Të ftuar:

Delinda Disha – Aktore Humori

Aktorja e njohur Delinda Disha ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan sëbashku me djalin e saj, Desantilin. Gjatë emisionit ajo tregoi momentin kur mori lajmin se ishte shtatzënë, lindjen e djalit dhe situatën e vështirë pas lindjes. Siç tregoi aktorja, rreth dy javë pas lindjes ndihej pesimiste, i vinte për të qarë dhe i dukej sikur djali nuk ishte mirë.

“Kur mora vesh që isha shtatzënë kam qenë me turne nëpër Shqipëri. Kisha një muaj e pak që isha shtatzënë dhe nuk e dija. Një fundjavë që do dilnim me Eldon duke u lyer më ra të fikët, por mendova se e kisha nga lodhja. Kur shkuam për të bërë analizat doktori më tha: “Je pak shtatzënë, mos u shqetëso, nuk është sëmundje”. Më pas filluam të mendonim vetëm për Dasantinin. Kam qenë shumë aktive gjatë shtatzënisë, nuk e lëshova veten që të merrja regjim total. Pas lindjes e kalova pak post partum. Për dy javë kam qenë keq, më dukej sikur djali nuk ishte mirë, por padyshim mbështetja e Eldos dhe familjarëve më ndihmuan që ta kaloj. Momentin më të keq e kisha pasditeve, më kapte pesimizmi, qaja. Por kjo është ndryshe tek individë të ndryshëm. Kur shkova të lindja nuk kisha frikë, kam shkuar si “cjapi tek kasapi” shumë e qeshur, por në momentin që Dasantini filloi të dilte dhe sidomos kur dëgjova të qartat më kapën emocionet, paniku. Një miks ndjenjash ndjeva. Kur ma sollën Dasantinin pranë kur po qante dhe pushoi kur unë i fola ka qenë një emocion i papërshkrueshëm”, tha Delinda.

Ajo po ashtu u shpreh se ka peng faktin që nuk kalon kohë me djalin për shkak të angazhimeve në punë.

“I vetmi peng që kam është që nuk kaloj shumë kohë me djalin. Atë pak kohë që kam e shfrytëzoj në maksimum dhe qëndroj me Dasantinin. Përpiqem që ato pak hapësira t’i kaloj pranë familjes. Djali që kur na ka mësuar emrat na thërret Leli mua dhe bushi Eldos. Dasantini na ka ndryshuar jetën, na e ka zbukuruar pa diskutim. Kur bëhesh nënë kupton domethënien e jetës, një ndër misionet e tyre”, shtoi aktorja.

Ilir Kodhima – Kornist i parë në orkestrën e TKOB

Gama e ngjyrave të këpucëve në modë për sezonin e Pranverës dhe të Verës 2019 është e ndryshme. Ngjyrat neutrale, ngjyrat e buta dhe ato të ndritshmet neoni duket se do të jenë trendet më “in”. Por për të treguar më shumë për modelet që mund të kemi këtë Pranverë-Verë 2019 ishin të ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan blogeret Anxhelina Kotorri dhe Katerina Zoto.

“Do të kemi larmishmëri këpucësh ku secili nga ne mund ta gjejë veten. Tani moda ka ndryshuar dhe ne nuk mund të flasim për një stil të vetëm. Ka këpucë që nuk dalin nga sezoni. Këtë vit ka disa risi. Do të ketë pupla në këpucë. Ngjyra koral do jetë ajo që do dominojë dhe për sa i përket materialit do të jetë sateni”, tha Katerina Zoto.

“Do doja të shtoja që tek tendencat e fundit të këpucëve janë edhe xixat dhe ngjyrat e forta. Duket se ky vit është për mua sepse unë i kam adhuruar gjithmonë ngjyrat e forta në këpucë. Janë tendenca të “zhumshme”, por në fund të fundit në stil dhe të veçanta”, shtoi Anxhelina Kotorri.