Motrat Mustafa ne nje rrefim per jeten dhe karrieren!

Sot në studion e Rudinës në Tv Klan kanë qenë për herë të pare të ftuara dy motrat Mustafa. Ato janë ndër këngëtaret më të njohura e të komentuara të muzikës popullore në të gjithë trevat shqipfolëse. Safete e Sahide Mustafa vijnë nga një fshat me vlera për muzikën popullore, Mushtishti, nje fshat i Therandës. Ato ndryshe quhen dhe Bilbilat e Mushtishtit. Në familjen e tyre janë 8 motra dhe që të gjitha këndojnë, por dy më të njohurat kanë kënduar shumë vite më parë, ndërsa 6 të tjerat kanë filluar të angazhohen vitet e fundit. 

Rudina Magjistari: Ka pasur ndonjë xhelozi mes jush?

Safete Mustafa: Jo nuk ka pasur xhelozidhe tek ne ka qenë ky suksesi. Nuk kemi pasur rivalitet mes nesh. Nuk e kemi parë se cila dëgjohet më shumë por e kemi parë më të arsyeshme të dalë një këngë e mirë.

Rudina Magjistari: Jeni zënë ndonjëherë me njëra-tjetrën?

Sahide Mustafa: Për gjëra të vogla, për rrobat ndoshta. Kështu jemi dashur shumë sepse jemi rritur në një ambient vetëm me femra dhe femrat sjellin gjithmonë dashuri. Jemi rritur me shumë dashuri dhe sot edhe të tjerët befasohen me ne sa të lidhura jemi me njëra-tjetrën.

Motrat Mustafa kanë treguar se në fillim kur nisën të merreshin me muzikë babai i tyre nuk ishte dakort sepse dëshironte që primaren ta kishin shkollimin, por me kalimin e kohës ai e pranoi këtë gjë dhe tani ndihet krenar për vajzat e tij. /tvklan.al

Si te realizojme nje krehje flokesh per 5 min!

Nuk thonë kot se flokët janë gjysma e bukurisë, por për t’i pasur gjithmonë bukur, duhet t’u kushtojmë shumë vëmendje.


Në bazë të llojit të flokut duhet të vendosim edhe për shampon, bojën apo trajtimin e tyre.  Sot për të na dhënë disa këshilla se si të kujdesemi për flokët, por dhe një mënyrë të thjeshtë për ti krehur flokët do të kemi të ftuar, Hair Styling & Make Up, Eni Xhixho.

Akti heroik i Ermir Brukes ne Londer, shpetoi te riun nga vetevrasja!

Do të jemi tani në një lidhje skype me Ermir Bruka-n, një i ri shqiptar që jeton në Londër prej më shumë se 7 vitesh, por ka marrë vëmendjen e të gjithë rrjetit për shkak të aktit të tij heroik që ka bërë.  Ai ka shpëtuar jetën e një të riu Italian, i cili ishte në momente të vështira dhe po tentonte vetëvrasjen, por me ndihmën e Ermirit ai ka shpëtuar.   

Lidhje Skype nga Londra: Ermir Bruka ( punon në ndërtim, familjen e ka në Shqipëri)

Ermir Bruka ka dërguar videon në adresë të ish-Kryeministrit Sali Berisha, dhe ky i fundit e ka publikuar në Facebook.Ermir Bruka thotë se iu afrua djalit të ri që qëndronte mbi urë dhe nisi të bisedonte me të për ta bindur që të zbriste.  “Ishte rreth moshës 25 vjeç, djalë i ri me shumë probleme familjare. Biseduam për 30 minuta duke e mbajtur fort rreth belit. Pas bisedimit me të, në fund ai vendosi që të mos hidhej dhe të pranonte ndihmën e policisë. Kjo gjë më bëri të lumtur pasi në fund djaloshi më përqafoi dhe më tha që jam një njeri i mirë dhe më pyeti nga jam me origjinë. I tregova me plotë zemër që jam albanian, ai thjesht ma kthehu ‘Zoti të bekoftë ty dhe shqiptarët’”  thotë Ermir Bruka.
Për aktin human të shqiptarit, edhe Policia e Londrës i dërgoi një email ku e vlerësonte dhe falenderonte për gjestin që kishte bërë.