Anxhela Peristeri – Këngëtare

Edhe pse prej vitesh është pjesë e ekraneve shqiptare, këngëtarja Anxhela Peristeri gjithnjë ka qenë e rezervuar për jetën e saj private. Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për këngën e saj më të re “Shpirti i bukur”. Duke marrë shkas nga fustani i bardhë veshur në xhirimet e kripit të ri, gjatë emisionit këngëtarja nuk iu shpëtoi pyetjeve rreth jetës private dhe martesës. E pyetur se kur do të veshë fustanin e vërtetë  të nusërisë, Anxhela u shpreh se nuk është pro martesës, por nuk mohoi planet për fëmijë.

Rudina Magjistari: Kur do ta veshë fustanin e bardhë Anxhela Peristeri?

Anxhela Peristeri: Nuk është në planet e mia të afërta dhe unë zakonisht nuk jam pro martesës.

Rudina Magjistari: Pse?

Anxhela Peristeri: Nuk e di. Për mua është thjeshtë një ceremoni, gjëja më e rëndësishme është të gjesh njeriun e zemrës dhe të jesh mirë me të. Sigurisht që është një ceremoni e bukur që të veshësh fustanin e bardhë dhe të mbledhësh njerëzit, por nuk është kaq e rëndësishme për mua.

Rudina Magjistari: Atë unazën që është komentuar si unazë fejese e mban?

Anxhela Peristeri: Po, e kam kaluar në gishtin e mesit sepse jam dobësuar dhe nuk më bën. Është një dhuratë, të cilën vazhdoj ta mbaj sepse është shumë e bukur dhe më pëlqen. Do ta mbaj derisa të zëvëndësohet me një tjetër.

Rudina Magjistari: Pra qenka një unazë propozimi? Olti Curri paska pasur të drejtë më duket.

Anxhela Peristeri: Unë kam shumë vite që e kam dhe tani duhej të ishte bërë dasma dhe martesa.

Rudina Magjistari: Po ti the që je kundra dhe mund të mos kemi dasmë, por menjëherë një bashkëjetesë dhe një fëmijë.

Anxhela Peristeri: Nuk janë plane të afërta, por janë në diskutim. Si gjithë të tjerët edhe unë e dua një fëmijë, por angazhimet janë shumë të mëdha. Por kur të vij koha do flasim dhe për këto gjëra.

Rudina Magjistari: Uroj të vijë koha sa më shpejt sepse më duket qenkemi pranë.

Anxhela Peristeri: Jetës nuk i dihet, ndaj edhe unë nuk flas për jetën time private.

Ajo është një këngëtare mjaft e dashur për publikun shqiptar, me një zë të bukur dhe gjithmonë e buzëqeshur në skenë. Bëhet fjalë për këngëtaren Anxhela Peristeri. Ajo gjithnjë ka ditur të sjellë hite dhe vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngën “Shpirti i bukur” një bashkëpunim me këngëtarin Stine. Në këtë videoklip këngëtarja shfaqet me një fustan nusërie, tepër modern dhe sensual si kurrë më parë.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Peristeri tregoi detaje rreth këngës dhe realizimit të klipit.

“Është një këngë e Stines dhe kur ishim duke e punuar ai këndoi disa fragmente në fund dhe mua më pëlqeu shumë ideja dhe zgjodha të jetë i ftuar në videoklip. Fabula e këngës është që njeriu dashurohet me shpirtin dhe jo gjithmonë me bukurinë e jashtme, prandaj edhe videoklipi është realizuar në mënyrë të tillë që unë isha duke u martuar me dikë tjetër dhe në fund shkova tek Stine. Unë dhe Stine kishim një koncert bashkë dhe u takuam në studio për koncertin, aty dëgjova disa këngë dhe nga ata që dëgjova më pëlqeu kjo. Është një këngë që është bërë brenda një jave. Ishte një këngë që nuk ishte në planet e mia dhe thash ta nxjerr sepse kam projekte të tjera për dimrin. Xhirimet e klipit janë bërë shumë shpejt, një orë xhirim është realizuar sepse dielli po ikte dhe duhej të mbaronim”, tha Peristeri./tvklan.al  

Arianiti Nikqi – Alpinist

Mrika Nikqi – Alpiniste

Ajo është 17 -vjeçarja e parë në botë që me pasionin dhe dëshirën për të pushtuar majat më të larta të 7 kontinenteve arriti ta kalonte me sukses këtë mision.

Mrika Nikqi nga qyteti i Pejës, është nxënëse e shkollës së mesme. Që në moshën 7-vjeçare ka qenë një garuese e suksesshme në karate dhe ski. Ndërsa vetëm 10 vite më pas ajo arriti të sfidonte të gjithë moshatarët e saj në botë.

E ftuar në studion e emisionit “Rudina” në Tv Klan, Mrika tregoi se nuk ishte e vetme në këtë mision, ishte babai i saj forca dhe mbështetja më e madhe për t’ia dalë mbanë. Arianit Nikqi avokat në profesion, por që prej 25 vitesh alpinist, duket se shpirtin e garës dhe triumfit ndaj të pamundurës ia trashëgoi të bijës.

Babë e bijë, të dy së bashku arritën të sfidonin temperaturat deri në -45 gradë duke u bërë dhe shqiptarët e parë në botë për ngjitjen e shtatë majave më të larta, si: Kilimaxharo në Afrikë, Vinson në Antarktika, Aconvagua në Amerikën Latine, Everest në Azi, Denali në Amerikën Veriore, Elbrus në Evropë.

“Si eksperiencë ka qenë shumë madhe për mua dhe më ka mësuar shumë. Gjatë këtyre ekspeditave kam mësuar të pres dhe duroj për të tejkaluar gjëra të ndryshme që në disa momente të bëjnë të ndihesh e pafuqishme”, rrëfeu Mrika.

Ndërsa babai i saj tregoi si kur nisi kjo eksperiencë.

“Mrika ka filluar të merret me karate në moshën 4-vjeçare dhe ka qenë garuese e suksesshme, mirëpo dashurinë për natyrën e ka pasur në zemër. Ne vijmë nga Rugova dhe kemi dalë çdo fundjavë si dhe gjatë pushimeve verore dhe dimërore. Mrika ka fillaur të merret me ski. Tentativën e parë e kemi pasur kur ajo ka qenë në 15 vjeç, në Alpe dhe kemi dështuar për shkak të motit të keq. Maja më e lartë që kemi ngjitur ka qenë Kilimanxharo në Janar të 2018-ës”.

Ashtu siç ata e kishin parashikuar kjo sfidë për Arianitin dhe Mrikën u mbyll më 15 gusht me një arritje kulminante në alpinizëm, duke valvitur dy flamujt të Shqipërisë dhe Kosovës në Carstesz Pyramide./tvklan.al

Vasilika Tafa – Botuese/ Drejtuese e shtëpisë botuese Ombra GVG