberritur ne hapsiren dedikuar Babagjyshit Online. 

Sic e kemi prezantuar qe nga 1 dhjetori dicka fantastike po ndodh ne Megatek per femijet deri ne 7 vjec. Permes platformes Shkruaji Babagjyshit Online ne www.megateksa.com femijet e ndihmuar nga prinderit mund ti shkruajne Babagjyshit letren e tyre dhe te qendrojne ne pritje per marrjen e dhurates…

Nderkohe, dhuratat tashme kane filluar te shperndahen…Babagjyshi Megatek  dhe ekipi itij I elfëve postarë po kalojnë ditë shumë të ngarkuara pune, por edhe duke bere te lumtur shume femije…

Shohim se cfare po ndodh me  Babagjyshi Online te Megatek…







Të ngjashme