Nje kenge per festen e Bajramit nga Rosela Gjylbegu.

Këngëtarja Rosela Gjylbegu pati lajmëruar pak ditë më parë se do të sillte projektin e sja më të ri.

Në një lidhje direkte në emisionin “Rudina”, artistja ka deklaruar se tashmë kënga e saj dedikuar festës së Fiter Bajramit është publikuar.

Ajo thekson se kjo këngë vjen si një urim për të gjithë shqiptarët dhe deri më tani ka marrë shumë mesazhe pozitive dhe mbështetje.

“Në fakt unë mbrëmë e kam lançuar sepse ishte nata e fundit e Ramazanit dhe doja që të ishte urimi për prag-Bajramin. Të them të drejtën telefoni im është karikuar mbi pesë herë sot. Ka një shpërthim mesazhesh dhe urimesh, jo se nuk i prisja por nga njëra anë nuk isha e përgatitur për këtë impakt dhe jam shumë e lumtur. Më vjen shumë mirë që erdha me një mesazh paqeje, dashurie, shprese, uniteti me këtë këngë”, u shpreh këngëtarja./tvklan.al

Hot topics/ Lajmet e bujshme te showbiz-it boteror.

Në këtë pjesë të dytë do të flasim për ngjarjet më të bujshme të shoëbiz-it botëror, që na tërheqin të gjithëve dhe pa dashje përfshihemi duke i komentuar. Duket se vëmendje të madhe këtë javë ka marrë deklarata e këngëtares së famshme Bebe Rexha në lidhje me albumin e saj më të fundit ‘Better Mistakes’. Më herët ajo kishte deklaruar se këtij albumi do t’i shtohej dhe një këngë në bashkëpunim me Ava Max, Dua Lipan  dhe Rita Orën, por mesa duket ky bashkëpunim nuk do të vije kurrë pikërisht për shkak të “rivalitetit” të këtyre dy të fundit.

 Por pa u komentuar nuk ka mbetur dhe ndarja e këngëtares Jennifer Lopez nga i fejuari i saj Alex Rodriguez pas një romance 4 vjeçare dhe të fejuar prej 2 vitesh. Së fundmi ajo është parë në krahet e ish partnerit të saj Ben Affleck, një lidhje e përfunduar 17 vite më parë.

“Illyria Cup”, zhvillohet gara nderkombetare e racave te qenve.

Në pjesën e tretë do të flasim për një garë mjaft interesante që është zhvilluar dy javë më parë, ku pjesëmarrës ishin qentë. Në ketë kompëticion merrnin pjesë qenë të racave të ndryshme nga e gjithë Europa dhe u organizua nga Federata Kinologjike e Shqipërisë. Për të na folur më shumë rreth këtij eventi sot ne studio kemi të ftuar presidentin e kësaj Federate Arturo Verzeroli dhe veterinerin Martin LLazani.