#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Diana Ziu dhe Arben Skënderi, si vjehërr dhe dhënder së bashku prej 13 vitesh
Vjehërr dhe dhëndër, por edhe muzika bashkon Diana Ziun me Arben Skënderin
4 pije speciale – Më të preferuarat e personazheve të famshëm
Më parë e pranoi vjehrra se nusja! Arben Skënderi: Diana kishte thënë “Po”, Denatës iu deshën 2 vjet
Marrëdhënia e tyre është shumë e veçantë, janë të dy kompozitorë që dashurinë për muzikën e shfaqin në çdo dalje të tyre, por bashkë i lidh edhe një dashuri tjetër, ajo për Denata Toçen. Bëhet fjalë për Diana Ziun dhe Arben Skënderin, dy kompozitorë të talentuar të cilët dikur kanë pasur marrëdhënien nxënës-mësuese, ndërsa tani dhëndër-vjehrrë.
Ata ishin të ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku kanë treguar se marrëdhënia e tyre është shumë e veçantë. Ata mund të rrinë me orë të tëra duke diskutuar për artin, apo duke “u grindur” për tema të tjera jo me rëndësi, por sepse të dyve u pëlqen të diskutojnë me njëri-tjetrin.
Gjithashtu ata kanë treguar se si kaluan nga marrëdhënia nxënës – mësuese në atë dhëndër-vjehrrë. Diana tregon se si ajo “po kapte sinjale” nga vajza e saj Denata, por prap bënte sikur nuk dinte gjë, pasi Denata vështirë se do i thoshte diçka, pasi sipas saj ajo ishte e matur dhe donte kohën e saj. Për ta përforcuar këtë fjali të vjehrrës së tij, Arbeni thotë se ai “Po-në” e parë e ka marrë nga Diana ndërsa Denatës iu deshën dy vite për ta pranuar atë si njeriun me të cilin do të ndante jetën.
Diana Ziu: Për mua ishte pak e vështirë, por ka ikur me shumë takt nga shtëpia, nuk më la që të prekesha, mënyra se si ikën të dy, kur vendosën të jetonin bashkë, kur ikën te shtëpia e Benit, pa marrë akoma shtëpi të re. Ai largimi ishte me aq mençuri sa nuk më tronditi, ishte shumë hijshëm, e bënë me shumë mençuri. Por duhet të them se me Denatën bëj shumë kujdes. Bëj shumë kujdes se vërtetë është shumë energjike për çfarë shkruan dhe për çfarë flet, por ndërkohë është shumë e ndjeshme dhe e brishtë.
Rudina Magjistari: E kam fjalën, që në atë moment ju e kuptuat se për të po niste një histori dashurie dhe ju thjesht e mbështetët menjëherë?
Diana Ziu: Natyrisht që e mbështeta, por është e vështirë që Denata të thotë po. Sepse unë çdo gjë e kam bërë për fëmijët, por kur vjen puna për zgjedhje, është zgjedhje e tyre.
Arben Skënderi: Rudina e di si është jo në mënyrë eksplicite në trajtë të parë, por Diana tashmë kishte thënë po, Denatës iu deshën dy vjet, kështu që ky është realiteti në fakt.
Diana Ziu: Po, po kështu është.
Arben Skënderi: Kështu është e vërteta.
Rudina Magjistari Po-në e parë e ka thënë Diana. Shumë e bukur kjo e bën lidhjen tuaj sot më të fortë akoma.
“S’jam as sa çereku yt!” Denata Toçe jep mesazhe emocionuese për nënën dhe bashkëshortin
Diana Ziu dhe Arben Skënderi, të dy kompozitorë të talentuar e të dashuruar pas muzikës, ishin këtë të premte të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për marrëdhënien e tyre të veçantë. Ajo dikur i jepte mësim Arbenit, djalit të koleges së saj të cilën më pas e bëri edhe krushkë. Arbeni është martuar me vajzën e saj psikologen Denata Toçe.
Ndërsa të dy tregonin se si kishte ndryshuar duke u forcuar marrëdhënia e tyre me kalimin e viteve, kjo e fundit u ka bërë një surprizë shumë të këndshme dhe emocionuese. Me anë të një videomesazhi ajo ka thënë fjalët më të ndjera për bashkëshortin e saj Arben Skënderin.
Denata Toçe: Diana dhe Beni, siç e shikoni jam me një surprizë për ju. Më zunë ngushtë gazetarët dhe më thanë se duhet të them një mesazh për ju. Ju e dini që unë e kam të vështirë të shpreh çfarë ka brenda meje për ju. Por dy gjëra do i them, se janë atje dhe ju meritoni ti dini çdo ditë! Beni ti më tregove që jeta mund të të japi shumë më tepër seç unë prisja. Ti më dhe një dashuri për të cilën…ma dhe që ditën e parë dhe vazhdon të ma japësh akoma, të cilën nuk e kam pritur që të ishte kaq e madhe dhe të më mbushi me lumturinë e gjërave të vogla në jetën e përditshme deri te gjërat që kthehen të mëdha. Kur ti analizon gjithë jetën, kur ti e sheh gjithë jetën. Më dhurove një nga gjërat më të bukura, që është familja dhe çdo ditë je me mua, këtu, për ta ndërtuar bashkë dhe çdo ditë je kaq i përkushtuar dhe më tregon që unë jam ajo goca jote, e vetmja, siç e thua ti. Të dua pafund!
Pas këtij mesazhi për njeriun që ajo ka zgjedhur për të ndarë jetën Denata ka emocionuar me fjalët kushtuar nënës së saj. Të cilën ajo e cilëson si njeriun më luftarak dhe energjik që njeh dhe se ajo është aq unike dhe se vetë Denata nuk është as sa çereku i saj.
Denata Toçe: Diana! A ti-ti. ti dhe unë kemi një histori të gjatë dhimbjesh, lumturie, gëzimesh dhe nuk e di, nuk e di sa furtuna do i duheshin jetës të të jepte ty që t’i tregoje ti asaj që ti prapë ia del. Nuk e di sa furtuna të tjera… Je personi më luftarak! Lufton për dashurinë, lufton për drejtësinë, lufton për gjithçka që ti mendon se ia vlen. Je kaq e pastër, kaq e sinqertë, kaq fantastike! Je një nga njerëzit më energjik, një nga njerëzit më me botë, një nga njerëzit që kanë fat ata që kanë pasur nijet të të njohin, sepse ti nuk shteron asnjëherë. Je kaq unike mami dhe s’jam as sa çereku yt. Të dua pafund!/tvklan.al