Të ftuar:

Fjodora Fjora – Gazetare

Ajo është një nga gazetaret më të njohura në vend që ka ditur gjithmonë të jetë në fokus të mediave, jo vetëm për shkak të angazhimit profesional, por edhe jetës personale.

Prej 5 vitesh ajo është nëna e një djali, Alteos, i cili i ka zbukuruar edhe më shumë ditët e Fjodora Fjorës.

E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan ajo rrëfeu më tepër për marrëdhënien me djalin dhe vështirësitë e prindërimit.

“Vitet kanë kaluar shumë shpejt. Ai tani është rritur i artikulon bukur fjalët dhe diskuton. Ende është në kopësht sepse unë kisha dëshirë që ai të jetonte fëmijërinë sepse shkolla aty është. Alteo është inteligjent dhe unë kam menduar ta çoj 6 vjeç në parashkollor, ishte një vendim aty për aty. Kam dëshirë që kur të shkojë në shkollë të ndihet më i përgatitur. Më duket sikur ende ka nevojë të luaj, e shoh shumë të lodruar. Ai di të lexojë që tani, por ende mësojnë duke luajtur, gjë që i jep më shumë mundësi të jetë edhe më i qetë. Do të vijë edhe shkolla dhe orët e gjata të mësimit, ta shijojë edhe pak fëmijërinë.

Tani që kanë kaluar 5 vite do ta përshkruaja prindërimin mes të qenit i rreptë dhe asaj dobësisë që ke përpara fëmijës. Është një fill shumë i hollë që në ditët e sotme ndanë edukatën me tekat. Në këto 5 vite i kam besuar instiktit tim, diku duke qenë më e rreptë, e diku më tolerante, por e gjitha rrethohet me dashuri që më pas i fshin të gjitha”, tha Fjora.

Selatin Paplekaj – Elekticist ne fshatin Lekbibaj, Tropoje

Të gjithë e kujtojnë filmin shqiptar “Rrugë të bardha”, ku personazhi i filmit Deda, sfidonte të ftohtin, acarin e dëborën, për të rregulluar defektet elektrike.

Selatin Paplekaj po ashtu është “Dedë i kohëve moderne”. Ai sfidon të ftohtin për të rregulluar problemet që ndodhin në shtyllat që përçojnë energjinë elektrike në fshatin Lekbibaj në Tropojë. Historia e tij u përhap shpejt në rrjetet sociale, ndërkohë sot ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të rrëfyer më tepër rreth vështirësive që has gjatë punës së tij si elektriçist.

“Në bregun e lumit është pika më e ulët e nivelit të dëborës që arrin rreth 70 cm, por më lart arrin edhe 1 metër apo 1 metër e gjysmë. Unë prej 3 vitesh jam vetëm në këtë punë, tani më kanë sjellë edhe një ndihmës. Ne atje përgatitemi gjatë gjithë verës për dimrin sepse e dimë që bën shumë dimër.

Unë jam mësuar tashmë me atë punë dhe nuk është shumë e vështirë të ngjitem në shtyllë me këmbalecë. Kur rregullohen defektet banorët më marrin në telefon dhe më njoftojnë se kanë ardhur dritat. Puna atje është shumë e vështirë sepse linjat janë shumë të gjata, me makinë nuk lëvizet, gjithçka duhet ta mbaj në krahë. Këtë profesion e zgjodha sepse në atë zonë mbeteshim shpesh pa drita. Vetë banorët i riparonin defektet. Ngaqë kisha njohuri në këtë punë thashë po studioj që t’i shërbej këtij komuniteti. Unë erdha në Ministri vetë dhe kërkova punë. Bëra vetëm një kurs, nuk kam bërë shkollë për elektriçist. Gabimet në këtë profesion nuk falen. Duhet të merren masat pa kryer asnjë veprim, ndryshe je i pasigurt”, tha Paplekaj.

Odeta Banushaj – Blogere