RUDINA – EMISIONI 14 SHKURT 2019! – TV KLAN

RUDINA – EMISIONI 14 SHKURT 2019!

Emision: 14.02.2019

Të ftuar:

Olesia Leço – Eksperte e Bon Ton
Erion Sejdiaj – Sipermarres

14 Shkurti është një ditë e veçantë që simbolizon dashurinë. Dhe pikërisht në kuadër të kësaj dite, në emisionin “Rudina” në Tv Klan ishin të ftuar Olesia Leço, eksperte e Bon Ton dhe sipërmarrësi Erion Sejdiaj për të rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.

Olesia dhe Erioni janë njohur 15 vite më parë në një festë me miq të përbashkët, festë që do të ishte starti i një historie që do të zgjaste përgjithmonë. Gjatë emisionit, çifti rrëfeu të gjitha etapat e marrëdhënies së tyre, ndërkohë që shtuan se respekti mbanë gjatë një lidhje.

“Në fillimet tona kam patur shumë më tepër flokë dhe shumë më pak kile. Ne jemi takuar bashkë rastësisht në një festë me miq të përbashkët, bëmë një bisedë të shkurtër. Në atë kohë unë kisha pak vite që isha kthyer në Shqipëri. Unë e kam të fotografuar në memorie çastin e parë kur e pashë, më bëri shumë përshtypje Olesia për sjelljen e saj. Që atëherë e kishte elegancën e lindur dhe kjo gjë ndikoi edhe më pas në marrëdhënien tonë. Ka patur një propozim klasik mes nesh. Doja të bëja diçka speciale për të. Ne udhëtonim shpesh në Itali për arsye pune dhe në një nga këto udhëtime mendova t’i bëja një surprizë. Mendova një mbrëmje speciale në një kështjellë mesjetare afër Venecias, aty gjeta momentin e duhur. Olesia u emocionua sepse gjithçka ishte surprizë, nuk dinte asgjë për atë që unë kisha planifikuar. Më pas i propozova për martesë. Një vit pas martese erdhi në jetë djali jonë, ishte një emocion shumë i madh për ne. Mbaj mend që dridhesha nga emocionet, nuk i kontrolloja dot. Aty kuptuam përgjegjësinë e madhe që do të kishim për një person tjetër”, tregoi Erioni.

“Në kohën kur jemi njohur unë jetoja në Durrës. Pas takimit me Erionin në festën me miq të përbashkët kemi qëndruar pa u takuar rreth 3 muaj. Në festë Erioni ishte i vetmi person që takova dhe mu duk interesant në mënyrën e sjelljes. E vlerësova shumë. Më pas filluam të frekuentoheshim dhe kuptuam që kishim shumë të përbashkëta në mënyrën se si i shikonim gjërat. Por kemi qenë shumë të rinj, unë kam qenë 22 dhe Erioni 25 vjeç. Marrëdhënia jonë ka qenë shumë intensive dhe pas një viti lidhje nisëm bashkëjetesën. Puthja e parë ka ndodhur në takimin e parë, ishte një puthje përshëndetëse që vendosi një start të një historie që do të vinte më pas dhe do të zgjaste përgjithmonë. Bashkëjetesa në fillim nuk ishte e lehtë, secili nga ne ishte i përkëdhelur në shtëpinë e tij, ishim mësuar të na i bënin gjërat gati. Në fillim unë s’dija të përdorja as lavatriçen. Por kishim dëshirën e madhe për të qëndruar bashkë. Bashkëjetesa zgjati 6 vjet. Më pas erdhi dasma. Ka qenë një festë dhe jo një dasmë tradicionale. Kemi patur rreth 100 miq të përbashkët dhe familjet tona. Edhe muzika ishte e përzgjedhur nga ne”, tregoi Olesia.

Artan Shabani – Artist

Pranë Rezidencës Italiane në Tiranë është çelur ekspozita “Përjetësia Femërore”, e cila ka bërë bashkë 36 artistë të brezave të ndryshëm. Në këtë ekspozitë gruaja, paraqitet me rolet e saj në shoqëri dhe me domethëniet simbolike.

Për të na folur rreth veçantisë së kësaj ekspozite, ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan artisti dhe kuratori i kësaj ekspozite Artan Shabani.

“Janë 36 artistë që marrin pjesë. Ekspozita është pjesë e projektit që Ambasada Italiane në Tiranë po ndërmerr për të promovuar barazinë gjinore dhe luftën kundër të gjitha formave të diskriminimit e dhunës ndaj grave. Në këtë ekspozitë paraqitet trajtimi i femrës me gjuhën e pikturës në teknika të ndryshme ndër vite. Ekspozita është çelur më 4 Shkurt dhe do të qëndrojë e hapur deri më 30 Prill 2019. Të gjitha veprat e ekspozuara në rezidencën italiane janë pjesë e koleksioneve të trashëgimisë familjare, nuk gjenden nëpër muze”, tha Shabani.

Aida Baro – Kryeredaktorja e botimeve Pegi

Kategori
Rudina
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione