Rrefimi ekskluziv i Feros per statusin e ri si baba: “Me duket enderr”.

Studioja e emisionit “Rudina” në “Tv Klan” kishte të ftuar sot reperin e suksesshëm nga Kosova, Feronit Shabani ose i njohur me emrin artistik, Fero. Reperi erdhi për të folur për të gjitha të rejat e jetës së tij, muzikën dhe mbi të gjitha, risinë e jetës së tij personale, martesën dhe lindjen e vajzës.

Ai nuk hezitoi të zbulonte detaje dhe kujtime nga fëmijëria e tij. I lindur në Gjermani dhe më pas i shpërngulur në Kosovë prej moshës 5-vjeçare, Fero thotë se në familje nuk ka patur asnjë muzikant, por muzika ka qenë gjithnjë dashuria e tij e madhe. Dëgjonte muzikë në moshë fare të vogël që ta zinte gjumi dhe ka dëgjuar gjithmonë muzikë të mirë.

Në rrymën që lëvron Fero, hip hop, artisti shprehet se frymëzimi nuk i dihet kurrë kur të vjen pasi nevojitet të jesh tërësisht i qetë, më pas frymëzimi mund të të vijë krejt papritur e pa kujtuar.

Rudina Magjistari: Ty mjaftonte të të vinin kufje në vesh dhe muzikë?

Fero: Po, kam dëgjuar muzikë që prej fëmijërisë. Atëherë normale që nuk e dija muzikën dhe çfarë ishte ajo, por është diçka që lind. Dikush lind për të qenë i aftë për futboll e dikush për muzikë, unë besoj që kam lindur për muzikën.

Rudina Magjistari: Po, duket, kjo është prova, testi i kaluar që në fëmijëri, mjaftonte të të vinin kufjet, me fakte dhe të zinte gjumi.

Fero: Po, me fakte.

Rudina Magjistari: Po, në fakt, kjo lidhja me muzikën mendon që është e trashëguar nga dikush në familje?

Fero: Nuk e kam të trashëguar edhe pse familja ime ka dëgjuar gjithmonë muzikë të mirë, që prej fëmijërisë babai im dëgjonte muzikë ndërkombëtare që ishte trend dhe jam rritur në frymën e saj, por nuk kam patur dikë në familje që të ketë qenë këngëtar.

Rudina Magjistari: Ti vetë e ke pasur dhe ata e kanë ushqyer?

Fero: Po, më kanë ushqyer me muzikë.

Rudina Magjistari: Mendoj se të kanë ushqyer me muzikë të mirë, meqë ata dëgjonin vetë dhe të kanë mësuar edhe ty me një cilësi që e ke shndërruar tashmë në pjesë të jetës tënde. Të ka pëlqyer repi, kur e zgjodhe hip hopin që të ishe një këngëtar reper?

Fero: Babi dëgjonte hip hop, kjo është arsyeja. Unë vij prej qytetit ku gjithmonë është jetuar muzika e hip hopit, e kanë traditë, çdo i dytë, njëri në qytetin tim, Gjilan, ne i themi Gilan, pr atje dëgjojnë muzikën hip hop. Kur kam ardhur prej Gjermanisë dhe kam shkuar në Gilan, jam ambientuar me të gjithë se të gjithë dëgjonin hip hop. Domethënë, kjo është arsyeja, prej fillimit jam marrë me këtë rrymë, nuk kam dëgjuar rrymë tjetër e më pas të kem nisur hip hop. Shumica i ndërrojnë.

Rudina Magjistari: Hip hopi ka edhe këtë të veçantë që teksti zë një pjesë shumë të rëndësishme dhe ti ndërkohë ke shkruar plot tekste të këngëve të tua, apo jo?

Fero: Po, kam shkruar plot tekste si për veten, si për shumicën e artistëve meshkuj e femra në estradën tonë shqiptare. Unë për vete, në shumicën e rasteve, ose më mirë, në të gjitha, e kam bërë me qejf dhe dëshirë se e dua këtë punë ngaqë e dua me gjithë shpirt, kam kaluar kohë të mira duke punuar.

Rudina Magjistari: Ku frymëzohesh ti, si e gjen frymëzimin, kur je vetëm, në një udhëtim apo del në mes të natyrës, rri vetëm në dhomë, kur janë ato momentet e tua kur ti ndihesh mirë, ndihesh në formë, i frymëzuar për të shkruar?

Fero: Për të krijuar diçka të mirë, duhet të qetësohem njëherë. Më pas kur qetësohem, as vetë nuk e di kur mund të më vijë frymëzimi për të bërë muzikë apo një vijë melodike, tekst. Më vjen frymëzimi, kam qejf të bëj vija melodike. Pasi bëj vijën melodike, në një moment tjetër, p.sh pas 3-4 ditësh, më vjen inspirimi të shkruaj një tekst. Unë mund ta bëj edhe tani një tekst, por nëse nuk jam në qejf, nuk e punoj.

Rudina Magjistari: Ke nevojë patjetër për atmosferën.

Fero: Saktë, kam nevojë për atmosferën dhe ajo nuk dihet kur vjen. E di kur e sheh një pamje të mirë që qëndron vetëm tre sekonda? Ashtu është edhe të krijosh. /tvklan.al

Billa feston show room-et e reja ne Jug te vendit.

Në këtë pjesë të tretë do të flasim për një nga markat më të mira të pllakave, parketeve, hidrosanitareve dhe mobiljeve  jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan. Bëhet fjalë për kompaninë “Billa” e cila cdo ditë e më shumë po zgjeron rrjetin e dyqaneve të saj. Së fundmi ka hapur filjalin më të ri në Gjirokatër.  Për të na folur më gjerësisht kemi në studio Geni Ramaj Drejtor i Departamentit Franchise Billa.