Sidrit Bejleri – Këngëtar

Sindrit Bejleri sapo ka publikuar këngën e tij më të re “Premtimi”, një këngë që i dedikohet dashurisë. Klipi është ndërtuar me copëza dhe detaje të veçanta në ditën më të lumtur të disa prej çifteve që janë martuar. Në klip Sidriti nuk shfaqet.

Ai ka bërë një dedikim në lidhje me këtë këngë: “Mbi 15 vitesh privilegj për mua të jem pjesë e shumë e shumë ditë të bukura, të shumë e shumë të rinjve që janë lidhur në martesë, duke u munduar t’jua bëj atë ditë edhe më të gëzueshme. Uroj që çifteve “të vjetra” tu rikthej nostalgjinë e së kaluarës, ndërsa të rinjve t’ju kem dhënë një lajtmotiv për të ardhmen!”, shkruan Sidriti Bejleri në Facebook-un e tij.

Sidrit Bejleri është i martuar prej 21 vitesh me Merjem Bushati (Meri) dhe kanë tre fëmijë, Amadin 9 vjeç, Emelin 7 vjeç dhe Ejnën 9 muajshe.

Antoneta Ndreka – Sipërmarrësja e Lufra
Inesa Kaja – Menaxhere Prodhimi
Meli Shatëri – Përgjegjëse Laboratori

Fabrika e përpunimit të qumështit “Lufra” nisi që në vitin 1992 dhe puna e tyre ka ardhur duke u përmirësuar nga ajo kohë. Që në fillimet e  tyre si një punishte e thjeshtë, e improvizuar në një dhomë shtëpie, Lufra ka përcjellë të njëjtën frymë dhe parime pune.

Teknologjia e përdorur në atë kohë realizonte vetëm një artikull: djathë i bardhë në temperaturën 84 gradë. Shërbimet e Lufrës kanë një treg më të gjerë konsumatorësh në të gjithë Shqipërinë.

Çdo ditë sjellin në tryezat tona produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane. Prezantimi i artikujve kos, qumësht, salcë kosi, gjalpë, djath I bardhë dhe kaçkavall në nivel Europian.

Dr. Ardian Jorgji – Pneumologu në Spitali Amerikan 3

Koronavirus që u përhap me shpejtësi nga Kina ka prekur 109 shtete në të gjithë botë. Në listën e vendeve të prekura është future dhe Shqipëria që prej dites së hënë. Numri i të infektuarve ka shkuar në 10, por vetëm 3 nga këta 10 janë të shtruar tek Infektivi në QSUT, ndërsa një ndodhet në Spitalin Infektiv në Durrës.

Deri më tani janë kryer 114 analiza në laboratorin e ISHP-së. 6 nga 10 të prekur janë familjarë të dy rasteve të para të regjistruara në vend, pra familjarë të pacientit zero, i cili kishte ardhur nga Firence në 26 shkurt dhe në 8 mars u diagnostikua me koronavirus. Kina, aty ku edhe shpërtheu koronavirusi është vendi me numrin më të madh të të infektuarve, me plot 80.956 raste. Itali është e dyta pas Kinës.

Vendi fqinj numëron 10.149 raste të prekur me koronavirus, 631 të vdekur. Në vendin e tretë është Irani me 8042 raste, e ndjekur nga Korea e Jugut me 7755 raste. Më poshtë në rënditje vijojnë Franca me 1784 raste, Spanja me 1695 raste, Gjermania 1565 raste. Shtetet e Bashkuara të Amerikës rënditen në vendin e 7 me 1025 raste.