#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Shqipëria vendosi: Si shkuan zgjedhjet e 11-ta parlamentare

Do ta nisim sot programin me disa nga zhvillimet më të rëndësishme në vend, por edhe në botë dhe rajon, nga politika te sporti e deri te ngjarjet historike për Shqipërinë. Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të mbajtura dje, kanë hapur një kapitull të ri në jetën politike të vendit. Zgjedhja e Papës së ri, kush është Papa Leo XIV? Ndërkohë, për herë të parë, një etapë e “Giro d’Italia” është zhvilluar në Shqipëri, duke sjellë emocion, vëmendje dhe krenari. Dhe, në një tjetër zhvillim të madh diplomatik, po përflitet për një takim të mundshëm mes presidentit ukrainas Zelensky dhe presidentit rus Putin.

Aurel Thellimi, Blerina Braka, Vis Shkodrani: Ju prezantojmë ”Gol në zemër”

“Gol në Zemër” është bashkëpunimi i veçantë mes tre artistëve të njohur të muzikës shqiptare: Aurel Thellimi Blerina Braka dhe Vis Shkodrani. Ne do t`i kemi sot në studio për të na rrëfyer më shumë për këtë bashkëpunim, që duket se është pritur shumë mirë…

Horoskopi/ Meri Shehu bën renditjen e shenjave

Si çdo të hënë, presim astrologen tonë Meri Shehu, për të mësuar këshillat dhe yjet për secilën shenjë për këtë javë.