Tedi Papavrami, violinisti shqiptar me famë ndërkombëtare: Historia ime

Miqësia që u kthye në dashuri pas 7 vitesh, Papavrami për bashkëshorten: Ishte periudhë e vështirë, nuk e prisja

Për herë të parë, mjeshtri i violinës, Tedi Papavrami do të performojë me bashkëshorten e tij, një pianiste mjaft e njohur, Maki Okada, në skenën e TKOB, në Tiranë.

Në një lidhje Skype, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai ka treguar më tepër detaje për këtë projekt, duke u ndalur gjithashtu edhe tek historia e dashurisë me gruan e tij.

Tedi Papavrami u shpreh se me bashkëshorten, ai është njohur si fillim në një “master class” në Japoni, ku jepte mësim.

Ata u bënë shokë shumë të mirë, por më vonë, marrëdhënia e tyre nisi të ndryshojë. Sipas mjeshtrit të violinës, ndërrimi i raportit ndodhi në një periudhë mjaft të vështirë në jetën e tij.

Tedi Papavrami: Jemi njohur, kemi qenë shokë shumë kohë në fakt, jemi njohur në vitin 2004-ër, në Japoni, gjatë një “master class” që unë jepja mësim.

Aty shkëmbyem disa fjalë edhe Maki (bashkëshortja) më tha që do të vinte të studionte, të fliste frëngjisht, çka nuk është e zakonshme në Japoni. Edhe më tha që do vinte të studionte në Paris. Në Paris pastaj, shiheshim, takoheshim herë pas here, ishim miq. Ajo vazhdonte studimet e saj në atë kohë… u bënë, sa i bie, 20 vjet, kështu që ishte ende studente në atë kohë.

Pastaj, ndërrimi si të thuash, kalimi në një raport tjetër ndodhi vetëm 7 vite më parë kur unë isha në periudhë mjaft të vështirë të jetës time. Ajo ishte kthyer ndërkohë në Japoni, ku jetonte sërish edhe aty u takuam prapë. Aty lindi kjo ndjenjë e re që nuk e mendoja në fakt. E dija që ishte një mike shumë e mirë, shumë besnike që, domethënë, kisha një vlerësim të veçantë njerëzor për të, por nuk e prisja që të ndodhte diçka më sentimentale. Pas këtij momenti, vendosëm të martohemi dhe ajo erdhi të jetonte në Gjenevë.

Rudina Magjistari: Dhe jeni zhvendosur në Gjenevë tashmë prej shumë kohësh, apo jo Tedi?

Tedi Papavrami: Në fakt po, unë kam më tepër kohë që jam në Gjenevë, u bënë 12-13 vjet pak a shumë. Pak a shumë, që nga momenti që kur fillova të jap mësim në Konservatorin e Gjenevës. Më pëlqeu, në fakt si shumë francezë, mendoja që vetëm Parisi është i mundur për të jetuar kur je artist, por diçka gjithmonë më shqetësonte në Paris. Domethënë, kualiteti i jetës, një lloj nervozizmi i njerëzve, pak nga pak e ndjeva që në Gjenevë, më përkiste më shumë mua. Me një lloj paqeje, me një afrim me natyrën, kështu që e bëra këtë shpërngulje dhe nuk u bëra aspak pishman. Se është e vërtetë që Parisi nuk është rregulluar që kur unë kam ikur, është gjithmonë pak më i vështirë, më duket, për të jetuar edhe pse sigurisht, është i pakrahasueshëm nga ana kulturore. Kjo mbetet e vërtetë! 

U largua nga Shqipëria në moshën 11-vjeçare, Tedi Papavrami: Parisi më la një hije zymtësie

Historia e Tedi Papavramit është e ndërthurur me ngjarje të rëndësishme. Largimi nga Shqipëria komuniste në moshën 11-vjeçare, bashkë me të atin, mjeshtrin e violinës, Robert Papavrami, ka shënjuar jetën e tij. Një bursë studimi nga qeveria franceze e çoi atë në Paris për të studiuar pranë “Conservatoire National Superieur de Musique”.

Përmes një lidhjeje Skype, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Tedi Papavrami ka folur më shumë rreth këtij tranzicioni që ndikoi në jetën dhe formimin e tij kulturor.

Ai shprehet se Parisi gjithmonë i ka lënë një hije zymtësie, madje nuk dilte as me fëmijët që të luante nëpër rrugë. Pavarësisht kësaj, violinisti mësoi shumë nga kultura franceze, por nuk harroi as atë shqiptare.

