Rikthet Mariza Ikonomi me një këngë të re, “ Dua të jetoj”.

Kudo që jemi ne gjejmë kohën për të dëgjuar pak muzikë, për tu frymëzuar apo për tu qetësuar. Ajo është një artiste me plotë kuptimin e fjalës, e sfidon veten për të nxjerrë një produkt shumë cilësor dhe shumë professionale, sepse  ne artin e saj nuk bën kompromise me komercalitetin që tregu shpesh kërkon. Tashmë pas shumë vitesh e ka shënuar emrin e saj me gërma të arta në muzikën Shqiptare. Pas një periudhe mungese në tregun muzikor, Mariza Ikonomi është rikthyer dhe ka publikuar këngën e saj më të re. ‘Dua të jetoj’ një dhuratë e bukur që ajo na ka bërë për këtë vit të ri. 

Mirela Andoni dhe dashuria e saj e madhe per gatimin.

Ajo ka studiuar për financë por duket se ky nuk ishte drejtimi që do të merrte jeta e saj. Prej shumë vitesh pjesë e televizionit ajo ka zbuluar dhe një tjetër pasion. Gatimin, dhe besoj të gjithë në Instagram keni parë një faqe shumë interesante me gatime sa të thjeshta aq dhe modern duken në fotot që ajo shpesh poston.  Kemi sot  në studio Mirela Andonin, food blogere-n që ka krijuar faqen e saj “Papare, the beauty of small things”.  

Moti/ Ulen temperaturat, priten reshje debore.

Gjatë emisionit të sotëm në Tv Klan, moderatorja Rudina Magjistari ka qenë në një lidhje live me meteorologun e Metoalb Hakil Osmani për të mësuar më shumë rreth temperaturave që do na shoqërojnë në ditët në vijim dhe sa ndikim do ketë stuhia Filomena në Shqipëri e cila ka prekur pjesën jug-perëndimore të Europës.

Sipas Hakil Osmanit temperaturat ditët në vazhdim do pësojnë një rënie dhe pritet që në mesnatën e sotme por edhe gjatë ditës së premte pothuajse i gjithë territori shqiptar do jetë i rrezikuar nga shfaqja e flokëve të borës.

Rudina Magjistari: Ku jemi me temperaturat dhe çfarë parashikohet në ditët në vijim?

Hakil Osmani: Përsa i përket vlerave termike, sot kanë shënuar vlerat deri në -5 apo -6 gradë celsius në zonat veri-lindore të territorit shqiptar ndërsa vlerat maksimale në zonat jug-perëndimore nuk kanë shënuar më shumë se 10 apo 11 gradë celsius. Ka patur një rënie me të paktën 6 gradë celsius, por pritet që deri në fundjavë të kemi një rënie më të ndjeshëm të vlerave termike duke bërë që zonat veri-lindore të territorit, pra në zonat malore te kemi  temperatura të cilat zbresin edhe në -12 apo -13 gradë celsius.

Rudina Magjistari: Gjatë ditëve ne kemi parë se çfarë ka ndodhur në Spanjë, stuhia Filomena e cila mbuloi Madritin si nuk kishte ndodhur prej shumë vitesh. Dëgjuam në lajmet e edicioneve informative që edhe Shqipëria dhe Greqia pas disa ditësh do të prekej gati nga e njëjta stuhi apo i ftohti polar. Si është e vërteta?

Hakil Osmani: Është e vërtetë stuhia Filomena e cila preku pjesën jug-perëndimore të Europës solli temperatura shumë të ulta dhe reshje të dendura dëbore, por kjo stuhi duke kaluar përmes detit Mesdhe, po ashtu dhe në Itali është dobësuar duke bërë që në vendin tonë të sjellë temperatura ekstremist të ulta ku priten vlera edhe nën -14 gradë celsius, por jo vetëm në zonat malore por edhe një rënie e ndjeshme e vlerave termike do të jetë edhe në zonat e ultësirës perëndimore, ku pritet që të kemi vlera termike negative.

Por kemi lajme të mira përsa i përket reshjeve të dëborës pasi nuk pritet të jenë reshje problematike. Pritet që në zonat veri-lindore dhe jug-lindore të kemi prezencë të reshjeve të dëborës më të dukshme, Duke qenë se kemi lagështirë të lartë të ajrit, pritet që në mesnatën e sotme por edhe gjatë ditës së premte pothuajse i gjithë territori shqiptar do jetë i rrezikuar nga shfaqja e flokëve të borës.

Në fundjavë do kemi mot të kthjellët por do kemi temperatura shumë të ulta ku pothuajse 90% e territorit shqiptar të ketë prezencën e ngricave, kryesisht këto në akset rrugore.

Rudina Magjistari: Si do të vijojë Janari?

Hakil Osmani: Pritet që stuhia Filomena të tërhiqet gjatë ditës së mërkurë duke bërë që vlerat termike të kenë një rritje graduale/tvklan.al