Klaudja Duro – Artiste ne Cirk

Alfred Marku – Shef Kuzhine “Rapsodia”

Nadia Pëllumbi – Qëndistare

Një nga simbolikat e Ditës së Verës është edhe vendosja e veroreve. Nadia Pëllumbi është pikërisht ajo që ka përgatitur çdo vit veroret për programin “Rudina” në Tv Klan.

Ajo është tashmë një personazh i njohur sepse e shohim çdo ditë në emisionin “Sfida a gatimit”, por sot ishte e ftuar në emisionin “Rudina” nga ku tregoi se si të realizojmë vetë veroret në shtëpi.

“Për të realizuar veroret duhet të përdridhen në një drejtim të dyja fijet, e bardha dhe e kuqja dhe më pas dy dyja bashkë nga ana e kundërt. Më pas i presim dhe i lidhim nyje nga të dyja anët që të mos prishen. Ngjyra e bardhë tek veroret përfaqëson bardhësinë e shpirtit dhe e kuqja gjakun. Verorja është shumë e bukur të ngre adrenalinën, të jep energji të mirë. Dallëndyshet vijnë përpara Prillit, por duhet të shkojmë në natyrë dhe ti vendosim që ato ti marrin”, tha Nadia.