Rudina Magjistari: Do të kthehemi pas në kohë dhe kujtojmë pak historinë tuaj. Je larguar shumë i vogël nga Shqipëria duhet thënë. Unë ju kujtoj, ju kujtoj shumë e vogël kur ju u shfaqët. Ishte një fenomen i cili duket se drithëroi Shqipërinë, në momentin kur ju filluat të shfaqeshit në skena sepse ishit një lajm i jashtëzakonshëm për televizionin tonë atëherë të vetëm. Një talent i ri, një fenomen tepër i rrallë, pa diskutim në Shqipëri dhe më pas që u pasua me bursën tuaj për në Paris, kur ju u zhvendosët me studime atje, sërish shumë i ri, 11 apo 12 vjeç diçka e tillë.

Tedi Papavrami: 11 vjeç po.

Rudina Magjistari: Parisi në atë kohë, si është dukur në sytë tuaj? Dhe më pas, gjithë ato vite, gjithë ajo jetë e ndërtuar, gjithë ajo karrierë e ndërtuar ndërkombëtarisht, nëpër botë. Sa ka influencuar ajo origjina shqiptare e juaj, vitet që keni jetuar në Shqipëri, në të gjithë artin që ju keni realizuar gjatë këtyre viteve?

Tedi Papavrami: Po, vitet që kam jetuar në Shqipëri sigurisht janë baza e çdo gjëje sepse aty formohet njeriu psikologjikisht, formohen kujtimet, gjuha. Deri në moshën 11 vjeç unë nuk flisja frëngjisht. Tani sigurisht, kur flas frëngjisht më duket sikur kam lindur në Francë, por në atë kohë nuk ka qenë aspak ashtu. Madje, nuk e mendoja fare se do të flisja frëngjisht ndonjë ditë edhe që do të ikja nga Shqipëria. Ishte jashtë konceptit komplet, sidomos në atë kohë kur kufijtë ishin kaq të mbyllura. As nuk më shkonte në mendje. Kështu që ana shqiptare, me folklorin shqiptar, me muzikën shqiptare, me ngrohtësinë, me traditat, me çdo gjë, mbetën tek unë dhe janë sigurisht gjëja e parë që më formon. Pastaj sigurisht mbërritja në Paris, për të bërë një ndërprerje këtu. Parisi më la një përshtypje shumë të hidhur në fakt, sepse ishte një botë kaq ndryshe në atë kohë. Tani duket pak a shumë e njëjta gjë, thjesht në Tiranë sheh pak a shumë të njëjtat vetura, të njëjtat ndërtesa, të njëjtat reklama, të njëjtat dyqane, por në atë kohë ishte një botë tjetër. Kështu që… por nuk mund të them që e ndjeva veten mirë. Madje, kjo më la një kujtim të hidhur ndaj Parisit, mbase shkaktoi dhe këtë largim, tani që kam ikur dhe që jetoj në Gjenevë. Sepse gjithmonë më ka lënë një hije zymtësie, domethënë një gjë e ftohtë. Që domethënë e shtypte fëmijën që unë isha në atë kohë. Nuk mund të dilja në rrugë për të luajtur me shokë, ishte një jetë komplet tjetër, shumë e vrazhdët për mua. Por sigurisht, që kjo kishte anët e mira sepse mësova shumë edhe m’u desh të asimiloja me një shpejtësi shumë të madhe një kulturë krejt tjetër dhe ta asimiloja thellësisht. Domethënë, vërtetë ta ndieja veten si një francez edhe është e vërtetë që sot i ndiejë të dyja në trupin dhe në zemrën. Domethënë është diçka shumë e thellë, letërsia e lexuar frëngjisht, qoftë e përkthyer, por domethënë gjithë bagazhi im intelektual i të rriturit u bë frëngjisht, por esenca mbetet shqiptare. 

“Do të kem një operacion”, Papavrami rrëfen sfidën: Ishte problem shumë i ndërlikuar…

Një dhuratë e bukur në këtë muaj festash, do të jetë koncerti i 14 Dhjetorit, ku Tedi Papavrami do të performojë së bashku me gruan e tij, pianisten e talentuar, Maki Okada, në skenën e TKOB. Në këtë shfaqje të jashtëzakonshme, ata do të ndajnë skenën për të parën herë së bashku, në Shqipëri.

