Të ftuar:

Vesel Kurtishaj – Aktivist

Ai është një djalë i ri që duket se ka lindur për të qenë fitues dhe i suksesshëm. Duket se aty ku ai merr pjesë, del gjithmonë fitues. Vesel Kurtishaj është shpallur fitues i vendit të parë në një “reality show” dhe në spektaklin e kërcimit, në Tv Klan, ‘Dance with me’. Edhe pas fitoreve të tij, ai ka mundur të mbajë vëmendjen mediatike edhe pse prej kohësh ka zgjedhur të mos dalë nëpër intervista.

Sot Kurtishaj ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu se humbja e privatësisë për shkak të mediave është një nga arsyet se përse ai i është larguar jetës publike.

“Kam vendosur vetë të tërhiqem, por nuk kam patur ndonjë arsye specifike. Pas dy, tre shtrembërime që pata kohët e fundit me disa gazetarë, vendosa që nuk do dilja më nëpër intervista. Po tregoj lajmin e fundit. U pyeta për një të dashur të mundshme dhe unë u përgjigja duke thënë se jam i fokusuar tek karriera për të vazhduar më pas me familjen. Dhe vetëm kur shoh titullin: “Veseli: Dua një të dashur që t’më ndihmojë të bëj karrierë”. Kur e pashë këtë thashë stop. Mua vetëm me mamin tim nuk më kanë thënë që jam në lidhje, sepse çdo fotografi që kam nxjerrë qoftë edhe me pjesëtar të familjes mediat kanë shkruar: “Veseli në lidhje me këtë bukuroshe…, etj, etj”. Unë e kam vuajtur këtë punën e privatësisë që të humb dhe prandaj jam tërhequr qëllimisht, për të patur më shumë kohë me familjen dhe për t’u përqendruar tek shkolla dhe puna”, tha Veseli.

Meri Shehu – Astrologe

Jemi mësuar ta shikojmë çdo fillim muaji në emisionin “Rudina” në Tv Klan teksa flet për parashikim e yjeve sipas astrologjisë, por këtë herë astrologia Meri Shehu erdhi ndryshe.

Gjatë emisionit ajo na tregoi karakteristikat kryesore për secilën prej shenjave të horoskopit, duke zbuluar se çfarë duhet të kemi parasysh kur kemi përballë secilën prej tyre.

Gjithashtu, së bashku me karakteristikat kryesore të shenjave astrologia zbuloi edhe një emër nga personat publikë në Shqipëri dhe të huaj që i përkasin secilës prej shenjave.

Lista e shenjave dhe personazheve:

DASHI, është një shenjë e vrullshme që mbart energji. Është energjia e parë e fillimit që do të flirtojë me gjithçka dhe do të pllenojë çdo gjë. Dashët njihen për eros, energji dhe ndiqen nga planeti Mars, që është planeti i luftës dhe janë gjithmonë në lëvizje. Padurimi është një nga pikat e dobëta të dashëve, nervat dhe shpërthimet. Por kanë një pikë të fortë që është erosi, janë erotikë. Mund të gjendesh kollaj i dashuruar me ta, por edhe kollaj i lënë prej tyre.

Personazhet që i takojnë shenjës së dashit janë: Prezantuesi Adi Krasta dhe Victoria Beckham.

DEMI, është shenja që pretendon vetëm të marrë. Çdo gjë që është vërdallë iu përket dhe duhet ta kenë. Kanë një lloj stabiliteti dhe qëndrueshmërie, por gjithmonë pranojnë çdo gjë. Nuk para të hedhin poshtë dhe nuk para refuzojnë. Kjo do të thotë që me ta je mirë, por bashkë me ta. Pika e tyre e fortë është Afërdita sepse udhëhiqen nga planeti i dashurisë dhe iu pëlqen të shijojnë. Nëse një dem shikon një ngjyrë të bukur, një ushqim të mirë apo dëgjon një muzikë të mirë, aty me demin fillon funksion çdo gjë. Karakteristikë tjetër e tyre është stabiliteti dhe qetësia.

Personazhet që i takojnë shenjës së demit janë: Gazetari Blendi Fevziu, Mbretëresha Elizabeth II.

BINJAKËT, janë shenja e informacionit. Udhëhiqen nga Mërkuri dhe kanë kureshtje për të marrë gjithçka dhe jo më kot janë shenjë e dyfishtë. Duke qenë shenjë e dyfishtë duhet të keni parasysh se marrëdhënien me dikë tjetër e kanë shumë të rëndësishme. Çiftëzimin e kanë shumë të rëndësishëm. Pika e fortë dhe njëkohësisht e dobët e tyre është të jenë çift. Nëse janë çift janë të fortë. Të qenit vetëm i nxjerr të ekulibruar ato.

