Historia e dashurise mes kirurgut plastik dhe spikeres se viteve`90.

Ish-folësja e lajmeve Manjola Fagu dhe mjeku i kirurgjisë plastike Sokol Isaraj, kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.

Të ftuar në studion e emisionit “Rudina” në Tv Klan, ata kanë treguar kohët e bukura dhe mënyrën se si u njohën.

Manjola e cila prej vitesh nuk është më pjesë e televizionit, shprehet se njohja me Sokolin u ndërmjetësua nga një mike e tyre e përbashkët.

“Një shoqja ime shumë e ngushtë, Nevila, duke na njohur të dyve kuptoi që ne ishim shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin dhe bëri që në një mënyrë shumë spontane të na takonte. Për mua ishte shumë e papritur. Sokoli kishte dijeni, unë nuk kisha dijeni për mënyrën e takimit dhe ajo më nxorri një justifikim për vëllain e Sokolit që ajo e kishte shok. Më thotë që ka nevojë për një sqarim në lidhje me Ministrinë e Financave, për t’i shpjeguar se si mund ta zgjidhte atë çështje. Vëllai i Sokolit është mjek pediatër dhe u takuam bashkë. Sokoli vjen “rastësisht” bashkë me nusen e vëllait dhe unë aty u kujova që e kisha takuar edhe më parë”, rrëfeu Manjola./tvklan.al

“Coco Mama Kids”/Faqja Online me veshje qe ka fiksuar vajzat shqiptare.

Në këtë pjesë të dytë të programit do të kemi të ftuara tre modele shumë të bukura që do të na prezantojnë sot veshjet e Coco Mama Kids, ndër të parat faqe online dhe që shumë shpejt pritet të inagurojë edhe dyqanin e saj ( në qershor).

Veshje vërtet cilësore dhe shumë trend. Është stina e pranverës dhe të gjithë vrapojmë për të bërë blerje të reja, tani Coco Mama Kids vjen me me stile të reja. 

Ushqyes natyral per lulet/ Ja si ti pergatisni vete.

Jemi kthyer në këtë pjesë të tretë me studion tonë të mbushur me lule, sepse do të flasim pikërisht për to. Të mbajturit lule në shtëpi kërkon një kujdes të vecantë dhe ndonjherë mungesa e lëndeve ushqyes bën që mos të jenë shumë jetëgjatë. Por ne sot do të flasim pikërisht për ushqyerjen e luleve në kushte shtëpi. Në mugesë të plehut kimik, janë disa produkte shtëpie që ne mund ti përdorim për lulet. Për këtë do të flasim sot, specialisten e luleve dhe mikeshën e programit tonë, Elvira Prence.