Në një lidhje Skype, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Tedi Papavrami, u shpreh se ky do të jetë koncerti i fundit për këtë vit, pasi në Janar do të kryej një operacion në sup.


Rudina Magjistari: Nëse do t’ju pyesja se cila është sfida më e vështirë që ju është dashur që të superoni gjatë karrierës tuaj artistike, cili mund të konsiderohet si i tillë?

Tedi Papavrami: Ka patur sigurisht shumë të tilla, duke filluar që nga nisja nga Shqipëria, pastaj moskthimi në Shqipëri, që ishte shumë i rëndë. Por mund të them një, që ishte shumë e rëndë edhe që është gati aktuale, sepse ndodhi disa vite më parë, ishte që pata disa probleme në ndjenjat, në sensacionet e lojës. Që filluan, mund të themi 8 vite më parë dhe që vazhduan rreth 7 vite. Gjatë kësaj kohe, sigurisht unë vazhdoja të bëja koncerte edhe në Shqipëri, por ishte një vuajtje e madhe derisa prita ta zgjidh. Një problem, që ishte shumë i ndërlikuar, thjesht fizike, asgjë më tepër, por problemet fizike në fakt, loja në violinë, ashtu si për një balet maestër… Trupi në fakt, mund të flitet për art, por jemi të varur 100% nga trupi. Edhe trupi vetë na inspiron ose na e pret inspirimin kur ka probleme.

Rudina Magjistari: Ka kaluar çdo gjë tashmë, besoj e superuar me sukses gjithçka?

Tedi Papavrami: Po po. Në fakt, ka diçka të veçantë. Ky koncert do të jetë i fundit për këtë vit për mua. Edhe kjo nuk është shqetësuese. Në Janar, unë do të kem një operacion në sup, sepse pikërisht nga puna me violinë, gjë që ndodh shpesh, edhe tek zanatet e tjera, do të kem një operacion për të riparuar një ‘tendon’. Do të mbetem nja 6-7 muaj pas këtij koncerti. Gjë që në fakt nuk më shqetëson dhe disi më bën mirë sepse është e vetmja mënyrë që të mos studioj violinë pa pasur një ndjenjë detyrimi ose faji.


Gatuajmë nëpër shqipëri/ Receta: Fileto viçi me fara pishe dhe shije mjalti


Horoskopi/ Kjo do të jetë java më e rëndësishme, sa yje marrin shenjat?

“Kjo është java më e rëndësishme”, Meri Shehu bën parashikimin: Sa yje marrin shenjat

Si çdo të hënë, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, kemi të ftuar miken dhe astrologen tonë, Meri Shehu, e cila na ka njohur më shumë me ngjarjet e kësaj jave dhe si do të ndikojnë në secilën prej shenjave.

Në fillim ajo tregon që kjo javë, do të sjellë ëndrra të shumta dhe protagonizëm. Sipas Merit, me Mërkurin në prapavijë presim ndikime të mira, por edhe të këqija.  

Kjo javë është më e rëndësishmja e këtij fundviti sepse futet Mërkuri i kundërt në Bricjap, kemi hënën e re në Shigjetar dhe kemi një katërkëndësh të Diellit me Neptunin në fund të javës. Ju e dini që Dielli është në Shigjetar, Neptuni në Peshk. Kjo sjellë pak ato ëndërrimet e shumta, por mesa duket kjo javë do ketë të bëjë me atë që ne çdo gjë do ta bëjmë për t’u dukur. Për të qenë në qendër të vëmendjes, ose për të bërë atë ‘show’-n tonë personal. Pra është një javë e një shkëlqimi që ne patjetër do të duam të reflektojmë. Do të thuash ti: ‘po Mërkuri i kundërt, çfarë do na bëjë?’. Deri në datën 12 do jetë pezull, nuk bënë asgjë, 12-13. Në kuptimin që, as merr as jep. Siç e thamë, duket në një pozicion fenomenal të palëvizshëm, por në datën 14 kthehet i kundërt në Bricjap dhe ka të bëjë më shumë me menaxhimet. Kështu që unë pres edhe ndikime të mira, nuk pres vetëm ndikime të këqija. Megjithatë e shikojmë bashkë me hënën e re në Shigjetar, diçka e mirë do lindi këtë javë” – thotë Meri Shehu.

