Si e ka bere pasurine Elon Musk, i shpallur njeriu me i pasur ne bote!

Në këtë pjesë të parë të programit do të flasim sot për historinë e njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, që me krijimet e tij po bën që e gjithë bota të flas për të. Pasuria e tij kap shifra marramëndëse por ajo që bën më interesnte është vetë historia e tij e jetës dhe shpikjet inovative që ai ka bërë gjatë gjithë jetës së tij. Me 6 janar sipas Bloomberg u rendit si njeriu më i pasur në botë duke lënë pas dhe Jeff Bezos. Elon Musk që njihet si një investitor, inxhinier, shpikës, si dhe është themelues dhe CEO dhe CTO i SpaceX.

Quiz-i/ Sa arra ka ne kuti?

Në këtë pjesë të dytë do të zhvillojmë quiz-in telefonik. Nga hera e kaluar, shuma e cila po pret të fitohet nga ju është 145 000 Lekë.

Horoskopi i muajit janar nga astrologia Meri Shehu.

Astrologia e njohur Meri Shehu ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan” ku foli për parashikimin e shenjave të horoskopit për muajin Janar, ku sipas saj do jetë një muaj me mjaft surpriza të këndshme dhe të pakëndshme.

“Janari ka filluar vrullshëm, do ketë surpriza të rëndësishme, madje do jetë muaji që do na sjellë surprizat më të rëndësishme të vitit 2021. Këto surpriza do jenë dhe në jetën personale të njerëzve. Të gjitha ato gjëra që kanë ngelur pa u thënë nga 2020 për shkaqe të ndryshme do sqarohen në fund të Janarit. Lidhjet pasiononte do dalin në fund të Janarit për një njeri ose marrëdhënie, por edhe sqarime në ato marrëdhënie që nuk do të ecin dot përpara. Kështu që do kemi dhe lidhje shumë të forta dhe ndarje shumë të forta. Do jetë një fund Janari antifatik për jetët personale të njerëzve.

Datat shumë të rëndësishme janë që nesër, 13 Janar sepse kemi Hënën e Re në Bricjap që na fton për ndryshime dhe fillime të reja, por që nuk na jep garanci që këto fillime të reja e ndryshime do jenë të sigurta dhe të qëndrueshme. Unë mendoj që do jetë një muaj që çdo gjë edhe në planin politik edhe në planin ekonomik do tregohen se ku janë pikat e dobëta, ku janë pikat e forta dhe përmbysjet e mundshme që mund të bëhen nga persona të rëndësishëm dhe me pushtet. Kjo Hënë e Re do ndikojë në 4 shenjat kardinale nesër që janë Bricjap, Gaforre, Dash dhe Peshore.

Në datën 28 Janar do kemi Hënën e Plotë në Luan prandaj është edhe pak antifatik sepse Hëna e Plotë në Luan sjell gëzim, dashuri, kurse Afërdita që do afrohet me Plutonin sjell ato spastrimet e mëdha emocionale ose bashkimet e mëdha në fushën erotike. Do dëgjojmë tradhtira, lidhje, ndarje por edhe gëzim dhe tendencë për të shijuar. Kështu që fundi i Janarit do na surprizojë jashtë mase. Mesi i Janarit do jetë pak i dhunshëm, i sikletshëm nga data 19-23 mendoj se do ketë disa përballje planetësh që do i komplikojnë situatat në ekonomi, politikë dhe shëndet”, ka treguar Meri Shehu. /tvklan.al