Ornela Çuçi tregon per organizimin e samitit per turizimin!

Ditën e sotme u zhvillua konferenca e titulluar “Turizmi për solidaritet dhe qëndrueshmëri”, e organizuar nga Ministria e Turizmit dhe “World Turism Organization”. Ky Samit është një nga ngjarjet më të rëndësishme për turizmin në Shqipëri. Për herë të parë, Tirana bëri bashkë ministrat e Turizmit të të gjithë rajonit, nga Italia e Greqia, e deri tek Kroacia, Sllovenia dhe Serbia.

Pjesëmarrës ishin dhe emra të tjerë të turizmit dhe kulturës, të cilët u bënë bashkë për solidaritet dhe për t’i dhënë rëndësinë që meriton turizmit si sektor strategjik të Shqipërisë. Përveç ministrave të Turizmit, në këtë samit morën pjesë edhe agjencitë lidere të turizmit në rajon, përfaqësues të hoteleve më të rëndësishme, të gjithë operatorët turistikë në vend, të gjithë kryetarët e bashkive, ministra dhe Kryeministri.

Për të folur për këtë çështje, e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan ishte zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi. Në lidhje me samitin e organizuar, ajo u shpreh se slogani i kësaj konference është të tregojmë faktin që krizat humanitare mund të menaxhohen edhe përmes solidaritetit.

Në fakt e gjithë kjo ide lindi nga një bisedim i ministrit Klosi me drejtorin ekzekutiv të agjensisë të Kombeve të Bashkuara, të Organizatës Botërore të Turzimit, për të treguar edhe një herë faktin që ndjeshmëria që pati çështja e tërmetit dhe mënyra si u menaxhua në Shqipëri në fakt është unike dhe nuk ka ndodhur më parë. Në të gjitha vendet e botës, gjatë kohës që ka katastrofa të tilla natyrore merren çadra ose akomodohen maksimumi në kontenierë, ndërkohë që në Shqipëri kjo mënyrë menaxhimi rezultoi e jashtëzakonshme, e suksesshme dhe rezultoi një mënyrë që menaxhoi një situatë shumë emergjente për 24 orë.  Pra për 24 orë, rreth 6 mijë banorë në gjithë Shqipërinë, nëpër të gjitha strukturat hoteliere akomodouan banorë të dëmtuar nga tërmeti, apo dhe banorë të trembur nga tërmeti. Nuk kishte ndodhur më parë. Prandaj i gjithë slogani i kësaj konference është të tregojmë faktin që krizat humanitare mund të menaxhohen edhe në këtë mënyrë“.

“Turizmi, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri” solli në Tiranë elitën e turizmit ndërkombëtar në rajon, që këtë herë vjen të mësojë nga Shqipëria, një leksion solidariteti të rrallë për turizmin. /tvklan.al

Meriton Mjekiqi rrefen per televizionin, por edhe jeten si baba i ri!

I ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite ishte moderatori i njohur në Kosovë, Meriton Mjekiqi. Ai është drejtuesi dhe autori i programit “Gjoni Black” që transmetohet në RTV Kosovë, një program ku të ftuar janë personazhe nga bota e showbiz-it. Mjekiqi ndonëse ka lindur në Gjermani, është bërë një personazh i njohur në ekranet shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

24- vjeçari, para 2 vitesh, ishte pjesë e spektaklit ‘’Dance With me 4’’, ku konkuronte së bashku me këngëtaren Rovena Stefa. Përveçse është njohur në publik për profesionizmin e tij, Meriton Mjekiqi u bë pjesë e mediave rozë për faktin që në moshë shumë të re, vetëm 22 vjeç, u bë baba.

S’kemi bërë asnjëherë martesë me Egestën. Në fakt si djalë i ri, që dashurohet, ditët e rinisë tonë. Jam njohur dhe kemi patur një lidhje të gjatë, si rrjedhë e dashurisë tonë ka ardhur edhe virtyti jonë më i bukur në jetë Loari. Ka vazhduar, një kohë kemi qenë bashkë, por kështu, tani Loari qëndron me mamin e tij”.

Më tej, Meritoni tregon se është ndarë nga mamaja e fëmijës së tij, por ruajnë ende raporte të mira.

Jo s’jemi bashkë. Egesta jeton me Loarin në Austri, e ka të drejtën e djalit, normal si çdo nënë për ta mbajtur, ndërsa unë jetoj në Prishtinë. Kohë pas kohe, mundohem të udhëtoj dhe të jem pranë Loarit normal. Raportet tona për djalin janë të mira, s’kemi diçka që na pengon në këtë mes, jemi të lumtur që e kemi pjesë tonën. Dhe kështu vazhdon jeta. E respektoj shumë. Egesta i kushtohet shumë Loarit, i përkushtohet çdo moment, i qëndron pranë”./tvklan.al

Frike per epidemi nga meningjiti? Shkaqet dhe simptomat!

Emisioni “Rudina” në Tv Klan ka trajtuar ditën e sotme një shqetësim që është përhapur këto ditë në vend. Bëhet fjalë për virusin vdekjeprurës të Meningitit.

Polici i Rrugores, Mariglen Mestani u nda nga jeta disa ditë më parë si pasojë e miningitit. Shefja e Epidemiologjisë në ISHP-ja, Silva Bino doli në deklaratë për mediat dhe konfirmoi zyrtarisht se i riu vdiq nga meningiti, ndërsa janë marrë analizat për persona të tjerë të dyshuar. Sipas saj, nuk ka vend për panik sepse nuk kemi epidemi permanente.

Meningiti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçantë (meningokoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje dhembje të forta koke.

Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të vdesë. Shkaktarët e meningitit mund të jenë viruset dhe bakteret. Periudha nga infeksioni e deri tek shenjat e sëmundjes mund të jetë nga 2-10 ditë dhe ajo varet nga shkaktari i sëmundjes. Rrugët e përhapjes gjenden te uji, ushqimi, kontakti i drejtpërdrejtë me të sëmurin, insektet, ajri.

Në një lidhje telefonike në studio, mjeku infeksionist Genti Stroni u shpreh:

Kjo është një sëmundje, pezmatim ose infeksion i cipave të trurit. Kjo lloj sëmundje mund të vijë nga shkatarë të ndryshëm. Të tilla raste ne kemi patur në çdo vit, pavarësisht se këtë vit si pasojë e medias është bërë disi më i ditur si fenomen dhe praktikisht ka deri-diku një efekt negativ në njohurinë për të”.

Sipas mjekut infeksionist, jo të gjitha rastet që preken nga meningiti janë fatale sepse janë të shumta jetët që shpëtohen.

Nuk është përherë fatale, sigurisht që jo. Dhe madje të shumta janë jetët që shpëtohen edhe me këtë sëmundje. Dhe nuk mund të themi kurrë që të vemë një barazim midis kësaj sëmundjeje dhe humbjes së jetës, jo. Janë të shumta jetët që shpëtohen mbas kalimit të një meningiti”. /tvklan.al