#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Ish-futbollisti i Kombëtares, trajner i U-21, Alban Bushi: Jeta ime

Në këtë pjesë të parë të programit për ditën e sotme do të kemi të ftuar një futbollist të njohur të viteve 2000, sulmuesi i kombetares Alban Bushi. Tashmë prej vitit 2016 ai drejton Kombëtaren U-21… Madje vetëm pak kohë më parë ka rinovuar kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në vitin 2026. Do të vijë sot në fakt në një rrëfim për karrierën e tij, por edhe për jetën e tij personale, Alban Bushi.

Recetat e gjysheve shqiptare në SHBA, panairi me gatime tradicionale në Philadelphia

Në këtë pjesë të dytë të programit do të kemi të ftuar një gazetare shqiptare,e cila prej vitesh jeton në Philadelphia dhe pasqyron herë pas here aktivtete të shumta që zhvillon komuniteti shqiptar në SHBA. Këtë herë ajo vjen të na tregojë më shumë rreth Panairit të parë me gatime tradicionale shqiptare të Zhvilluar në Philadelphia përgjatë muajit Mars, ku gatim, receta dhe tradita e gastronomisë dhe kulinarisë shqiptare u pasqyrua përgjatë këtij panairi. Për të folur më gjatë për të, presim në studio organizuesen e këtij Panairi, si dhe gazetaren Eva Dori.

Nxënësit e kolegjit “Turgut Ozal”, histori suksesi kudo në botë

Në këtë pjesë të programit do të ndalemi tek një temë që lidhet me arsimin, e pikërisht do të flasim për një nga kolegjet më të mira në vend siç është “Turgut Ozal”. Do të flasim për disa histori suksesi ku disa nxënës të saj janë pranuar në disa prej Universiteteve më të mira të botës, ku patjetër që edhe kurrikulat dhe veprimtaritë në Turgut Ozal kanë dhënë ndikimin e tyre.