Moderatorja Bora Zemani tregon ditët e saj në izolim!

Bora Zemani prej dy sezone moderon programin “3shat” në Tring sëbashku me dy vëllezërit Donaldin dhe Romeo Veshaj. Bora ka një djalë 5 vjecar me DJ Vin Velin që quhet Arbor. Bora këto ditë në karantinë ka realizuar video të ndryshme me programin Tik Tok. Me djalin, Arborin por edhe nje video shume funny me babain e saj. Gjithashtu ka video ku dallon garderoba e saj e madhe.

Dalina Buzi flet per sezonin e ri “Si n’jete”!

Tani është momenti për të ftuar një personazh shumë të dashur për ne, në fakt është një mikesh e programit tonë. Prej tre vitesh ajo ka marrë një nismë shumë të bukur sic është realizimi i serialve online që mund të themi që kanë rezultuar me shumë sukses. Në fillimi të muajit mars u publikua në kanalin e youtube seriali i Hostel By Anabel 3 që quhet “Si n’jetë”. Për të mësuar më gjatë rreth këtij seriali ne do të kemi në studio ideatoren e këtij seriali, pikërsht Dalina Buzin.

Nje recete e embel biskotash nga Zonja Tefta!

Në këtë pjesë të dytë të programit do të lidhem me një zonjen shumë të dashur për të gjithe ne, ajo është  Tefta Pajenga për të na treguar sot një recetë embëlsire shumë të thjeshtë. Si mund ta përgatisim biskota me krem dhe arra në shtëpi. lidhemi menjëherë me të.