Pellumb Pipero flet pas vaksinimit: Jam mire, nuk kam efekte anesore.

Ky fillim jave nisi ndryshe, është data 11 janari dhe do të shënohet si një nga datat e rëndësishme për vendin tonë, në luftën kundë covidit dhe me shpresën se do t`I kthehemi shumë shpejt jetës normale. Fushata e vaksinimit anti covid, nën moton “Shqipëria buzëqesh”, nisi  këtë pasdite në orën 15:00 tek stadiumi kombëtar “Air Albania” ka qenë të parët mjekët që kanë nisur vaksinimin anti-covid. (4 të parët që kanë bërë vaksinën: Najada Çomo, Kryeministri Rama, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, Tritan Kalo)

Homazh per Kujtim Prodanin/ Artisti “rebel” i muzikes shqiptare.

COVID-i i morri jetën një tjetër artisti. Atë shpesh e kemi patur të ftuar në programin tonë, e quaja artist me shpirt të lirë, sepse kështu ishte në të vërtetë.  Një njeri që dhuronte vetëm mirësi dhe energji pozitive, do të kujtojmë sot me miq dhe kolegë kantautorit, Kujtim Prodani. 
“Hey mik, u mbyll ditari i jetës, mbaroi dhe fletë e fundit sot u kthye”, ishte një prej vargjeve të këngës, e cila mund të jetë edhe lamtumira e tij e fundit në këtë botë. (“Hej mik”, shkurt 2020) Megjithatë diçka është e sigurt, arti shqiptar ka për të ‘KUJTUAR’ pavarësisht viteve, ‘rebelin’ që sot na sheh nga lart.

Për herë të fundit në studion tonë ka qenë kur publikoi këngën e tij të fundit ‘Ju flet Corona’ apo ‘Të jesh njeri’ sic ai do donte ta quanim, në maj të vitit të kaluar kjo do të ishte dhe lamtumira.. Në bisedën e fundit thamë se do të ishte me ne për një tjetër këngë, por ironia e fatit e largoi nga kjo botë për ta bashkuar përgjithmonë me prindërit e tij, që aq shumë i deshi.

Humbja e Kujtim Prodanit: “Partneres se tij i eshte shkulur zemra”.

Disa ditë më parë kantautori Kujtim Prodani ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Ai ishte një artist me shpirt të lirë dhe një njeri që dhuronte vetëm mirësi dhe energji pozitive. Në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan kanë qenë të ftuar disa miq të tij si Ardian Trebicka, tekst shkruesja Aida Bida dhe kompozitori Ilirjan Mihali, ku ndanë me publikun mjaft kujtime që kanë pasur me të.

Gjatë intervistës mikja e tij Aida Bida ka folur edhe për partneren e Kujtimit të cilës i është shkulur zemra nga humbja e tij.

Aida Bida: Mikesha e tij e zemrës ishte shok, e më pas u bë kritikja e tij më e mirë. Shumë nga ne e dimë se kush është, asaj vërtet i është shkulur zemra. Të jeni të sigurt që të gjitha kujtimet e tij, këngët e fundit, ka qenë ajo që e konsultonte, ajo ishte njeriu që në momentet e fundit shkëmbente mesazhet me miqtë, me shokët kur ai nuk fliste dot më.

Ardian Trebicka: E kishte problem kur nuk i pëlqente një diçka kur e kompozonte.

Rudina Magjistari: Ai nuk deshi kurrë të bënte diçka publike nga jeta e tij private përsa i përket një lidhje romantike,  shumë i rezervuar dhe diskret ka qenë.

Aida Bida: Ai ishte diskret sepse nuk donte që gjërat e tij t’i ndante me të tjerët dhe gjërat e tij të rëndësishme, ishin gjërat e tij. Ajo ishte një gjë e natyrshme, nuk ishe një gjë që e kërkoi apo ajo e kërkoi.

Rudina Magjistari: Për lidhjen e dashurisë, i erdhi natyrshëm.

Aida Bida: Po.

Ilirjan Mihali: Unë e ngacmoja gjithmonë, i thoja po ti je gjithë ky çun, ke bërë plane që nuk do kishe lidhje të forta.

Rudina Magjistari: Sa herë që flitej për këtë temë ai gjithmonë e shmangte.

Aida Bida: Ajo është një vajzë aq e mençur dhe kishte një dashuri aq të madhe për Kujtimin sa nuk e ndryshoi Kujtimin. Nuk luftoi për ta ndryshuar Kujtimin që t’i thoshte… Domethënë kaq shumë e deshte dhe e do saqë nuk e ndryshoi. Madje ai miku ynë Adi Karakashi nga Italia atë ditë që humbëm Kujtimin tha ia puth duart asaj vajze për këtë Kujtimin e bukur që mbeti zemër gjerë gjithmonë. /tvklan.al