Rudina – Emisioni 14 Korrik 2020


Rudina – Emisioni 14 Korrik 2020

18:30 14/07/2020

Mjeku infeksionist Pellumb Pipero flet per situaten e covid-19 ne vend!

Në pjesën e parë të këtij emisioni do të kemi të ftuar një nga personazhet më të lakuar të kësaj kohe të vështirë që po kalojmë. Ai ka qenë shpesh i pranishëm në studio televizive për t’iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve që sidomos në fillesat e pandemisë ishin të shumta. Këtë herë doktori më i njohur I momentit, Pëllumb Pipero do të vij i ftuar në studion tonë në një profil tjetër, atë të jetës së tij personale, karrierës, familjes..

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka lindur në Skrapar. Në vitin 1964 është transferuar në Vorë ku ka kryer arsimin 8-vjeçar dhe të mesëm. Ai ka nisur të punojë që moshë të vogël (në klasën e 4 fillore) për të ndihmuar familjen dhe pas përfundimit të arsimit 8-vjeçar ka punuar në fabrikën e tullave në Vorë, jo vetëm gjatë verës, por për disa vjet si punëtor i rregullt turni i tretë, natën. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, me mesatare mbi 9,8 në vitin 1983. Nga Qershori I vitit 2005 deri ne gusht të vitit 2009 ka qenë zëvendës drejtor I Institutit të Shëndetit Publik, Lektor në fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, gjithashtu ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Politikave Shëndetësore dhe Planifikimit në ministrinë e shëndetësisë. 

Ai është I martuar prej vitesh me bashkëshorten e tij Mimoza dhe janë prindër të dy fëmijëve  vajzës  Genarda dhe djalit Marios. Bashkëshortja, Mimoza ka studiuar farmaci dhe drejtësi, administron një biznes privat të familjes. Vajza ka studiuar për shkenca ekonomike, në Universitetin Boçoni në Milano dhe ka krijuar atje  familjen e saj në Itali së bashku me bashkëshortin Italian.  Ajo ka dy fëmijë Milën (mbesa e Piperos dhe pika e tij e dobët) dhe djalin Enean.

 Hobiet dhe pasionet e doktor Piperos përfshijnë sportin, futbollin kryesisht. Prej 20 vitesh  vrapon çdo ditë 8-10 km.

*Mendonte se mund të studionte shkenca politike për t’u bërë ‘filozof’

“Fama qe me hengri koken”-Pipero tregon per flete-lavderimet, qe krijuan zili

“Çdo dite bej 8-9 km vrap” Mjeku Pipero flet per pasion per sportin!




Të ngjashme