Egla Harxhi – Arkitekte, ish miss Shqipëria

Egla Harxhi ka lindur në Tiranë në vitin 1991. Pas studimeve në kolegjin turk në vitin 2007, fitoi kurorën e më të bukurës si “Miss Albania”. Më pas morri pjesë në “Miss ëorld 2008”.Egla iu përkishtua studimeve për arkitekturë, degë e cila ishte dhe profesioni i mamit të saj, Anila Harxhi. Më pas, Egla do të mbaronte studimet e larta me nota të shkëlqyera dhe më pas do t`i ofrohej mundësia për të punuar në Japoni. Së fundmi ajo ka hapur një studio për profesionin e saj, arkitekturën dhe I është përkushtuar me kohë të plotë. Në studio ajo punon me nënën e saj, Anila Harxhi, arkitekte dhe me një mikun e saj të ngushtë, Armino Faja. Kryesisht, deri më tani punët e saj kanë qenë projekte jashtë Shqipërisë që kanë një filozofi të veçantë të të bërit arkitekturë. Po ashtu, ka bashkëpunimet edhe me nënë e saj në vend. Në prill të vitit 2016 ajo takoi partnerin e saj të jetës, fotografin Jarl Alexandre de Basseville. Egla dhe Alexandre vendosën që të vinin në Shqipëri me disa projekte. Pjesë e marrëdhënies së tyre ishte dhe një tjetër vajzë, modelja shqiptare Alesia. Egla Harxhi deklaroi se ata kishin një marrëdhënie treshe. Bashkëjetesa e tyre ishte aspak e zakontë për vendin tonë. Mediat dhe portalet u mbushën me lajmet për këtë marrëdhënie. Në këtë kohë Egla deklaroi dhe shtatëzaninë e saj ku tha se fëmijën do ta rriste në një marrëdhënie të tillë. Por, gjithçka duket se ndryshoi me ardhjen në jetë të djalit të saj, Luxifer. Marrëdhënia treshe u prish me largimin e Alesias.Në tetor të 2019 Egla Harxhi deklaroi se marrëdhënia e saj me fotografin Jarl Alexandre de Basseville përfundoi po ashtu edhe projektet që të dy flisnin të realizonin për Shqipërinë. Egla u shpreh në një revistë se do ti përkushtohej rritjes së djalit e vetme pa partnerin e saj si dhe profesionit të saj, arkitekturës. Djali i saj Luxifer para një muaji kishte ditëlindjen, ne 6 janar, mbushi 2 vjeç.

Albert Dumani – Drejtor programacioni në TV Klan

Fundjavën e kaluar Albert Dumani ka qënë në Truqi pasi ishe ftuar nga kompania më e fashme turke Ayyapim për të vizituar 2 sheshxhirimet e dy serialeve “Zemheri”, në shqip, “Stuhi Dashurie” dhe Mucize doctor”, në shqip “Doktori i mrekullive” më te reja turke të cila do shfaqen se shpejti edhe në Tv Klan.

Telenovela Lajla/ Telenovela e radhës pas pëfundimit të “Një Mundësi e Dytë” në Tv Klan është “Lajla”. Nga fituesit e çmimeve ndërkombëtare “Emmy”, vjen premierë në ekranin e Tv Klan një tjetër sukses i garantuar. Një histori prekëse e bazuar në çështjen aktuale të refugjatëve, një dashuri e paimagjinuar. Laila, një vajzë siriane që pranon të martohet me një sheik të pasur dhe të fuqishëm, në këmbim të një shume parash për të shpëtuar vëllain e saj të vogël. Kjo telenovelë do të transmetohet premierë ekskluzive në ekranin e Tv Klan çdo ditë nga e hëna në të shtunë në orën 14:30.

Olsjana Ajdini – Inxhiniere Matematike/Pasionuar pas përpunimit të luleve

Informacione: Vitin e kaluar, Olsjana Ajdini vendosi që të krijojë një faqe “Thuaje me lule” ku kryesisht bën përpunimin e luleve natyrale në mënyrë që ato të ruajnë ngjyrën dhe formën në një kohë shumë të gjatë. Këtë e bën me anë të disa proceseve të tharjes së luleve dhe më pas me to krijon korniza për në mur duke ndërthurrur lulet e thata si një pikturë. Po ashtu me lule të përpunuara, Olsjana e ka zgjeruar edhe më tej idetë e saj zbukuruese, si psh krijon ambazhurë me lule, pasqyra, vazo etj. Pas 2 muajsh që kishte hapur faqen, Olsjana regjistrohem në dy kurse online për përpunimin e luleve. Olsjana Ajdini, 30 vjec e martuar me dy femije; nje djale 3 vjec dhe nje vajze 10 muajshe. Olsjana eshte diplomuar per Inxhinieri Matematike nga Universiteti Politeknik i Tiranes dhe ne vitet e fundit kishte synim dhe enderr njekohesisht per te patur nje biznes te vetin.