Rudina – Emisioni 15 Dhjetor 2020



Rudina – Emisioni 15 Dhjetor 2020

20:08 15/12/2020

Rikthehet Anxhelina Hadergjonaj: Synimi im, tregu nderkombetar.

Vajza e Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re “Precious” dhe mesa duket është pritur mjaft mirë nga publiku. Ajo ka qenë në një lidhje Skype me emisionin e Rudina Magjistarit e cila foli më gjatë për jetën e saj profesionale dhe personale. Gjatë intervistës, Anxhelina ka treguar se çfarë i pëlqen më shumë në trupin e saj dhe cili është ushqimi i preferuar sushi apo flija.

Rudina Magjistari: Cila pjesë e trupit të pëlqen më shumë dhe çfarë do doje të ndryshoje në trupin tënd?

Anxhelina Hadërgjonaj: Ka pasur një periudhë që doja të ndryshoja shumë gjëra në trupin tim sepse shikoja në Instagram modele dhe ke qejf të dukesh, po me kalimin e kohës e kupton se s’ka gjë më të mirë sesa origjinaliteti, kështu që asgjë.

Rudina Magjistari: Cila pjesë e trupit të pëlqen më tepër?

Anxhelina Hadërgjonaj: Pjesa e stomakut sepse duket si i palestruar.

Rudina Magjistari: Kë do zgjidhje mes flisë apo sushi?

Anxhelina Magjistari: Do doja të thoja shumë fli sepse më pëlqen shumë, por susi është diçka që unë mund të jetoj gjithë jetën duke ngrënë sushi.

Rudina Magjistari: Çfarë i ke kërkuar babagjyshit për Vitin e Ri?

Anxhelina Hadërgjonaj: Sukses në karrierë dhe njerëzit e zemrës të jenë të shëndetshëm dhe mirë. /tvklan.al

Jurgen Pecnikaj, djali nga Tropoja qe sjell hitet boterore me çifteli.

Do të kemi të ftuar sot një instrumentist të ri që me pasionin e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë artistëve botërorë. Jurgen Pecnikaj e ka trashëguar talentin nga familja dhe po bën që me anë të remixeve që krijon të jetë shumë i pëlqyer nga publiku dhe nga këngëtarë jo vetëm shqipëtarë. Ai ka bërë xhiron e rrjeteve sociale të shumë VIP-ave botërore, ne sot e kemi për herë të parë në studio, Jurgen Pecnikaj 

Megatek/”Shkruaji Babagjyshit online”.

Në këtë pjesë të tretë do të zhvillojmë quiz-in telefonik. Nga hera e kaluar, shuma është              100 000 lekë. Nese arrini te gjeni sa arra ka në kuti do ti fitoni, nëse jo, shumës do t`I shtohet pas cdo telefonate 5000 lekë deri sa të kemi fituesin…

Kemi dhënë dy ndihma: numri është me 3 shifra dhe fillon me 5.. 

PYETJET/ Kush jeni dhe nga na telefononi?

Si jeni me shëndet, se kjo është edhe pyetja kryesore tani në këtë situate pandemie, me covidin si i keni pasur punët?

Vazhdojme me quizin, sa arra ka në kuti?







Të ngjashme