Parashikimi i Meri Shehut për secilën shenjë:

Dashi (2 yje)

Është një javë shumë e rëndësishme për Dashët, sepse gjithë preokupimet, prepotenca e tyre dhe ëndërrimet e tyre shkojnë drejt karrierës, drejt famës, drejt një ngritje në një pozicion. Por pas datës 14 duhet të kontaktojnë shumë qetë dhe qartë me eprorët. Mund të kenë shtyrje punësh ose rinovime kontratash. Megjithatë, kjo hëna e re në Shigjetar, sikur ju jep mundësi për kontakte me jashtë ose lidhje me njerëzit nga jashtë, por janë disi zhgënjyese njëherë për njëherë. Kështu që këtë javë mos ta marrin… jo çdo gjë e bukur që ju premtohet mund të jetë realitet, qoftë edhe për jashtë vendit.

Demi (3 yje)

Demët do marrin më shumë yje sepse është Jupiteri në shenjën e tyre. Kemi thënë është një nga shenjat e dyta me fat dhe do ta mbarojnë këtë vit me stabilitet. Mërkuri i kundërt në Bricjap nuk ju sjellë ngatërresa të mëdha, thjesht planifikimet që do bëjnë për jashtë ose ndonjë çështje studimore ose ndonjë çështje bankare mund të ketë shtyrje. Por besoj që nëse i lexojnë me kujdes ato firmosjet ose kontratat, nuk do bëjnë asnjë gabim. Por mund të rikthehet edhe një propozim nga e kaluara, që është bërë për çështje pune ose ekonomike, ose bashkëpunimi, por edhe në jetën personale, martesa të dyta, gjëra të tilla. Edhe mund ta marrin në konsideratë këtë rikthim mbrapa, të propozimeve që mund të vijnë për ta.

Binjakët (2 yje)

Binjakët janë në një fazë, ku duhet të shikojnë mirë marrëdhënien erotike, personale. Se ç’kanë në mendje diçka nga e kaluara. U ka ngelur si e paplotësuar. Dhe thonë këtë vit unë dua ta plotësoj dhe dua një takim shumë shpirtëror, shumë romantik, me dikë që kanë njohur ose janë ndarë në të kaluarën. Shumë Binjak do ta kërkojnë këtë gjysmën e tyre të dytë, qoftë edhe me Mërkur të kundërt, për t’u plotësuar shpirtërisht. Por edhe ekonomikisht, Binjakët ndoshta marrin disa referenca të mira ekonomike ose dalin nga ngatërresat që kanë patur.

Gaforrja (1 yll)

Janë me 1 yll sepse i shikoj disi si të preokupuar, jo të qetë, sidomos në ndryshime me punët, me ëndrrat.  Do marrin një zhgënjim me punën e përditshme. Nuk do ndjehen mirë, ose ndonjë shqetësim shëndetësor që nuk e kupton nga u vjen. Por edhe në çift fillojnë disa mosmarrëveshje, ose largohen ose ftohen disi marrëdhëniet me bashkëpunëtorë të ndryshëm. Kështu që Gaforret ta marrin me qetësi, sepse kanë në opozitë, është e vetmja shenjë që e ka në kundërshtim direkt Mërkurin e kundërt. Por edhe Hëna në Shigjetar, nuk ju jep shumë favore këtë javë. Javës tjetër po.

Luani (2 yje)

Luanët do kenë debate në punë, do zihen, do grinden ose do vonohen, ose do vejnë në një vend pune që është me udhëtime. S’do gjejnë dot makinën, motorin, do humbin celularin. Domethënë, gjëra kaq të vogla, por që e prishin energjinë e jetës së përditshme, në lidhje me punën. Ose mund t’ju vijë ndonjë punëtor i ri ose ndonjë punëtor që ka qenë në të kaluarën, rikthehet ndonjë shef që s’e kanë patur qejf. Kanë këtë lloj pasigurie dhe pasaktësie. Por, erotikisht në fundjavë, do të jenë të mbushur shumë. Kush t’ju dalë përpara do ta përqafojnë në mënyrë ekstreme.

Virgjëresha (3 yje)

Si shenjë toke Virgjëreshët, i shikoj më mirë në planin e Mërkurit të kundërt. Rikthehen disa të drejta, disa mundësi, për të realizuar jetën e tyre personale, për të qartësuar jetën erotike, për të vënë disa kufizime ndaj gjërave që duket sikur janë shpërndarë. Domethënë, një premtimi, një vendimi në jetën personale. Kështu që i shikoj shumë të fokusuar tek vetja dhe më shumë sesa duhet madje. Megjithatë, e shikoj si një shenjë tokësore shumë të pozicionuar mirë dhe me lajme të mira, qoftë dhe ekonomike. Pra, rikthehen gjëra të bukura.

