Vedat Ademi prezanton surprizen e veres per publikun.

Në pjesën e parë të programit do të kemi të ftuar një këngëtar shumë të pëlqyer të muzikës shqiptare. Prej më shumë se katër vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familjen e tij, por duke qenë gjithnjë aktiv në tregun muzikor me klipe dhe këngë të reja. E patëm vetëm pak kohë më parë në një lidhje skype në të cilën na tregoi rreth këngës që publikoi dhe gjithashtu rreth planeve dhe jetës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por sot këngëtarin  Vedat Ademi do ta kemi në studio për të na treguar më gjatë rreth eksperiencës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, klipit më të ri që ka publikuar si dhe për plot të reja të tjera që do të na I rrëfejë pas pak, e presim në studio.. 

Horoskopi i veres – Ja keshillat e Meri Shehut per çdo shenje.

Në pjesën e dytë do të kemi një mikeshë e programit, e cila vjen çdo fillim muaj për të na treguar më tepër rreth shenjave të horoskopit si dhe klasifikimit të saj ekskluziv, që bën për to çdo muaj. Mirëpo këtë herë ajo do të vijë për të na dhënë disa këshilla lidhur me këtë verë për secilën nga shenje te horoskopit, presim menjëherë në studio astrologen Meri Shehu. 

“Yje ne Lekurs”/ Nje spektakel pop-klasik ne kala.

Në pjesën e tretë të emisionit do të ndalemi tek një spektakël që pritet të zhvillohet në kalanë e Lëkursit në Sarandë, një spektakël me muzikë ku do të ngjitet në skenë emrat më të mirë të muzikës duke ndërthurrur së bashku zhanre të ndryshme muzikore. “Yje në Lëkurs” është spektakli që do të zhvillohet më 17 Korrik në orën 20:00, për t’u transmetuar më pas në televizionin Klan Plus mbrëmjen e 24 Korrikut.