Arjola Demiri rrefen per komentin negativ ndaj vajzave te saj dhe si reagoi.

Aktorja Arjola Demiri është përballur kohët e fundit me disa mesazhe negative në rrjete sociale, ku i sulmonin vajzat.

“Si ka mundësi që i ke vajzat kaq të shëmtuara dhe nuk të kanë ngjarë fare?”, ka qenë mesazhi i një ndjekësi.

“Nuk kanë qenë të pakta këto mesazhe, duke i sulmuar edhe në rrjetet personale fëmijët në komente. Besoj se ka qenë person madhor sepse të shfrysh urrejtje ndaj fëmijëve është shkalla më e ulët e një njeriu që mund të sulmojë një personazh publik. Që prej filmit “I love Tropoja” jam sulmuar shumë në rrjete sociale për shkak të bindjeve të mia, për shkak të zgjedhjeve të mia, për shkak të pamjes time të jashtme, dhe unë jam një person që nuk i vuaj thellësisht komentet negative. Në shumicën e rasteve kam zgjedhur që t’i fshijë fare ose mos t’ju përgjigjem, por kohët e fundit janë bërë shumë të shpeshta. Sa më shumë sukses të kesh në jetë, aq më shumë do të sulmohesh nga njërëz që kanë smirë, xhelozi dhe mendësi të ulët”, thekon ajo.

Më tej aktorja ka treguar se ajo punon fort që fëmijët e saj të jenë të shëndetshëm dhe të zgjuar.

“Mesazhi ishte pak më i gjatë dhe thoshte që si ka mundësi që vajzat e tua janë kaq të shëmtuara dhe nuk të kanë ngjarë ty, si duket kanë ngjarë nga i ati. Nuk e dhashë pjesën që ishte poshtë. Në të vërtetë fëmijët e mi ngjajnë shumë nga i ati dhe duhet theksuar se gjenetikisht është një rracë shumë e bukur, shumë e pastër, janë njerëz shumë të bukur së jashtmi. Unë kur kam qenë në moshën e vajzave të mia, kam qenë si ai rosaku i shëmtuar. Fokusohem që fëmijët e mi të jenë të sjellshëm, punoj fort që fëmijët e mi të kenë një shpirt të bardhë, të kenë dhembshuri. Dhe për një prind nuk është e rëndësishme pamja e jashtme e fëmijës se sa është shëndeti dhe të jenë të zgjuar”, u shpreh aktorja./tvklan.al

T’i pergjigjeni, t’i bllokoni, apo t’i fshini?/Ja si t’i menaxhojme komentet.

Blogerja e seksit Zhaklin Lakatari, shpesh përballet me komente negative dhe gjykime në rrjete sociale për shkak edhe të tematikave që ajo trajton.

E ftuar në studion e “Rudina”, Lakatari ka treguar se burrat kanë tendencën të “ndosin” gratë seksualisht.

Ndërsa për gratë blogerja thekson se janë të prirura të kapen me detaje të pamjes së jashtme.

“Unë kam konstatuar që mënyra se si komenton një burrë dhe një grua në rrjete sociale është e ndryshme. Të paktën në profilet ku unë jam aktive dhe veproj. Te burrat është gjithmonë një lloj dhune për gruan, e seksualizuar, ku gruaja ulet posht nga ana seksuale duke e bërë pis seksualisht. Kurse gratë në përgjithësi merren me pamjen tënde të jashtme. Je e shëndoshë, je e dobët, ke rrudha, s’ke rrudha, sa shumë ha. Më vjen keq ta them këtë por janë më të idhëta, merren më shumë me detaje dhe i sulmojnë më shumë gratë e tjera. Pardje më erdhi një mesazh nga një profil anonim. Të pash në rrugë, je shumë e mirë, mendoj se duhet të bësh botox te balli sepse do ngjaje akoma më mirë. Ndërkohë unë kam baluke”, u shpreh blogerja./tvklan.al

Nuk dini cfare te lexoni? 3 tituj librash, per te shijuar ditet e pranveres.