Peshoret (2 yje)

Peshoret me Mërkurin e kundër në Bricjap, mund të kthejnë disa tendenca të vështira në çështje familjare. Është një qetësi këto 3-4 ditët e para, por si ajo qetësia para një furtune, që më vonë do plasi një furtunë. Mos mendoni se është një furtunë që do të zgjasë shumë. Duhet të sqarohen mirë me banorët e shtëpisë, me gjërat që kanë aty, çfarë do rregullojnë, çfarë s’do rregullojnë. Ndryshime shtëpish jo tani ose bashkëjetesa, sikur nuk lejohen, por as ndarjet nuk lejohen. Kështu që të ruajnë qetësinë dhe bilancin. Hëna e re në Shigjetar është e mirë për Peshoret gjithsesi, u jep një frymëmarrje të re. Ju jep një mundësi të re për të ëndërruar.

Akrepi (3 yje)

Si shenjë e ujit, këto shenjat e ujit me Mërkurin në Bricjap, nuk është se tentojnë për keq, sepse janë shenjë uji-shenjë toke. Ndoshta do rishikojnë edhe njëherë strategjitë e tyre. Ndoshta mund të rikthehen njerëz nga e kaluara, t’i takojnë. Ndoshta mund të rikthehen edhe në vende të tjera për t’u takuar, por ndoshta mund të rregullojnë edhe diçka në jetën e tyre që nuk e kishin marrë parasysh. Pra, të rregullojnë një gabim që kanë bërë në të kaluarën.

Shigjetari (4 yje)

Jo më kot kanë marrë 4 yje, sepse është hëna e re në shenjën e tyre. Fillon një fillim i ri, një Hënë në shenjën e Shigjetarit të bën shumë optimiste. Megjithëse, problemet e Shigjetarëve në këtë periudhë është puna, është ekonomia, do të rrotullohen shumë gjëra tek ekonomia. Do të duan të rifitojnë disa standarde ekonomike, do t’i rifitojnë, por hëna e re tregon që në jetën personale do të jenë pak konfuz, në këtë periudhë.

Bricjapi (4 yje)

Megjithëse brenda vetes me hënën e re në Shigjetar, do të duan të frymëzohen, të bëjnë ndonjë art, të ndihen mirë me veten, të ekuilibrojnë veten ose të ndryshojnë punën, ka disa Bricjap që duan të ndryshojnë komplet stilin e punës. Por Mërkuri i kundërt do t’ju sjellë edhe ide nga e kaluara, edhe ide nga e ardhmja. Do merren shumë me veten. Vetëm mos të konfuzohen më shumë sesa duhet dhe mos t’i hapin vetes probleme.

Ujori (3 yje)

3 yje Ujorët sepse janë pak të brendshëm, të fshehur në planin dhe projektet e tyre. Kanë një punë në mendje, duan ta rregullojnë, ta restaurojnë. Është një punë e fuqishme, por do t’ju eci shumë mirë edhe në këto punët që kanë të bëjnë me mjekësinë, metafizikën, me këto punët e bamirësisë ose me artin ose duan të futen në një stad të përkryer të punëve të tyre. Por përsa i përket Hënës në Shigjetar, kjo është shumë e mirë dhe diçka funksionon edhe për kontakte me jashtë shumë të mira, por edhe për një ndryshim tërësisht të ambientit ku jetojnë. Dhe ju rikthehet një ish nga e kaluar, e konfuzohen pak.

Peshqit (3 yje)

E dëgjuan emrin e tyre. Dielli në Shigjetar do të përballet me Neptunin në Peshk. Neptuni në Peshk është shumë i mirë, por kur përballet me Diellin, e vesh atë Diellin me lloj-lloj pëlhurash përpara dhe nuk duket ajo ikona e qartë. Kjo periudhë është shumë e mirë për Peshqit, për të fantazuar, për të bërë ato mashtrimet e veta të vogla, për t’ju marrë mendjen të tjerët, për të bërë ato magjitë e tyre të vogla, në kuptimin e mirë që të afrohen. Mbase japin më pak, por duket sikur japin më shumë. Por e rëndësishme është që miq do vijnë nga e kaluara, vetëm kujdes me këto hyrjet dhe daljet e shumta.  /tvklan.al