Personazhet që i takojnë shenjës së binjakëve janë: Avokatia Eni Çobani dhe Presidenti Donald Trump

GAFORRJA, është shenjë që udhëhiqet nga Hëna. Kjo do të thotë se emocionet dhe ndjenjat janë të parat dhe të forta. Duke qenë se janë të ndjeshme, ato nxjerrin një tipar tjetër që nuk e kanë kryesor, por e nxjerrin si vetëmbrojtje. Gaforret janë nostalgjike, qajnë, por sulmojnë edhe shumë fort. Kjo do të thotë që nganjëherë ia kalojnë edhe dashëve në sulm dhe bëhen agresivë. Po të kapi një gaforre është e vështirë të të lëshojë. Gaforret kanë pikën e tyre të dobët marrëdhëniet familjare dhe publicitetin. Nëse gaforreve iu heq publicitetin aty ku ata mendojnë se iu takon, atëherë i ke lënë pa gjë.

Personazhet që i takojnë shenjës së gaforres janë: Blogeri Olti Curri dhe aktorja Pamela Anderson.

LUANI, është shenja që kërkon majën e komandimit, të adhurimit apo të duartrokitjes. Luanët duan art, duan festa, duan të dashurojnë, por janë edhe pak tiranë dhe xhelozë në marrëdhëniet personale. Partnerin e tyre e shikojnë si prenë e vet dhe ata ti japin gjithçka. Luanët zhgënjehen kollaj.

Personazhet që i takojnë shenjës së luanit janë: Dua Lipa, Charlize Theron.

VIRGJERESHA, udhëhiqet nga Mërkuri, kanë një tipar shumë të fortë që janë të detajuara. Ato mund të bëhen menaxhere shumë të forta dhe të llogarisin në mënyrë perfekte veprimet e tyre, por mund të bëhen edhe kritike shumë të ashpra. Virgjëreshat kërkojnë të përkryerën dhe bëhen të lakmueshëm. Pika e dobët e tyre është që zgjasin shumë në kohë marrjen e një vendimi.

Personazhet që i takojnë shenjës së virgjëreshës janë: Rudina Magjistari dhe Beyonce.

PESHORJA, është e ëmbël, kërkon harmoni, bashkëpunim dhe martesë. Në momente të caktuara mund të duan të vënë një diktat për të krijuar pushtetin e tyre të cilin e duan të vetme. Kjo nuk do të thotë që nuk janë tradhtare.

Personazhet që i takojnë shenjës së peshores janë: Politikani Sali Berisha dhe Kim Kardashian.

AKREP, mund të jenë njerëz që kanë qëllime të fshehta dhe mistere. Mund të bëjnë punë më të vështira se të tjerët. Instiktin e vetëmbrojtjes e ka edhe tek paratë, kërkojnë të ndihet të sigurt. Akrepët mund të bëhen kirurgë shumë të mirë, kasapë apo edhe drejtues të mëdhej bankash. Pika e dobët e tyre është indiferenca, kur përballet me të shpartallohet direkt.

Personazhet që i takojnë shenjës së akrepit janë: Soni Malaj, Bill Gates.

SHIGJETARI, janë të lirë të merren me çdo gjë. Kemi të bëjmë me një njeri që kërkon liri, lirinë e të menduarit. Ata duan shumë shoqërinë, sportin dhe aventurën. Pika e tyre e dobët është dashuria dhe të lënit në një vend pa lëvizur.

Personazhet që i takojnë shenjës së shigjetarit janë: Erion Veliaj dhe Rita Ora.

BRICJAPI, udhëhiqet nga Saturni. Në pamje të parë ata hiqen sikur janë njerëzit më të mirë dhe që dinë të ruajnë vlerat, traditat apo zakonet. Me ta nuk bëhet shaka kollaj, ata nuk mund të shoqërohen me çdo lloj njeriu. Edhe sikur të jenë të varfër ata për piqen shumë që të jenë dikushi.

Personazhet që i takojnë shenjës së bricjapit janë: Ilda Bejleri dhe Kate Middleton.

UJORI, janë shenjë që janë përballë luanëve, por janë në pozicion pak më të ulët. Janë shenja që ka ardhur në këtë planet për t’i dhënë diturinë të tjerëve. Janë shenjë intilegjente. Janë reformatorë, por nuk janë shumë të mirë në shprehjen e dashurisë.

Personazhet që i takojnë shenjës së ujorit janë: Ismail Kadare, Christiano Ronaldo.

PESHQIT, shkojnë drejt të përkryerës, por kur nuk e kanë atë ngelen pseudo të çdo gjëje.

Personazhet që i takojnë shenjës së peshqve janë: Këngëtarët Leonora Jakupi dhe Justin Bieber.

Franko Dine – Artist