Të  ftuar:

Ilda Bejleri – Moderatore sportive

Ajo është një gazetare sportive shumë e komentuar, e cila gjithmonë tërheq vëmendjen e medias. Bëhet fjalë për një moderatore dhe gazetare të suksesshme, ku prej vitesh tashmë drejton programe sporti.

Ilda Bejleri, ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të rrëfyer fëmijërinë e saj. Gjatë emisionit, Bejleri kujtoi ngjarjet e fëmijërisë, të cilën e përshkruan si periudhën më të bukur dhe tregoi se ka qenë fëmijë i gjallë dhe i dashur.

“Fëmijërinë time do ta konsideroja shumë të bukur. Kemi jetuar për më shumë se 20 vite me gjyshin dhe gjyshen në një lagje shumë të mirë, tek “Vorri Bomit”. Vitet më të bukura të jetës time i kam kaluar aty. Unë kam lindur në ‘87-ën dhe më ka kapur edhe periudha e tranzicionit. Mbaj mend që njerëzit kishin akoma shtëpitë private dhe ne pothuajse jetonim me njëri-tjetrin. Shkonim në çdo aktivitet. Mbaj mend që kam qenë fëmijë i gjallë, e dashur dhe e lumtur. Mbaj mend që gjyshja ime më tregonte të gjithë historitë e fisit, në vend të përrallave dhe unë gjithë fisin njihja dhe dija përmendësh historinë. Madje sot e kësaj ditë kur takoj nipër ose mbesa të nënës që janë më të mëdhenj se unë, vë re që njoh më mirë historitë e fisit se sa ata. Kur ne ishim të vegjël, prindërit e mi si gjithë shqiptarët lanë Shqipërinë për të emigruar drejt Greqisë. Gjuha e parë e huaj që unë kam mësuar ka qenë greqishtja. Kanë qenë momente edhe të bukura, por edhe të vështira sepse babai im la zyrën, ku ishte inxhinier ndërtimi për të emigruar. Megjithatë kanë qenë momente që shënojnë jetë e dikujt. Unë të gjithë njerëzit që kanë qëndruar pranë meje dhe më kanë mbështetur në fillimet e mia i mbaj vërtetë në zemër dhe iu jam shumë mirënjohëse”, tregoi Bejleri.

Marrëdhënia nënë e bijë është komplekse po aq sa edhe speciale. E pikërisht për ketë marrëdhënie foli sot ndër të tjera në emisionin “Rudina” në Tv Klan moderatorja Ilda Bejleri. Ajo tha se nëna e saj është kritikja më e madhe që ka, por në të njëjtën kohë njeriu më special. Gjatë emisionit moderatorja mori edhe një mesazh surprizë nga nëna e saj, Lola Bejleri.

“S’ta priste mendja që do isha unë në video ë? Ilda ka qenë një fëmijë rebel, ka pasur personalitet të fortë dhe ambicioz. Por edhe unë nuk kam qenë nga ato nëna që i lavdërojnë fëmijët dhe i tolerojnë. Kjo ka bërë që ne të dyja të duhemi shumë dhe të tolerojmë shumë. Kjo ka bërë gjithashtu që Ilda të jetë kërkuese ndaj vetes dhe profesionit. Edhe pse është bërë e njohur, Ilda e di që kritikja numër 1 e saj jam unë sepse gjithmonë kam dashur që fëmijët e mi të jenë me këmbë në tokë dhe realistë. Po t’i thoni Ildës që i kemi bërë mamit një video ajo do të thotë:” O bo bo, kushedi për çfarë më ka kritikuar mami”. Dua t’i them Ildës që mami e do shumë, është vajza e ëndrrave të mia dhe mami e ka shpirt”, tha Lola Bejleri në video-mesazh.

Ndërkohë që dëgjonte fjalët e së ëmës, moderatorja u emocionua dhe nuk i mbajti lotët.

“Është hera e parë që mami del në televizor. Ajo është gjithnjë pas kamerave dhe është kritike e madhe. Gjithmonë e kam konsideruar një njeri special. Më ka mbështetur gjithmonë. Na ka shtyrë të bëjmë diçka në jetën tonë dhe gjërat që dëshironim ne në fund të fundit. Kur kam qenë e vogël kam qenë me idenë se dobësia e mamit është vëllai, por kur Bledi u largua nisa t’i shoh gjërat ndryshe, vajzat janë dashuri për mamin. Jam shumë e surprizuar nga fjalët e saj”, tha Ilda Bejleri.

Dario Doka – Makeup Artist

Jemi mësuar që në industrinë e make up-it të udhëhiqemi nga vajzat dhe gratë e njohura, por harrojmë se më kreativët janë meshkujt. Artistët e make up-it nëpër botë janë meshkuj dhe po bëjnë çudira.

Po ky trend është përqafuar dhe nga shqiptarët. Një ndër ta është dhe 22-vjeçari nga Tirana, Dario Doka, ku pasionin e tij për make up-in dëshiron ta kthejë në profesion. Ai ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku tregoi se ka pasur pasion pikturën dhe këtë pasion e ka kthyer në grim, të cilin prej një viti e aplikon në fytyrën e tij.

“Unë kam dorë për pikturë dhe pikturën e ktheva në grim. Bëra prova nëpër duar dhe njerëzit kanë qenë ata që më kanë shtyrë. Fillova të shoh video të ndryshme dhe jam në këtë nivel që jam tani. U bë gati një vit që bëj grim në fytyrën time. Realizimi i një make up-i profesional merr rreth 2 orë kohë. Është hera e parë që dal i grimuar, nuk është se kam turp ta bëj, por nuk është në tipin tim. Unë e bëj këtë vetëm për punë, nuk më pëlqen të jem me grim gjatë ditës”, tha Dario Doka.

Isida Mollaymeri – Organzatore te panairit “Beauty Fair Albania”

Eraldo Rexho – Organzator te panairit “Beauty Fair Albania”

Sara Fani – Organzatore te panairit “Beauty Fair Albania”