Me qenushen ne studio, Renada Caci: Jeta ime mes aktrimit dhe kenges!

Ditën e sotme në emisionin Rudina në Tv Klan, ka qenë aktorja e njohur e humorit Renada Caci e cila njihet me personazhin e “Luzes”. Renada ka folur për fillimet e saj të karrierës, si u bë një aktore humori dhe për karakterin e që e bëri të njohur për publikun.

“Ka qenë Erion Isai i cili ëshë bërë shkaku kryesor që më thoshte shko. Në ishim të rinj dhe nuk kishim shumë besim tek vetja, por ndodhi ajo që ndodhi dhe fillova. Dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë bërë mirë dhe të gjithë ata që më kanë bërë keq. Një nga njerëzit që dua të falenderoj më shumë është Agron Llakaj i cili ka qenë ai që më shikonte nëpër korridoret e punës të mërzitur dhe teksa qaja e më jepte kurajo.

Me personazhin e “Luzes” u rrita në sytë e publikut, u rrita me të gjithë edhe faleminderit Zotit dhe talentit që unë arrita deri në atë farë pike sepse profesioni jonë ka një gjë, që çdo gjë që bën duket, ti del para një skene, ke përballë të gjithë atë publik dhe është ai që të gjykon dhe të vlerëson nëse ti je apo nuk je. Kjo ka qenë një fazë shumë e vështirë për mua ku të gjithë bashkë ndërtuam atë karakter. Unë e kam mishëruar atë karakter dhe në tre të natës të më thuash çohu bëje pak dhe e bëj. Ndonjëherë më shumë më pëlqen vetja ashtu sesa si Renada. Akoma nuk kam filluar të adaptohem me pjesën e të qenurit Renada Caci që i bën të gjitha”, është shprehur Renada Caci. /tvklan.al

Hiperseksualizmi tek femijet e vegjel/ Si duhet te sillen prinderit!

Si te lexojme emocionet e fytyres nen maske!