Çfare e riktheu Elhaida Danin ne Tirane.

Te “Rudina” në Tv Klan, Elhaida Dani, emri i së cilës ecën përkrah me muzikën pop, këngën, artin, teatrin, rrëfen ëndrrat dhe pasionet e saj të tjera. Si mund ta shihnim Elhaidën nëse nuk do të ishte bërë këngëtare? Cilat janë planet e saj pas 10 vitesh? A e ëndërron Elhaida fustanin e bardhë? Për të gjitha këto ajo i përgjigjet pyetjeve së moderatores Rudina Magjistari.

Rudina Magjistari: Elhaida, nëse nuk do të ishe bërë këngëtare, çfarë do të ishe bërë?

Elhaida Dani: Interesante kjo pyetje sepse ia kam bërë vetes gjatë pandemisë. Çfarë mund të isha bërë? S’e kam vendosur ende. Ndoshta mund të gatuaja sepse kohët e fundit nga pandemia, kam zbuluar si pasion gatimin dhe më pëlqen pafund, bëj vazhdimisht dreka e darka.

Rudina Magjistari: Edhe ai është art më vete.

Elhaida Dani: Është art më vete kështu që duhet vërtet një lloj delikatese për të shijuar gjëra të veçanta dhe besoj që e kam.

Rudina Magjistari: Pjata për të cilën je më shumë krenare kur e gatuan?

Elhaida Dani: Padyshim pasta, bëj nga të gjitha llojet e salcave dhe pastave, sa herë kam miq në shtëpi dhe i ftoj, duan edhe ata që të bëj pastaj sepse improvizoj në shumë shije, bëj shumë kombinime të çuditshme.

Rudina Magjistari: Nëse nuk do të ishte Riccardo Cocciante, cili do të ishte këngëtari ose artisti shqiptar apo italian me të cilin do të doje të kishe një bashkëpunim?

Elhaida Dani: Ka shumë, do ishte një mrekulli nëse do të mund të këndoja me Minnën. Ose Giovanotti.

Rudina Magjistari: Ku e sheh Elhaida Dani veten pas 10 vitesh? Si e sheh, si e imagjinon?

Elhaida Dani: Oh sa qejf! E imagjinoj të kem pushuar pak, të jem në qetësi me familjen time, në ndonjë plazh, të bëj pak pushime sepse na ka marrë malli, mos të jem në udhëtim gjatë gjithë kohës. Sigurisht, me një karrierë të realizuar, me disa gjëra për të cilat jam krenare që i kam bërë, por familja.

Rudina Magjistari: Ëndrra në sirtar e Elhaida Danit?

Elhaida Dani: Nuk mund ta them sot këtu sepse ka më shumë mundësi që të realizohet dhe ka më shumë mundësi të realizohet.

Rudina Magjistari: Ke një plan për të veshur një fustan të bardhë? E imagjinon veten tënde me një fustan të bardhë, je nga ata njerëz që e planifikon, që mendon “unë në këtë moshë do e kem marrë patjetër një vendim të tillë në jetë”? Ti funksionon, ecën me plane në këtë drejtim?

Elhaida Dani: Eci me plane në këtë drejtim, absolutisht në çdo drejtim eci me plane, jam një vajzë që planifikoj shumë, që e vogël, por çfarë më ka treguar kjo gjë është që kur unë isha 16 vjeçe, synoja të isha me fustanin e bardhë 21 vjeçe, kështu që janë disa plane që me kohën, jetën, udhëtimin që ti merr bëhen më konkrete dhe e kupton vërtetë se çfarë do. Në këto momente, le të themi që jam në atë pikë që kam shumë qëllime, pikësynime në karrierë për të organizuar. Sigurisht, e shoh veten me fustanin e bardhë, kam një ide në mendjen time, por që nuk i dihet asnjëherë, do i mbaj për vete disa gjëra./tvklan.al

Erion Kristo dhe djali i tij, Drino: Dashuria jone e madhe per librin.

Në këtë pjesë të dytë të programit do të kemi dy të ftuar shumë interesant që vinë të na flasin për librat. Ata janë babë dhe bir, ne i kemi pasur dhe herë të tjetër në studio. Mesa duket ata janë jo vetëm miqë të mirë, ajo që lidh akoma dhe më shumë së bashku është dashuria për librin. Sot ato vinë me 4 libra të përkthyer. Mirepresim Erion dhe Drino Kriston që do të na
prezantojë me 3 librat e tij: “Të fitosh në cdo negociatë” “Timi dështimi” “Bomberi dhe lojtarët rezervë” dhe “Macoku shkop” përkthyer nga djali i tij.

Babe e bir, Erion dhe Drino Kristo, prezantojne perkthimet e reja.

Erion Kristo është autor i shume tregimeve, poezive, eseve dhe përkthimeve nga autorë të ndryshëm. Erion Kristo së fundmi ka ardhur me 3 libra të perkthyer “Të fitosh në cdo negociatë, dhe dy librave për fëmijë: “Timi dështimi” “Bomberi dhe lojtarët rezervë”.   Libri “Macoku shkop” me autor Tom Watson përkthyer nga Drino Kristo. Ky është libri i tretë i përkthyer nga Drino.  Drino këtij vit mbaroi klasën e 8, ndërsa ka qënë në studio së bashku me Erionin ne nëntor të 2019 për përkthimet e tyre të mëparshme.