Do të sjellim në këtë pjesë të parë, një histori sa të trishtë, por edhe të bukur e me mesazhe të forta. Bëhet fjalë për rastin e Linda Kalemit, e cila ka emocionuar shqiptarët me historinë e saj të kujdesit ndaj ish-bashkëshortit, kampionit të sportit, Klement Lutfija, që për fat të keq nuk ia doli t’i mbijetonte aksidentit të rëndë në Stamboll, ku duke pedaluar ai goditet nga një makinë. Gjatë këtyre momente të vështira, në luftë me vdekjen, pranë tij ka qëndruar ish-bashkëshortja e tij, Linda Kalemi, e cila pavarësisht gjithçkaje ishte aty për të…

“Shihemi në gusht”/ Botuesi Bujar Hudhri: Të pathënat e romanit që ka ngjallur polemika

Një dhuratë e mrekullueshme dhe e papritur për lexuesit e panumërt të Garcia Marquez-it, “Shihemi në gusht”, është Vepra më e fundit e tij që ka ardhur në shqip njëkohësisht me gjuhët kryesore të botës më 6 mars (ditën e ditëlindjes së tij) si një premierë botërore. 10 vjet pas vdekjes së tij, romani vjen në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese Onufri, përkthyer mjeshtërisht nga Mira Meksi. Ne do të flasim më shumë për këtë roman dhe se si mori jetë libri “Shihemi në gusht” që Markezi e la në dorëshkrim, me botuesin në gjuhën shqipe, Bujar Hudhri.

Alarmante: Për çdo orë qëndrimi para TV dhe pajisjeve inteligjente fëmijët flasin 294 herë më pak

Në këtë pjesë të emisionit do të flasim për një temë interesante për disa pikëpyetje që shoqërojnë prindërit gjatë kohës së rritjes së fëmijës. Bëhet fjalë pikërisht për një studim të fundit, të bërë mbi ekspozimin e fëmijëve para ekranit dhe si ndikon kjo tek grupmoshat e fëmijëve të vegjël në pengimin e zhvillimit të aftësisë së tyre të të folurit. Sigurisht, jetojmë në kohën e teknologjisë që po prek çdo ditë e më shumë çdo anë të jetës dhe përditshmërisë tonë por cilët janë disa nga faktorët e jashtëm kryesorë që ndikojnë në problemin e zhvillimit gjuhësor tek fëmijët?

/tvklan.al