Të ftuar: Jonid Jorgji, Ilda Lumani
“Balkan Film Market 2023” ne Tiranë, Jonid Jorgji: Surprizat e edicionit të 7
Skenariste e “X Factor Albania”, Ilda Lumani zbulon surprizat e këtij edicioni
Si është të punosh me Vera Grabockën? Përgjigjet skenaristja

E ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë drejtuesja dhe bashkëthemeluesja e revistës “Bordo”, Ilda Lumani.
Ajo ka treguar për kopertinën e re të revistës, por edhe për eksperiencën e saj si skenariste në programin “X Factor Albania”, nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu.
Sigurisht që kjo nuk është hera e parë që Ilda Lumani punon me producenten e njohur, Vera Grabocka. Ato kanë një histori pune të gjatë së bashku dhe pikërisht për këtë, ka folur ditën e sotme.
Skenaristja është shprehur se si është të punosh me Grabockën dhe çfarë vlerëson më tepër tek ajo.
Rudina Magjistari: Më trego pak për Vera Grabockën. Ma përshkruaj pak në punë. Unë kam punuar shumë herët me Verën dhe dua të di tani si është me të. Një zonjë aktive, domethënë, me një energji të jashtëzakonshme duhet thënë, vazhdon ende sot.
Ilda Lumani: Nuk ka ndryshuar, përsa i përket impenjimit, përkushtimit, energjisë që nga koha që ke punuar sepse ajo vazhdon, Vera, të ketë të njëjtën energji, motivim, sikurse unë e kam njohur në emisionin e parë të “X Factor”.
Rudina Magjistari: Çfarë ka të veçantë, si mendon ti? Duke e parë me sy profesionisti.
Ilda Lumani: Është shumë kërkuese. Njeri që s’ndalet të mësojë se çfarë ndodh, kjo gjë mua më impresionon. Sepse ndonjëherë ne vetëkënaqemi që dimë se çfarë ndodh dhe dimë se çfarë bëjmë, por një njeri me një eksperiencë gjysmë shekulli që ajo ka dhe që mëson ende se çfarë ndodh në televizionin në botë dhe se çfarë duhet bërë më mirë në ekran, kjo është një befasi domethënë, që e vlerësoj, e pëlqej dhe frymëzohem edhe vetë. Kurse njeriu gjithë kohës duhet të mësojë dhe ne domethënë, siç e thashë, vetëkënaqemi ndonjëherë dhe themi “i dimë gjërat”, por jo, asnjëherë nuk mbarojnë këto gjërat. Sidomos televizioni është diçka që zhvillohet dhe nëse ti nuk e ndjek ritmin dhe atë çfarë ndodh me trendet e kohës, atëherë do të thotë që ndonjëherë del jashtë rregullit. Fakti që Vera është “in” (e momentit), aktualisht me një format shumë rinor, shumë të mirë, me një patentë ndërkombëtare dhe ka nuhatjen që është koha për t’u bërë kjo, do të thotë që është shumë “avant-garde” (një person, idetë e të cilit janë shumë origjinale ose moderne në krahasim me periudhën në të cilën jetojnë) dhe shumë e freskët në gjërat që bën. /tvklan.al
Ilda Lumani: Sfidat e një reviste mode në ditët e sotme